Monika Kryemadhi: Ja lista e kandidatëve për deputetë që do të drejtojnë fushatën në Tiranë. LSI do të rikthejë të rinjtë

374
Sigal

Kryetarja e LSI Kryemadhi prezanton listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë
LSI ka prezantuar ekipin e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 Prillit. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk e ka pritur aleatin e saj Lulzim Basha për të prezantuar në të njëjtën kohë koalicionin opozitar por ka bërë të ditur njohjen e elektoratit me kandidatët në cdo zonë zgjedhore. Formacionin politik për qytetin e Tiranës, e ka prezantuar gjatë takimeve të fundit me qytetarët.
Kandidatët e prezantuar nga Kryemadhi në Tiranë
Njësia 1 Erisa Xhixho,
Njësia 2 Aldi Fusha
Njësia 3 Blerdi Licaj
Njësia 4 Edmond Haxhinasto
Njësia 5 Petrit Vasili
Njësia 6 Floida Kërpaçi
Njësia 7 Klajda Gjosha
Njësia 8 Klevi Pojana
Njësia 9 Erjona Bixha
Njësia 10 Nora Malaj
Njësia 11 Përparim Spahiu, Besnik Jakaj
Njësia 12 Silva Cakaj
Zall Herr Faik Basha
Vetë Kryetarja e LSI, Kryemadhi do të shfrytëzojë mundësinë për të garuar në më shumë se një qark. Emri i saj do të jetë në listat e Elbasanit dhe Fierit