Dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 39-vjeçari në Berat

217
Sigal

Një 39-vjeçar i cili akuzohet se ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij është vënë në pranga nga policia e Beratit.

Arrestimi i tij u bë në flagrancë nga efektivët e policisë.

I riu, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur dhunonte dhe kërcënonte gruan me inicialet E.H. Tashmë ai do të gjykohet në lidhje me veprën penale ‘Dhuna në familje’.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. R., 39 vjeç, banues në Berat.Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases E. H., dhe e ka kërcënuar atë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.