Mbi 6 mijë student nisin peticionin për protesta

501
Sigal

Mësimi online ka degjeneruar. Në 70% të territorit nuk ka drita dhe internet, dhe studentët vazhdojnë të paguajnë taksa për të majmur agallarët e universiteteve. Pedagogët janë kthyer në militant partiak duke ngelur mbi 50% të studentëve. Shkatërrimi i arsimit është hapi i parë i çbërjes së një  kombi, ndaj studentët paralajmërojnë protesta të fuqishme për të marrë në dorë fatet e tyre.

 

Problematikat e mësimit online, ankesat e studentëve: Pedagogët na ngelin për mungesa,4 pasojat që po vuajnë studentët shqiptarë nga mësimi online!


Mbi 6000 mijë studentë nisin peticionin për fillimin e protestave

Më 2 nëntor nisi viti i ri akademik 2020-2021, por këtë vit ndryshe nga çdo herë tjetër, pasi studentët u përballën me mësimin online për shkak të pandemisë.E ndonëse të gjithë ishim të vetëdijshëm se kjo ishte e pashmangshme, ministria e Arsimit, apo vetë universitetet nuk ndërmorën asnjë veprim apo plan konkret për të shmangur kaosin e krijuar.“Universitetet do të vijojnë mësimin online deri në një vlerësim të dytë”, ky ishte vendimi që dha Komiteti i Ekspertëve.Studentët janë irrituar shumë nga ky vendim nën argumentin se mësimi online nuk është funksional dhe se tarifat duhet të anulohen. Kjo pasi nuk po marrin shërbimin e plotë. Ato kanë paralajmëruar protesta. Në dukje kjo thirrje e studentëve ka rënë në vesh të shurdhër pasi rektorati i UT-së është shprehur se një kërkesë e tillë është e pamundur që të aprovohet, pasi çështjet financiare do të donin një kohë të gjatë të ndryshoheshin. Përveç rektoratit asnjë reagim tjetër nga institucionet e lidhura me këtë çështje nuk ishtë bërë publik.Ndërkohë shetet e tjera nuk kanë vepruar si në Shqipëri, por ato kanë ezauruar pjesën e tarifave nga buxheti i shtetit.

Të gjendur në këtë qorrsokak, studentët kanë vendosur nën moton “Universitet pa tarifa, jo tarifa pa Universitet”, studentët po  firmosin petiocionin për anulimin e menjëhershëm të tarifave për vitin akademik 2019-2020. Deri tani numërohen mbi 6000 votues.

4 pasojat që po vuajnë studentët

Në sondazhin që zhvilloi”Qëndresa Qytetare” mbi mësimin online rezultoi se 77.5% e studentëve e ndjekin mësimin online nëpërmjet telefonit, 20.5% nëpërmjet laptopit ose kompjuterit dhe vetëm 2% e aksesojnë mësimin nga tabletat e tyre.

Pasoja1- Studentët po pagujnë çmime të kripura për aksesin në internet

Pasoja2- Nisur nga mundësitë e pakta që ofron telefoni celular për të aksesuar dokumenta dhe për të ndërvepruar me detyra kursi, mund të themi që pjesa më e madhe e studentëve janë të kufizuar në pjesëmarrje cilësore në mësimin online

Pasoja 3- Boshllëqe e probleme të shumta, që lidhen edhe me profesionin e tyre

Pasoja 4- Mungesa e një strategjie të mirëpërcaktuar nga institucionet ka sjellë tek studentët zhgënjim

Ankesa

Studentët në të gjithë vendin vazhdojnë që të shprehin ankesat për problemet që po u shkakton dështimi i mësimit online. Një studente e Universitetit të Tiranës shprehet“Në fakultetin tonë shumë pedagog na kërcënojnë për mungesat duke thënë se nuk do hyni në provim sepse keni plotësuar numri e lejuar të  mungesave, dhe ky problem po prek të gjithë studentët, disa prej tyre ekselent. Nuk po e kuptoj çfarë duan më këta nga ne?! Lekët i duan, lekë për provime po, ndërsa mësimin nuk ta japin as në klasa online.