Mbi 150 mijë persona rrezikojnë të dalin të papunë

Rritja e çmimit të energjisë dhe dalja e bizneseve në tregun e lirë ka detyruar Shoqatën e Biznesit, të palalajmëroi OST-në dhe OSHEE se po bëhet shkak për falimentimin e bizneseve dhe hedhjen në rrugë të mbi 150 mijë punonjësve. Bizneset paralajmërojnë se do të ketë protesta të fuqishme

Shoqatat e biznesit: Dalja në treg të lirë sjell rritje çmimesh, protestat janë një opsion

NOA

 

Rritja e çmimit të energjisë do i shtojë barrën konsumatorit dhe 150 mijë persona rrezikojnë papunësi. Propozimi i OST-së dhe OSHEE Sh.a. për rritjen e tarifave përkatëse të shpërndarjes dhe transmetimit është i pabazuar në kostot reale të këtyre dy subjekteve

 

Papunësia dhe varfëria, dy nga problemet më të mëdha në Shqipëri, vazhdojnë ta përcjellin vendin edhe në vitin 2021. Pandemia dhe tërmeti rritën varfërinë edhe më tej  në Shqipëri, ndërsa një e treta e popullsisë 5.5 $ në ditë sipas FMN. Emigracioni është shndërruar në problemin më të mprehtë të shoqërisë shqiptare, teksa numri i të larguarve, kryesisht të rinj po rritet, duke e vënë në pikëpyetje zhvillimin e qëndrueshëm të vendit në të ardhmen. Referuar Eurostat 700 mijë shqiptarë kanë ikur nga vendi që prej vitit 2018, ku shkau kryesor është papunësia. Ndërkohë rrezikohet vend ii punës edhë për 150 mijë qytetarë.

Të gjitha shoqatat e biznesit janë bërë bashkë për të kundërshtuar liberalizimin e tregut të energjisë nga janari i 2022.  Ato argumentuan se çfarë pasojash do të sillte dalja në treg të lirë e mbi 7000 mijë bizneseve ku janë të punësuar rreth 150 mijë qytetarë. Një ndër pasojat më të mëdha do të ishte dhe humbja e vendeve të punës pasi tarifat e larta rrezikojnë falimentin e këtyre  bizneseve.

Shoqatat pasi u  njohën me këto masa, i kundërshtojnë  këto ndryshime pasi do të sjellë rritje të ndjeshme të kostove të prodhimit, magazinimit të shpërndarjes së produkteve. E gjitha kjo do të reflketojë në rritje të çmimeve. Kjo do të ulë prodhimin ulje të importeve duke rezultuar në tkurrje të ekonomisë- u shpreh Gerta Bilali nga konfindustria italiane. Kjo tavolinë sot këtu me të gjithë këto biznese përfaqëson 150 mijë të punësuar. E kuptoni cili është impakti në rast se do të paguajmë një cmim të trefishuar të energjisë elektrike në janar?- deklaroi Arben Shkodra nga Shoqata e Prodhuesve .Biznesi kërkon në rritja e çmimit të energjisë të reflektojë vetëm pjesën e importit dhe jo atë të prodhimit vendas. Nëse qeveria nuk do të reflektojë, sipërmarrësit thotë se do të përshkallëzojë qëndrimin, duke nënkuptuar masa edhe më drastike si pezullim të punës.Ne jemi dakort që të pagujmë cmimin e nergjisë sipas cmimeve të tregut, por të ketë një balancim, pra të paguajmë vetëm për sasinë që importohet dhe jo për enegjinë që blihet nga hidrocentralet private- deklaroi Mira Pogace nga Bashkimi Prodhuesve.Protestat janë një opsion në rast se qeveria nuk na dëgjon, por janë opsioni i fundit deri sa të ezaurohen të gjitha format e dialoguat –njoftoi Edvin Prence nga shoqata Pro-Export.Në kushtet e krizës së cmimeve të nergjisë që ka prekur tregun e huaj, qeveria vendosë të vijjojë më tej procesin e libaralizimit, duke detyruar që mbi 7 mijë biznese të madha të paguajnë energjinë sipas çmimeve të bursës, që aktualisht këto tarifa  janë trefishuar.

Gjithashtu kërkojnë fuqimisht: Të mos rriten tarifat për shpërndarjen dhe transmetimin e energjisë. Propozimi i OST-së dhe OSHEE Sh.a. për rritjen e tarifave përkatëse të shpërndarjes dhe transmetimit është i pabazuar në kostot reale të këtyre dy subjekteve. Në kushtet aktuale të krizës energjetike, rritja e këtyre tarifave nuk reflektohet proporcionalisht me kostot që ka operatori i transmetimit dhe ai i shpërndarjes. Citojmë propozimin e OST-së për rritje të tarifës, i cili nuk justifikon humbjen ekonomike dhe kostot e tij.Çmimet e energjisë në muajin tetor gati u trefishuan në tregun e lirë.