Ambasada amerikane ka postuar në Facebook, një udhëzim që iu vjen në ndihmë të gjithë atyre që janë të interesuar të aplikojnë në programin e Lotarisë Amerikane për vitin 2019. Ambasada vë theksin tek leximi i udhëzimeve për këtë aplikim.
“Vizitoni faqen tonë të internetit dhe lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit. Lexo me kujdes rregullat perpara se te aplikosh”- shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.
Njoftimi i ambasades në faqen në facebook:
Vizitoni faqen tonë të internetit dhe lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit
https://bit.ly/2l7myjg #pyetanen
Go to our ëebsite and read this year’s DV Lottery instructions in Albanian
https://bit.ly/2xUgYqC #DV2020
Aplikimet për Lotarinë Amerikane kanë nisur ditën e djeshme dhe do të zgjasin deri më 6 nëntor 2018, ora 18:00.
Fituesit e lotarisë do të shpallen nga 7 maji me anë të numrit të tyre unik.

