Mbi 20 mijë pensionistë me diabet “jashtë” rimbursimit

445
Sigal

Sa herë që ofrohen zgjedhjet pensionistët janë të parët që keq-përdoren nga qeveria, në këmbim të votave. U bënë 8 vite që rimbursimi i fishave të diabetit mbetet një premtim i ministres Manastirliu, edhe pse pensionet janë qesharake dhe pensionistët me diabet duhet të paguajnë për 50 copë 26 mijë lekë të vjetra çdo muaj. Me sa duket vendimi i marrë nga ish-ministri Ilir Beqaj në 2014 , për heqjen e tyre nga rimbursimi, do mbetet në fuqi deri në ardhjen e një qeverie të re

Pensioni, 90% shkon për ushqime, të moshuarit në shpresë të fëmijëve në emigrim për ilaçet

Bazuar në të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, pensioni mesatar në vendin tonë për vitin 2021 fiksohet pranë rreth 13.981 lekëve. Kaq të ardhura ka në muaj një pensionist mesatar shqiptar, duke pasur parasysh edhe hendekun e madh mes pensionit urban dhe atij rural. Por, sa të mjaftueshme janë këto të ardhura në muaj për një pensionist shqiptar? “Scan Intelligence Unit” është përpjekur të bëjë një përllogaritje të përafërt të peshës që zë shporta e ushqimeve mbi pensionin mesatar. Kjo përllogaritje është bërë mbi bazën e raporteve të ndryshme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Ministrisë së Shëndetësisë gjermane dhe asaj spanjolle sa i përket një diete ushqimore bazike të shëndetshme në muaj për një të rritur në moshën e pensionit. Kjo shportë ushqimesh mujore konsiston në: bukë, oriz, vezë, qumësht, kos, djath, mish pule dhe viçi, peshk, fruta, perime, vaj dhe miell. Duke llogaritur të gjithë nevojën mujore të një individi të rritur në moshë pensioni, bazuar në çmimet mesatare aktuale në vendin tonë për këtë shportë ushqimesh, atëherë, totali shkon në 12.515 lekë. Në këtë shportë përfshihen vetëm produktet bazike, pra mungojnë produkte të tjera se: sheqeri, kafja, etj. Gjithsesi, kjo shportë, bazuar në çmimet aktuale, tregon se 89.5% e pensionit mesatar të një pensionisti shqiptar shkon vetëm për ushqimet bazë të një diete të shëndetshme, duke pasur parasysh edhe moshën. Pra, rreth 90% e pensionit shkon vetëm për ushqime. Ndërkohë, 10% i mbetur, përkthehet në rreth 1500 lekë, në muaj. Por a janë të mjaftueshme këto para për të paguar ilaçet, faturat e ujit apo dritat, për të mos përmendur produkte apo shërbime të tjera ekstra? Padiskutim që jo, dhe këtu nuk lind nevoja as për të bërë llogari. Kjo do të thotë se, pensionistët shqiptarë jo vetëm që e kanë të pamundur të përballojnë nevojat e tyre bazike, por janë të detyruar edhe të heqin dorë nga një pjesë e tyre, për të arritur në fund të muajit. Shumica prej tyre ndihmohen nag fëmijët për përmbushjen e nevojave të domosdoshme si ilaçet.

20 mijë pensionistë me diabet “jashtë” rimbursimit

Tre vite më pas, ministrja Manastirliu u zotua sërish për të ofruar fishat e diabetit falas për moshën e tretë. Rimbursimi i fishave të diabetit për të moshuarit nuk është realizuar ende,  me pensionet që marrin, kostoja për blerjen e fishave është shkatërruese për qytetarët: 50 copë dhe kushtojnë 2600 lekë

Rimbursimi i fishave të diabetit për të moshuarit nuk është realizuar ende, ndonëse ka pasur një angazhim nga qeveria në vitin 2019. Kjo pranohet zyrtarisht për Faktoje nga FSDKSH, por konfirmohet edhe nga kreu i shoqatës së Diabetikëve dhe pensionistët. Këta të fundit tregojnë se me pensionet që marrin, kostoja për blerjen e fishave është e lartë për ta.“Po vlerësojmë mundësinë për ta shtrirë mbulimin me fisha edhe për pensionistët”, premtoi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në vitin 2019. Tre vite më pas, ministrja u zotua sërish për të ofruar fishat e diabetit falas për moshën e tretë. “Ne do të mundësojmë që pensionistët, që grupet më në nevojë, ata pensionistë që kanë pensione jo të larta, të mundet të aksesojnë edhe një listë të pasisjeve mjekësore, sikurse janë fishat e diabetit”, deklaroi Manastirliu, pa dhënë një afat të qartë. Por sa është përmbushur ky angazhim i ndërmarrë nga qeveria? Faktoje iu drejtua fillimisht me një kërkesë për informacion Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, të cilin e pyetëm nëse kishte nisur rimbursimi i fishave të diabetit për të moshuarit.Në përgjigjen zyrtare  FSDKSH sqaron se aktualisht fishat e diabetit rimbursohen për dy grupe pacientësh: fëmijë 1-18 vjeç dhe studentë 18-25 vjeç. Mirëpo, shton se zgjerimi i skemës së rimbursimit të barnave dhe pajisjeve mjekësore, përfshirë fishat e diabetit për pensionistët do jetë subjekt i vlerësimit të komisioneve teknike. Në përgjigjen zyrtare për Faktoje FSDKSH sqaron se aktualisht fishat e diabetit rimbursohen për dy grupe pacientësh: fëmijë 1-18 vjeç dhe studentë 18-25 vjeç. Mirëpo, shton se zgjerimi i skemës së rimbursimit të barnave dhe pajisjeve mjekësore, përfshirë fishat e diabetit për pensionistët do jetë subjekt i vlerësimit të komisioneve teknike. Pajisjet mjekësore, pjesë e të cilave janë edhe fishat e diabetit, janë pjesë e skemës së rimbursimit nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor nga viti 2018.

