80 Milionë Lekë i është akorduar nga qeveria ish-zv/ministres së Shëndetësisë Mira Rakacollit për t’u kuruar jashtë vendit. Çeku i dytë me 50 Milion Lekë iu dha ditën që e liruan nga posti që mbante.Pse një nga figurat më të larta të shëndetësisë shqiptare nuk i beson sistemit që vetë ka drejtuar dhe mbrojtur publikisht Spitalin që qeveria e promovon si model, shërben vetëm për të varfrit, ndërsa të pushtetshmit zgjedhin klinikat private jashtë Shqipërisë të financuara nga paratë e popullit.
Auditimi konfirmon me fakte dhe dokumente: sistemi shëndetësor shqiptar jo vetëm që nuk garanton trajtim dinjitoz për pacientët me tumor, por i ekspozon ata ndaj riskut të vdekjes, ndërsa importuesit farmaceutikë dhe institucionet përgjegjëse vijojnë të funksionojnë me papërgjegjshmëri dhe abuzim.
80 Milionë Lekë i është akorduar nga qeveria ish-zv/ministres së Shëndetësisë Mira Rakacollit për t’u kuruar jashtë vendit. Çeku i dytë me 50 Milion Lekë iu dha ditën që e liruan nga posti që mbante.Pse një nga figurat më të larta të shëndetësisë shqiptare nuk i beson sistemit që vetë ka drejtuar dhe mbrojtur publikisht?
Ish-zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka zgjedhur trajtimin onkologjik jashtë vendit, një fakt që ngre pikëpyetje të mëdha mbi besueshmërinë dhe cilësinë e shërbimit në spitalin Onkologjik të Tiranës.
Qeveria shqiptare, disa vite më parë, miratoi një fond prej 30 milionë lekësh për mjekimin e saj jashtë vendit, duke pranuar de facto se Onkologjiku nuk ofron standardet e nevojshme për trajtime të tilla. Ky vendim ekspozon kontradiktën e madhe mes propagandës politike dhe realitetit të hidhur të pacientëve shqiptarë.
Për qytetarët e zakonshëm skenari është krejt tjetër. Ata nuk kanë miliona lekë në dispozicion, nuk kanë vendime qeverie që mbulojnë kostot e trajtimit dhe shpesh mbeten peng i mungesës së medikamenteve dhe terapive bazike. Pyetja që lind është e thjeshtë:
Nëse Onkologjiku është me “protokolle ndërkombëtare” dhe “standarde europiane”, pse përfaqësuesit e qeverisë nuk kurohen aty?
A vlen më pak jeta e qindra pacientëve shqiptarë që presin me shpresë në korridoret e Onkologjisë?Ky rast e zhvesh propagandën shëndetësore dhe nxjerr në pah një realitet të dhimbshëm: spitali që qeveria e promovon si model, shërben vetëm për të varfrit, ndërsa të pushtetshmit zgjedhin klinikat private jashtë Shqipërisë të financuara nga paratë e popullit.
Auditimi :
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar një raport alarmant mbi menaxhimin e barnave onkologjike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe në strukturat e tjera përgjegjëse, ku pasqyrohen shkelje të rënda ligjore, vonesa të pajustifikuara dhe mungesë kontrolli që kanë vënë seriozisht në rrezik trajtimin e pacientëve.Nga auditimi rezulton se për periudhën 2021-2025, dhjetëra barna antitumorale janë munguar në spital, shpesh për javë të tëra, ndërkohë që stoqet në sistemet elektronike dilnin të manipuluara ose të pavërteta. Në disa raste u evidentua mbajtja e barnave të skaduara në inventar, ndërsa në të tjera u gjetën receta të dublikuara dhe përdorime jashtë çdo protokolli, duke shtuar dyshimet për abuzime të qëllimshme. Raporti flet për rreth 49 raste ku mungesat nuk kishin asnjë justifikim ligjor, por penalitetet ndaj operatorëve farmaceutikë janë aplikuar vetëm në dy raste KLSH ngre alarmin se 46% e barnave të autorizuara për tregtim në Shqipëri nuk janë importuar asnjëherë gjatë periudhës së auditimit, ndërsa për barna jetike si Actinomycin D, përdorur në trajtimin e tumoreve pediatrike, nuk ka as kontratë e as furnizim, duke lënë qindra pacientë në mëshirë të fatit. Edhe kontratat trepalëshe mes FSDKSH-së, QSUNT-it dhe importuesve farmaceutikë rezultojnë të shoqëruara me vonesa, mungesë dokumentacioni dhe moszbatim të penaliteteve.Ky raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit e konfirmon me fakte dhe dokumente: sistemi shëndetësor shqiptar jo vetëm që nuk garanton trajtim dinjitoz për pacientët me kancer, por i ekspozon ata ndaj riskut të vdekjes, ndërsa importuesit farmaceutikë dhe institucionet përgjegjëse vijojnë të funksionojnë me papërgjegjshmëri dhe abuzim.






















