Krim fiskal, është fakti që në kompaninë “AMG FOOD” në Kashar, që prej 6 vitesh qarkullon miliona Euro mish pule nga Brazili; Mondi Goxha ka deklaruar si punonjës vetëm veten e tij. A do të reagojë drejtësia për këtë krim të përsëritur?
Për të fshehur gjurmët e krimit ushqimor, Mondi Goxha, në bashkëpunim me shefat e Doganës dhe Inspektorët e AKU në Portin e Durrësit, ka falsifikuar dokumentet përfaqësuese tregtare të importit të filetove; duke zëvëndësuar kompaninë “AMG FOOD” me kompaninë “MAG.N.G”, që është kompania tjetër e tij me qëndër të Novoselë të Vlorës…
Më herët u paralajmërua fakti, që në proces transportimi nga Brazili për në Portin e Durësit, Mondi Goxha kishte edhe 100 ton fileto pule me salmonelë; për të cilat, ish-drejtori i AKU, kandaditat për deputet i PS, Olsi Komici, i ka dhënë leje importi.
Sipas informacionit në “Pamfleti”, rezulton se më 8 prill 2025, në Portin e Durrësit janë futur edhe 30 ton fileto pule të tjera me salmonelë; për të cilat, Pika e Inspektimit Ushqimor Kufitar të AKU dhe Dega e Doganës, kanë bërë letrat false, që kjo ngarkesë filetosh të rrezikshme të kalojë traun e të futet në treg.
Themi të rrezikshme, sepse edhe këto 30 ton fileto që kanë ardhur në Portin e Durrësit, janë loti i dytë i të njëjtës “parti produkti”, me 27 ton fileto pule që u importuan nga Brazili para 3 javësh dhe ish- Drejtori AKU, Olsi Komici, urdhëroi të futeshin në treg pa iu bërë paraprakisht analizat e sigurisë.
Dhe ngakesën e dytë me fileto pule të infektuara me salmonelë nga Brazili, në Portin e Durrësit e ka futur Mondi Goxha, i njëjti person që futi në treg ngakesën e parë me 27 ton fileto “vrasëse”, nëpërmjet kompanisë së tij “AMG FOOD”, e njohur si “di Mal” me qendër në Kashar.
Por këtë herë, për të fshehur gjurmët e krimit ushqimor, Mondi Goxha, në bashkëpunim me shefat e Doganës dhe Inspektorët e AKU në Portin e Durrësit, ka falsifikuar dokumentet përfaqësuese tregtare porositëse e shoqëruese të importit të filetove.
Ai ka hequr emrin e kompanisë “AMG FOOD” dhe e ka zëvendësuar me emrin e kompanisë “MAG.N.G”, kompani tjetër e tij me qëndër të Novoselë të Vlorës.
Themi të rrezikshme, sepse edhe këto 30 ton fileto që kanë ardhur në Portin e Durrësit, janë loti i dytë i të njëjtës “parti produkti”, me 27 ton fileto pule që u importuan nga Brazili para 3 javësh dhe ish- Drejtori AKU, Olsi Komici, urdhëroi të futeshin në treg pa iu bërë paraprakisht analizat e sigurisë.
Ky rast, duhet të bëhet objekt i Policisë, Prokurorisë e SPAK-ut, sipas kompetencave e bashkëpunimit anti- krim; sepse edhe kjo ngarkesë me fileto pule të infektuara, është pajisur me dokumente kontrolli ushqimor e doganor false dhe do dalë, ose do ketë dalë nga Porti Detar i Durrësit e do futet në treg.
Për ngarkesën e parë 27 ton fileto me salmonelë, që futi para 3 javësh në treg pa analiza, Mond Goxha u shpall në kërkim, por prokuroria e la “Detyrim paraqitje” duke krijuar dyshim për ryshfet, ndëra ai vazhdon sjell produkte të dyshimta nga Brazili.
Krim fiskal, është fakti që në kompaninë “AMG FOOD” në Kashar, që prej 6 vitesh qarkullon miliona Euro mish pule nga Brazili; Mondi Goxha ka deklaruar si punonjës vetëm veten e tij; ndërsa te kompania “MAG.N.G” me qëndër në Novoselë të Vlorës, ka deklaruar si punonjës veten e tij, 1 ekonomiste e 1 punonjës me kohë të pjesshme.