Ndërtuesi i Hidroçentraleve/ Inxhinjeri Bramo, kostoja e prodhimit të energjisë nga HEC-et është 5 euro MWh dhe shitet 125 euro MWh

380
Sigal

Ndal abuzimit me energjinë elektrike!

 

Është e pafalshme që qeveritë e sotme me organika shumё tё mёdha dhe numёr shumё tё lartё policie tё tolerojnё dhe tё ligjёrojnё vjedhjen e saj nga qindra mijëra njerёz abuzivё dhe t’i vёsh kёta mbi kurrizin e njerëzve tё pafajshёm.

 

Ing. Ikmet BRAMO, ndërtues i hidrocentraleve ka analizuar 1 vit pasi PS erdhi në pushtet krizën në të cilën Shqipëria ndeshet herë pas here, çmimet me të cilat u shitet energjia elektrike dhe ngërçi për shkak të projektit, që Rama ndërmori në rritjen nag 7 lekë/ KËh në 8 lekë/këh pa TVSH të energjisë.

Ndërkohë që sot po kërkohet rritje sërish e energjisë dhe nuk bëhet asnjë analizë dhe s’po jepet asnjë e dhënë se sa do rritet çmimi. E vetmja përgjigje është se do kompesohet me 10 euro kjo rritje, ndonëse kjo është një vlerë e papërfillshme, pasi përveç dritave është rritur dhe nafta e gazi. Dihet që shumica e qytetarëve e përdorin për gatim dhe ngrohje, përdoren nga biznese dhe qëllime industriale. Në 2014 sikurse theksuam më sipër, kur qeveria vendosi rritjen kostoja e prodhimit ishte 5 euro dhe qytetarëve iu është shitur me 100 euro/MËh. Sot kostoja e prodhimit mbetet po 5 euro dhe qytetarëve iu shitet me 125 MËh, pra u shitet rreth 3 mijë më shtrenjtë.

Sot energjia elektrike e prodhuar nё vend zё 70 % tё furnizimit total dhe ka njё kosto prodhimi nёn 5 euro pёr megavat, ndёrkohё qё për konsumatorët shqiptarë, qё e paguajnë atё, shkon në 100 euro për MË.

Kjo ёshtё njё e ardhur e konsiderueshme qё nuk ka pse mohohet, as nga pushtetarët e llakosur tё tё gjithё ngjyrave dhe të delirizuar dhe as nga Banka Botërore ose Fondi Monetar, tё cilët, me ç’po shohim, mё shumë se ndihmës, janë shtypës tё masave popullore dhe njerëzve nё nevojë.

Hidrocentralet e ndërtuar qё herët pa kontributin e qeverive tё sotme dhe uji natyral janё pronё e popullit, nё mёnyre tё pamohueshme dhe nuk ka tё drejtё asnjё lloj pushtetari qё t’i hipotekojё ato dhe tё veprojё si i do qejfi.

Ato janё produkt i mundit, gjakut, djersёs dhe sakrificёs sё mijёra njerëzve, tё cilёt kanё vdekur, ose dhe atyre qё janё gjallё po u jepet njё pension dhjetё ose pesёmbёdhjetё mijё lekësh, aq sa pёr tё paguar faturat e energjisë, pra, po i vdisni para kohe.

Është e pafalshme që qeveritë e sotme me organika shumё tё mёdha dhe numёr shumё tё lartё policie tё tolerojnё dhe tё ligjёrojnё vjedhjen e saj nga qindra mijëra njerёz abuzivё dhe t’i vёsh kёta mbi kurrizin e njerëzve tё pafajshёm.

Ky ёshtё krim kundёr njerёzimit dhe nuk di se si mund tё bashkёjetojё me tё, asnjё lloj qeverie.

Ka njerёz tё varfёr qё nuk kanё mundёsi tё paguajnё dhe duhen ndihmuar, por duhet kufizuar nё maksimum sasia e energjisё qё konsumojnё.Po tё keni parasysh dhe sasinё e energjisё qё shesim herё pas here me raste, duhet patjetёr qё ky çmim, jo vetёm nuk duhet rritur, por duhet ulur nё mёnyrё tё ndjeshme, sepse dhe me tё sot abuzohet.

Nё kufirin e mbijetesës tё kaq shumё shqiptarёve çdo rritje çmimi ose takse prodhon njё miliarder, mijёra strese dhe depresione, mijёra vjedhje e grabitje, mijёra varre. Mos e çoni kёtё vend nё tokё tё djegur!