Nga Vettingu në tryezën e shqiptarëve, si “helmoi” Olsi Komici popullin duke fshehur emrat e oligarkëve që e ushqyen me salmonelë

Fëmijët po rriten në një vend ku ushqimi nuk kontrollohet, por kontraktohet. Ku mbrojtja e shëndetit nuk është prioritet shtetëror. Dhe ku përgjegjësit janë gjithmonë “duke u hetuar”, por asnjëherë në burg. Në Shqipëri nuk ka më kontroll ushqimor; ka licenca për vrasje të heshtura, të firmosura nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit AKU është shtëpia e dytë e drejtuesve militantë: “mbyll sytë ose mbyll dosjen”.

Rasti i parë përfshinte 4.500 Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), i ngarkuar me garantimin e sigurisë ushqimore, ka bllokuar mijëra kilogramë mish dhe nënprodukte të infektuara me salmonelë, por nuk ka informuar konsumatorët për rreziqet. Këtu bëhet fjalë edhe për fshehjen e emrave të kompanive të oligarkëve që i ushqyen me salmonelë popullin pa e informuar.

Një ndarje pazaresh prej vitesh mes drejtuesve të këtij instiucione, derisa në vend që të zgjidhej një individ që ja di punës së sigurisë ushqimore, stafetën mbi jetën e shqiptarëve e mori Olsi Komici në bashkëpunim me oligarkët e produkteve ushqimore.

NOA

Komici duket se u shpërblye për atë që flitet si shkarkimet selektive dhe nepotike të gjyqtarëve dhe përfundoi drejtor i AKU, institucion për të kontrolluar mbi 3 miliardë euro, ushqime, produkte ushqimore , lëndë të parë, alkool, duhan, dhe gjithçka të luksit. S’ka rëndësi është me shkollim: Ushtarak, juridik, veteriner apo inxhinier. Këtë radhë këtë pozicion e mori Olsi Komici i “ushtari mirë” i Vettingut, të partisë.

Gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, AKU ka konstatuar tre ngarkesa produktesh me salmonelë që kanë dalë në treg,

kg fileto derri të ngrirë, e cila fatmirësisht ishte ende në magazina dhe nuk kishte arritur te konsumatori. Subjekti u gjobit me 300 mijë lekë dhe iu urdhërua asgjësimi i të gjithë sasive problematike.Në një tjetër rast, u bllokuan 1.650 kg qofte zgare dhe 3.2 kg mish i grirë, gjithashtu të urdhëruar për asgjësim. Subjekti u gjobit me 100 mijë lekë për shkelje të kërkesave të gjurmueshmërisë. Deri më tani, AKU nuk ka bërë të ditur emrat e kompanive përkatëse, duke argumentuar se procedurat dhe ankimet janë ende në proces.