Sigal

Gjykata e Tiranës lë në burg shoferen Rezina Koleci e cila aksidentoi për vdekje 8-vjeçaren Esmeralda Ndreu dhe te riun Ramazan Isha. Gjyqtari Ardian Kaliaj pranoi kërkesën e prokurorit Bajram Breçani ketë te diele.

Sipas burimeve, e akuzuara ka qene e tronditur dhe ka shfaqur pendesë për ngjarjen e rëndë. Sipas saj, e gjitha ndodhi si pasojë e futjes në mënyrë të papritur të biçikletës në rrugë qe i doli para makinës së saj.

“Nuk isha me shpejtësi, në një moment më doli para biçikleta dhe bëra manovër për ta shmangur dhe aty humba kontrollin”. Ndërsa prokuroria e akuzon gruan për aksident me pasojë plagosjen dhe vdekjen e më shumë se dy persona. Po ashtu sipas akuzës Koleci dyshohet se ka qenë duke përdorur telefonin celular, por vetë drejtuesja e mjetit e mohon këtë pretendim.

Rezultate imazhesh për Rezina Koleci