Edval Nuri: Shpërblimi i pensionistëve, disa pulë, të tjerët kaposh!

707
Sigal

  Shqipëria renditet në radhët e vendeve me pensione e paga më të ulëta në Europë

Aktualisht 23 % e popullsisë së vendit ose 671 mijë shqiptarë jetojnë nën kufirin e varfërisë.      

Meqënëse në Berat janë më të lirë e më të mirë, një miku im më solli një kaposh.                  E falenderova për mundimin. Unë më tha, bleva një pulë se jam vetëm, së bashku me ëmbëlsirën e pijet venë te 5000- lekë, aq sa ishte dhe shpërblimi. Mos u mërzit i thashë, se dhe ne që jemi dy veta, të njejtën gjendje kemi. Kryesorja s’na lanë pa gjë. Gjysmën e hëngrëm për Krishtlindjet më tha miku im i krishterë.

Në një vit krize si ky i sivjetmi, s’besonim për shpërblim e aq më tepër nga 5000 lekë. E theksova këtë, se vitet e tjera shpërblimi ka qënë më pak dhe i diferencuar. Kryefamiljari merrte më shumë, kurse pjestari tjetër më pak. Për shtresën më në nevojë dhe halleve të mëdha t’na shpërblente me një pension mujor do t’i uronim me gjithë zemër, megjithatë dhe kështu faleminderit.

T’ju jap diçka më tepër, se kemi dhe zgjedhjet këtë vit                           

Jemi në krizë, por t’i “ëmbëlsojmë” pak pensionistët, se për administratën sivjet s’ka shpërblim. Akoma s’është e qartë se vota është konkluzion e mirëqenies të katër viteve e jo e një shpërblimi! Pensionistët në numër janë 677 mijë. Kjo shifër krijon, ose rrëzon qeveri. Të varfër sa s’ka janë, por për traditë apo nostalgji, shumica ia kanë dhënë votën të majtës. Të kuptohemi, shpresa vdes e fundit, por dhe durimi ka kufi! Pse e theksoj këtë  ?

Në një sondazh, 59% e të anketuarve ishin të pakënaqur nga qeveria aktuale. Kaq mjafton që të humbasësh zgjedhjet. Kjo është arsyeja që çdo ditë largohen 139 veta nga Shqipëria. Në 2019 u larguan 47 mijë. Sipas INSTAT 1.7 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit, shumica nën 40-vjeç . Kjo është arsyeja se Shqipëria po plaket. Të rinjtë shqiptarë, numri i të cilëve sa vjen e pakësohet, po mbeten pas në zhvillimin e aftësive. Shqipëria paraqet nivelet më të larta në Europë dhe rajon të të rinjve që nuk janë as në shkollë e as në punë.
INSTAT raportoi se 25,5% e të rinjve të grupmoshës 15-24 vjeç, gjatë vitit të kaluar nuk ishin as në punë dhe as në shkollë.Varfëria venit dëshirat. Njeriu ka shumë kërkesa, por jo të gjitha realizohen. Këto janë në përputhje me aftësitë e tij, por dhe nga gjendja social- ekonomike e situatat ku jetojnë.. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se numri i të punësuarve ka rënë me 30 mijë persona gjatë 9 muajve të 2020-s, në krahasim me fundin e 2019-s.

Në 6-mujorin e parë, sipas të dhënave administrative, por dhe atyre nga Anketa, dolën të papunë rreth 50 mijë persona, si rrjedhojë e karantinës së ashpër, që detyroi mbylljen e mijrave bizneseve. Kriza e pandemisë u shndërrua në krizë ekonomike, duke ndikuar negativisht edhe punësimin…I dhashë këto shifra, mbase në këtë gjendje dhe fëmijët tanë më pak do t’na ndihmojnë.

Disa shifra që shqetësojnë jo vetëm pensionistët!

Një personi që jeton vetëm në Shqipëri e merr 120 euro pension në muaj ose rreth 16 mijë lekë, automatikisht është i varfër. Varfëria shtohet kur mëson se për çmimet e larta  jemi të tretët në Evropë. Trishtohem se jemi në një realitet me tregues negativë. Fjala vjen, paga, pensione, punësimi, çmimet, krimi, aksidentet, korrupsionin, droga, arsimi, shëndetësia, drejtësia e tjerë ?! Pse nuk jepet një përgjigje e sinqertë nga politikanet tanë për këtë gjendje !?

Shqipëria renditet në radhët e vendeve me pensione e paga më të ulëta në Europë. Vihet re se vendi ynë është sërish vendi me më pak të ardhura për jo vetëm në Europë, por edhe në rajon. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, 23 % e popullsisë së vendit ose 671 mijë shqiptarë jetojnë nën kufirin  varfërisë.

