Shpërthimi i rafinerisë së Ballshit, ish-Drejtori: Incidenti mund të ishte shmangur

563
Sigal

Incidenti në rafinerinë e Ballshit mund të ishte evituar. Me këto fjalë e analizon shpërthimin e 10 nëntorit ish-Drejtori i kësaj ndërmarrje në vitet ‘96-‘97, Arian Nikaj, inxhinier elektrik në profesion, Nikaj thotë së çdo proçes në ndërmarrje është i dublikuar, ndaj mungesa e njerëzve të kualifikuar është një tjetër dobësi.

Incidenti në rafinerine e Ballshit mund të ishte shmangur.

Arian Nikaj: Nuk besoj se është një ngjarje që nuk mund të evitohej, flitet për një valvul që nuk funksionoi, por e vërteta është se ajo është një uzinë me parametra logjikë.Çdo mosfunksioniom i diçkaje pasohet nga një mosfunksionim i diçkaje tjetër që duhet të marrësh masat që të funksionojë kjo tjetra që të mos ndodhë tragjedia.Problemi qëndron se kjo mund të shmangej sepse me sa kam informacion kjo ngjarja ka ndodhur në periudhën e ndërrimit të turneve.Në kohën e ndërrimit të turneve kuptohet që kemi atë papërgjegjshmërinë e të dy palëve.Aty veçohet dhe një lloj “heroizmi” i atyre që kanë qenë përgjegjësa turni që kanë shmangur një tragjedi akoma më të madhe, ata janë të dy të plagosur dhe u uroj shërim të shpejtë. Nuk ka funksionuar vëmendja, mënyra e organizimit të punës dhe kualifikimi i punonjësve.

Në një analizë të hollësishme të mënyrës së funksionimit të punës në rafineri, ish-Drejtori në vitet 1996-1997, Arian Nikaj, thotë se çdo proçes teknologjik në të është i dublikuar.

Nikaj: Atje çdo veprim është i garantuar me një veprim tjetër, i dubluar, ndonjëherë dhe me tre, për të rritur garancinë aty ku rrezikshmëria është më e lartë. Por kjo nuk e përjashton faktin që nuk ndodhin defekte edhe në uzina më moderne. Por edhe amortizimi moral dhe fizik i uzinës, që ka 40 vjet jetëgjatësi.

Nikaj sqaron se amortizimi i uzinë është një tjetër problem, ndaj propozon ngritjen e një grupi ekspertësh që të vlerësojnë shumën e investimit në teknologjinë e përpunimit, në uzinën e ndërtuar rreth 40 vjet më parë.

Nikaj: Duhet një studim i thelluar i gjendjes teknike të uzinës, por unë besoj se këto eleminohen kollaj me një ristrukturim të lehtë të pjesëve që njihen tashmë që janë difektoze.

Siguria teknike është gjithashtu një pikë e dobët, që sipas inxhinier Nikajt, reflektohet kryesisht nga mungesa e specialistëve në sektorët kyç.

Nga shpërthimi në rafinerinë e Ballshit mbrëmjen e 10 nëntorit.