Loja e Kurum, mbetjet e rrezikshme mund të jenë groposur në shpella

Si Banka e Shqipërisë u lejon bankave të japin kredi për këto kompani që janë të zhytur në borxhe dhe janë armiq të mjedisit dhe shqiptarëve. Se ndotja është arsyeja pse spitalet po mbushen me të sëmurët me tumor, leucemi etj., dhe ka të bëjë me cilësinë e tokës, ujit, ajrit.

Ndërsa opinioni publik pret një përgjigje nga hetimet për skandalin e mbetjeve toksike në Portin e Durrësit, Kompania Kurum ka bërë me dije zyrtarisht se ka mbyllur procesin e falimentit, të nisur që në vitin 2017 dhe se do vijojë normalisht aktivitetin.Mbetjet mund të kenë mbetur në Shqipëri rrëzave të ndonjë shpelle dhe janë aty në rrugë kalimet e ujit dhe sa herë bie shi shpërndahet dhe të intoksikojnë zona të tëra dhe të rrezikojnë qytetarët.

 

Plot një vit iu desh Prokurorisë së Durrësit që të kuptonte se në Shqipëri nuk ka asnjë laborator të çertifikuar për kryerjen e analizave të 2100 ton mbetje, të dyshuara të rrezikshme.Më (9 tetor), ekspertët morën kampione nga 102 kontejnerët dhe i dërguan në një laborator në Itali, duke pritur tashmë përgjigjen zyrtare. Në një vit hetim nuk ka asnjë person të marrë nën akuzë, ndërsa denoncuesit e kësaj çështje organizatën mjedisore ndërkombëtare BAN dhe drejtorin e saj Jim Puckett, e kanë “përjashtuar” nga hetimi.

NOA

Si plasi skandali

 

Në gusht të vitit të kaluar, autoritetet tajlandeze refuzuan hyrjen e një ngarkese me “material riciklues” të dërguar nga Shqipëria, pasi testet paraprake zbuluan elementë të rrezikshëm. Ngarkesa u rikthye në Portin e Durrësit, ku më pas u sekuestrua me urdhër të Prokurorisë. Në total, 102 kontejnerë me mbi 2,100 tonë mbetje mbërritën sërish në vend, por që prej asaj kohe nuk është kryer asnjë analizë e plotë laboratorike, deri në ndërhyrjen e fundit të autoriteteve.

Ndërsa opinioni publik pret një përgjigje nga hetimet për skandalin e mbetjeve toksike në Portin e Durrësit, Kompania Kurum ka bërë me dije zyrtarisht se ka mbyllur procesin e falimentit, të nisur që në vitin 2017 dhe se do vijojë normalisht aktivitetin.

Pano Soko, ekspert ekonomie tha se Kurum po publikon një mesazh për të riparuar imazhin e vet për rekordet e mashtrimit. Sipas Sokos, problemi më i madh me Kurum është rreziku për jetën që i kanoset qytetarëve.Më tej eksperti tha se ka dyshime se mbetjet e mëparshme nuk janë eksportuar por groposur nëpër shpella.”Është operacion marketingu. Në vazhdën e akuzave të ngritura, shqetësimi publik me mbetjet e Kurum, nuk është problemi vetëm me këto që kemi këtu, se Kurum mund të ketë shkelur rregullat ndërkombëtare duke depozituar mbetje të rrezikshme në vende të tjera. Jam dakord që Kurum mund të ketë shkelur disa ligje ndërkombëtare dhe duhet të procedohet siç ndodh me çdo evazor ligjor. Shqetësimi kryesor i yni është që deri më sot ku kanë vajtur mbetjet.Me të tjerat çfarë është bërë, ku kanë shkuar? Nëse të tjerat kanë shkelur disa rregulla ndërkombëtare janë eksportuar, dakord, por kam frikë mos kanë mbetur në Shqipëri rrëzave të ndonjë shpelle dhe janë aty në rrugë kalimet e ujit dhe sa herë bie shi shpërndahet dhe të intoksikojnë zona të tëra dhe të rrezikojnë qytetarët. Në vazhdën e këtij shqetësimi, kjo është çështje rreziku për jetën Kurum publikon një farë mesazhi marketingu për të riparuar imazhin e vet. Nuk riparon imazhin si dëmtues jetësh.  Ka pasur shqetësime të tjera për lojërat që ka bërë Kurum në 2017 ku u kuptua që për shkak të sasive të mëdha të borxhit që ka marrë në bankat shqiptare dhe të tjera. Ka marrë 200 milionë euro kredi duke fryrë bilancet e veta, të mund të kurojë të paktën këtë imazh. Kurum ka rekorde për mashtrime financiare. Mashtrimi që ka bërë me bankat.”, tha ai.

“Kurum” Si i lejon BSH bankat që të japin kredi për kompanitë e zhytura në borxhe

Aktivisti Andi Tepelena, deklaratën e kompanisë “Kurum” se ka mbyllur procesin e falimentit të nisur që nga viti 2017 dhe se tashmë do të vijojë normalisht aktivitetin, thotë se historia e falimentit ka qenë fasadë.

Ai ngriti pikëpyetje mbi rolin e Bankës së Shqipërisë që u lejon bankave të japin kredi për këto kompani që janë të zhytur në borxhe. Drejtësia mjedisore duhet të përfshirë të gjithë hallkat që kanë të bëjnë me mbrojtjen e territorit dhe shëndetit. Nëse nuk marrim masat për të patur kujdes ndaj mjedisit tonë padyshim janë armiq të mjedisit dhe shqiptarëve. Një kompani e tillë që ka kaq vite në Shqipëri, ka patur mjedisin më tolerant të mundshëm dhe një sektor që nuk ka mundësi të falimentojë, pasi nevoja për hekur është shumë e madhe, kur në Shqipëri ndërtohet kaq shumë dhe nuk ka shanse të falimentojë.

Dhe ndodhi pikërisht në ato ditë kur ndodhi skandali i mbetjeve. Tani del me një borxh të ristrukturuar.Nuk di kush është roli i Bankës Qendrore që u lejon bankave të japin kredi për këto kompani që janë të zhytura në borxhe. Janë të gjithë të përzierë në këtë histori. Drejtësia mjedisore duhet të përfshijë të gjithë hallkat që kanë të bëjnë me mbrojtjen e territorit dhe shëndetit. Duhet presion publik ndaj drejtësisë, jo vetëm SPAK, por edhe prokurorisë dhe institucioneve të tjera të drejtësisë. Se çështja e Vjosës u fitua falë sensibilitetit mbarëkombëtar, kështu duhet të jetë për Durrësin dhe Elbasanin. Gjithë territori mund të pastrohet për pesë vite me 200 milionë euro, aq sa ka kërkuar “Kurumi”. Mjafton të ngrihen tre inceneratorë nga Veriu në Jug dhe të merren masa për depozitimin e mbetjeve. Se ndotja është arsyeja pse spitalet po mbushen me të sëmurët me tumor, leucemi etj., dhe ka të bëjë me cilësinë e tokës, ujit, ajrit.

Durrësi nuk e meriton këtë gjë se është ndër qytetet më antik në Mesdhe, pjesë civilizimit dhe Rrugës Egnatia.Ndërsa 102 kontejnerët me mbetje industriale, të cilat konsiderohen të rrezikshme aktualisht ndodhen në Porto Romano, Tepelena deklaroi se i duhet bërë thirrje kryeprokurorit që të shqetësohet për këtë çështje, pasi është në lojë shëndeti i njerëzve.