Albanian Institute of Internal Auditors (AIIA), organizoi më 19 shtator trajnimin: “Auditimi i Brendshëm Modern dhe Efektiv”.
Ky trajnim u fokusua në:
• rolin strategjik të audituesit të brendshëm në politikat dhe menaxhimin e riskut.
• zhvillimin e ekipeve me ndikim të lartë brenda departamentit.
• ndërtimin e marrëdhënieve strategjike me menaxhmentin, Komitetin e Auditimit dhe Bordet Drejtuese.
• forcimin e besimit dhe bashkëpunimit me Bankën e Shqipërisë dhe rregullatorët e tjerë.
Në trajnim morën pjesë auditues të brendshëm nga sektori bankar.





