Lista aktuale e pajisjeve mjekësore të rimbursuara është miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, Nr. 229 datë 13.04.2022. Në bazë të këtij vendimi, fishat e diabetit rimbursohen për dy grupe pacientësh: fëmijë 1-18 vjeç dhe studentë 18-25 vjeç.

Zgjerimi i skemës së rimbursimit të barnave dhe pajisjeve mjekësore, përfshirë fishat e diabetit për pensionistët, mbetet prioritet i punës së FSDKSH dhe do jetë subjekt i vlerësimit të komisioneve teknike.

Në lidhje me kategorinë e pensionistëve, është prioritet trajtimi i sëmundjeve kronike nëpërmjet terapive të përcaktuara në Listën e Barnave të Rimbursueshme, ku trajtimi për sëmundjet diabetike është i plotë dhe ofrohet falas për të gjithë”,- sqaron FSDKSH.

Në lidhje me këtë premtim, u kontaktua mjeku Florian Toti, President i Shoqatës së Diabetit në Shqipëri. Ai bëri të ditur se kjo është diskutuar që në vitin 2019 dhe se në Shqipëri janë 20 mijë pensionistë me diabet.

“Kjo çështje është diskutuar që në vitin 2019, por për shkak të tërmetit dhe pandemisë ngeli pezull. Janë 20 mijë pensionistë me diabet dhe pyetja që ngrita për Ministrinë e Shëndetësisë atëherë ishte: E përballoni dot? Propozimi që ne bëmë ishte që të paktën të përfitojnë invalidët dhe veteranët”,- thotë mjeku Toti për Faktoje.

Ai shtoi se nuk kanë ende një shkresë zyrtare për rimbursimin e fishave të diabetit për moshën e tretë. Po sa i kushtojnë një pensionisti fishat e diabetit? Një 65-vjeçare, e cila ka nevojë për 2 fisha të tilla çdo ditë tregon se kostoja mujore është të paktën 3 mijë lekë të reja.

“Unë kam nevojë për 2 fisha në ditë dhe një fishë kushton 50 lekë. Për mua që marr 18 mijë lekë pension, që kam për të paguar ujë, drita, por edhe ilaçe të tjera, fishat janë një shpenzim i madh”, thotë ajo. Faktoje pyeti edhe në disa farmaci mbi kostot e fishave të diabetit.“Fishat kanë çmime të ndryshme. Kemi pako me 50 copë që kushtojnë 1800 lekë të reja dhe ka pako të tjera, që kanë po 50 copë dhe kushtojnë 2600 lekë”, tregon një farmaciste.Në maj të vitit 2019, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu njoftoi shpërndarjen e fishave të diabetit falas edhe për studentët e të rinjtë deri në 25 vjeç të prekur nga kjo sëmundje. Asokohe ministrja u shpreh se kjo i ka kursyer familjeve shqiptare 12 mijë lekë të reja në muaj.“Pas rimbursimit të fishave të diabetit për fëmijët deri 18 vjeç, tashmë fishat për matjen e glicemisë janë falas edhe për studentët dhe për të gjithë të rinjtë me diabet deri në moshën 25 vjeç. Jo vetëm i kursejmë çdo familjeje 12 mijë lekë të reja në muaj, por sigurohet një cilësi më e mirë jete për këta fëmijë dhe të rinj”, deklaroi Manastriliu tre vite dhe më parë.

  • Gjurmët e Ilir Beqaj dhe koncesionet nën hetim

Ato ishin në listën e rimbursimit deri në muajin dhjetor 2014, por me propozim të ish-ministrit simbol korrupsioni Ilir Beqaj, kryeministri i “shëndetësisë falas” i hoqi, me qëllim që vlerën e tyre 80 mijë Euro në ditë, t’ia jepte Vilma Nushit për koncesionin “Check-up”, Janis Karathanos për laboratorët, kamarieres së firmës “Evita” për Hemodializën dhe emigrantit suvaxhi të firmës “Sani-service” për pajisjet kirurgjikale. Kujtojmë se këto koncesione janë tashmë nën heim ngA SPAK.