Makina përfundoi në një kanal me ujë, identifikohen viktimat e aksidentit në Fier

321
Sigal

Janë identifikuar viktimat e aksidentit të rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Levan-Qarr, ku humbën jetën dy persona.

Mësohet se personat që fatkeqësisht humbën jetën janë, Ndue Mark Prenci dhe Pashkë Maçi.

Mëngjesin e kësaj të hënë u raportua se mjeti tip “Toyota” me të cilin po udhëtonin viktimat ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me ujë në anë të rrugës.
Aksidenti ka rezultuar fatal për dy peronat, ndërsa policia dhe zjarrfikësit nxorën më pas trupat e pajetë të tyre.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar aksidentin e rëndë.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, automjeti tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës.

Si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas (një mashkull dhe një femër) ende të paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga uji.

Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet.