Kush i mori 170 milionë eurot e inceneratorëve?

41

Ku shkuan 80 milionë euro të të ardhurave në landfillin e Tiranës dhe sa eficient ka qenë investimi rreth 60 milionë euro në Elbasan e Fier?Janë të njëjtët emra, janë të njëjtët persona. Askush nuk jep përgjigje ende ku kanë shkuar dhjetëra miliona euro të taksapaguesve shqiptarë dhe biznesit shqiptar. Qeveria politikisht kërkoi që t’i vërë kapakun çështjes së inceneratorëve me Arben Ahmetajn, ish-zëvendëskryeministër

Sigal

Qeveria shqiptare dhe biznesi privat kanë paguar rreth 170 milionë euro për tre inceneratorë. Njëri që nuk punon, gjoja remont, tjetri nuk ka përfunduar dhe i treti që nuk ekziston.

SPAK ka zbuluar mashtrime, vjedhje, korrupsion, etj., etj., ku tre emrat kryesorë janë Mirel Mërtiri (“truri” i inceneratorëve), Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

Qeveria politikisht kërkoi që t’i vërë kapakun çështjes së inceneratorëve me Arben Ahmetajn, ish-zëvendëskryeministër. Këtu u fut në skemë edhe Mërtiri me bashkëpunimin e tij me “Top Channel”, ku kishte dhe ortakëri dhe disa media dhe gazetarë që i paguante e vazhdon t’i paguajë. Këto media ndryshe nga të tjerat theksonin Zoton dhe Ahmetajn por e harronin Mërtirin që SPAK e quante “truri” i skenarëve të mashtrimit, korrupsionit dhe vjedhjeve.

Le të pranojmë “të vërtetën” e të paguarve nga Mirel Mërtiri, që pa dashje po e zhysin më thellë bosin e tyre jo vetëm me çfarë shkruajnë, këto janë tashmë pjesë e të dhënave në dosjen e SPAK-ut dhe shqyrtimeve që vazhdojnë nga oficerët e BKH.

Sipas “Top Channel” dhe mediave të paguara nga Mireli që kanë frikë t’i përmendin emrin, kryesori i aferës është Arben Ahmetaj, ai i ka bërë të gjitha, në bashkëpunim me kë? Po paratë ku shkuan?

Kush i mori? Ku përfunduan 170 milionë euro të ardhura në pak vite, kur investimet në total janë më pak se gjysma?

Lind një pyetje tjetër rrugës, Elbasani dhe Fieri janë objekte në gjendje ku janë investuar gati 60 milionë euro, edhe pse nuk funksionojnë.

Tirana është një gropë 110 milionë euro që sipas kompanisë ka vetëm një investim nga 20-30 milionë euro të diskutueshme të kryer dhe pjesa tjetër nuk dihet ku ka shkuar, çfarë është bërë me këto para? Ku shkuan gati 80 milionë euro në gati 60 vite?

Pa folur për faktin se SPAK, ende nuk i ka marrë dhe bashkuar çështjet duke e kthyer çështjen e inceneratorëve në një grup të strukturuar kriminal që ka kryer mashtrime të mëdha ndaj shtetit shqiptar. Pasi janë të njëjtët individë në Elbasan, në Fier dhe Tiranë.

Një grup i strukturuar kriminal që ka mashtruar shtetin me inceneratorë që nuk punojnë, me inceneratorë të papërfunduar dhe me inceneratorë që nuk ekzistojnë. Bëhet zhurmë, duan alibi, kapakë, sulme ndaj gazetarëve, por askush nuk i qëndron thelbit.

Ku shkuan 80 milionë euro të të ardhurave në landfillin e Tiranës dhe sa eficient ka qenë investimi rreth 60 milionë euro në Elbasan e Fier?

Janë të njëjtët emra, janë të njëjtët persona. Askush nuk jep përgjigje ende ku kanë shkuar dhjetëra miliona euro të taksapaguesve shqiptarë dhe biznesit shqiptar.

Duan ta kalojnë me zhurmë, sherre e debate, por SPAK dhe hetimi duhet të zbërthejnë grupin kriminal të inceneratorëve deri në momentin kur të gjendet edhe qindarka e fundit e vjedhur nga xhepat e shqiptarëve që ka shkuar sa në politikanë e zyrtarë të korruptuar, aq edhe në media dhe struktura të korruptuara të saj dhe drejtësisë. CNA