Rritjes të pensioneve të muajit prill me 2.3% nuk indeksojnë dhe  çmimet. Inflacioni në këtë situatë krize ekonomike e shpirtërore ul pagën reale. Kur norma e inflacionit rritet, niveli i jetesës ulet. Nga inflacioni vuajnë njerëzit që jetojnë me të ardhura fikse, mbase çmimet rriten. Kjo çon në rritjen e kostos së jetesës. Për këtë arsye qeveria e ka për detyrë për të mbajtur të pandryshueshëm standartin e jetesës. Të paktën sa është norma e inflacionit. Me fjalë të tjera, një person që merr 20.000 lekë në muaj e inflacioni rritet me 5%, për të ruajtur të njëjtin nivel jetese ai duhet të marri 21.000 lekë. Kjo nuk llogaritet na qeveria!

Po pagë nominale? Është paga që marrim me lekë në dorë. Kuptohet sa më shumë të marrim, aq më mirë do të jetojmë. Por kjo është relative. Ajo nuk përcakton standardin e jetesës. Edhe pse paga nominale rriten çdo vit, e ti ke më tepër lekë, niveli i jetesës ulet mbase çmimet rriten me një përqindje më të madhe sa përqindja e rritjes së pagës nominale. Shitësi i lagjes, Qerameti, m’u ankua. Ky vit ka një rënie të paparë. Edhe fëmijët s’duken, kurse listat mbretërojnë si asnjëherë.

Niveli i jetesës përcaktohet nga paga reale. Paga reale është sasia e të mirave materiale që siguron me pagën nominale. Rritja e çmimeve më tepër se paga nominale ul ndjeshëm standardin e jetesës. Si pasojë, të ardhurat reale ulen. Jetesa bëhet më e vështirë edhe pse ti merr më tepër lekë.

 Pensionistët janë mbartës të një përvoje shumëvjeçare, profesionale e jetësore. Ata i kanë dhënë këtij vendi për dekada të tëra.                                                                 Kanë një përvojë pozitive që i transmetohet të rinjve dhe i bën ata më të nderuar dhe respektuar nga gjithë shoqëria. Shumë të moshuar edhe pse janë jashtë procesit të punës, luajnë një rol të rëndësishëm në shoqëri. Në këto kushte ata duhen përkrahur, ndihmuar, jo vetëm nga familja, por dhe nga shoqëria e sidomos nga shteti. Të majtët e quajnë veten parti e shtresave sociale. Vetëm të tillë s’po tregohen, mbase po i shikon me synë e “njerkës”.                                                                      Në dialektikë funksionon një ligj sipas të cilit e reja e mohon të vjetrën, por nuk e asgjëson plotësisht, ajo merr pozitivet e të vjetrës e këto i çon përpara. Pra, brezi i ri ka çfarë merr nga pensionistët Këto i ka për detyrë t’i çojë më tej, ndryshe mohohet zhvillimi.                                                                            Ndoshta disa i quajnë të tepërt, harraq, të bezdisur, të rrjedhur, siç kemi dëgjuar lartë e poshtë, por kjo s’është e vërtetë. Pensionistët e sotëm kanë qenë arsimitarë, mjekë, oficerë, ekonomistë, punëtorë e inxhinierë të nderuar e respektuar që kanë drejtuar shkolla, ndërrmarje e digastere. Shumë nga ata kanë qënë profesorë e doktorë të shkencave. Tani si mos më keq me një pension minimal!Është e kuptueshme që pleqëria bën punën e saj, por një i moshuar është mbartës i një përvoje shumëvjeçare profesionale e shoqërore. Gjithmonë e më shumë sot po bëhet e domosdoshme të rritet interesimi i shoqërisë për të moshuarit. Ata kanë nevojë për një shërbim në bazë e superstrukturë.

Plakja është një fenomen shumëformësh, e në qoftë se vdekja është e paevitueshme, kujdesi për të moshuar për të shkuar në Botën tjetër atëhere kur e ka caktuar Zoti, është përgjegjësi e shtetit. Shoqëria e sotme është më e emancipuar. Humanizmi dhe mundësia ekonomike është në një shkallë më të lartë, prandaj për këtë nënvleftësimin që vërehet, do t’ju dënojnë brezat e ardhshëm.

  Pensionistët e “harojnë” COVIDIN. Zenë rradhën për të marrë shpërblimin e fund vitit!

Disa nga një kaposh!…        Të tjerët pulë!…