Koncesionet “gllabërojnë” 133 milionë euro në një vit

Koncesionet

Pagesat nga buxheti i shtetit për 11 kontrata koncesionare aktive me mbështetje nga buxheti i shtetitnë vitin 2024 u rritën me 4.1%.

Pjesën më të madhe të pagesave të buxhetit e ka përfituar Rruga e Arbrit, me pagesa në vlerë 3,5 miliardë lekë, ose 35 milionë euro. Në vend të dytë si koncesioni më i shtrenjtë për buxhetin është ai i laboratorëve, që vitin e kaluar ka përfituar 1,8 miliardë lekë, ndjekur nga koncesioni i sterilizimit, i cili është nën hetim, por ka përfituar vitin e kaluar pagesa me vlerë 1,75 miliardë lekë.

Koncesionet gangrena e buxhetit të shtetit, që mbush xhepat me taksat e shqiptarëve dhe rrezikojnë investimet dhe rritjen e pensioneve.Fatura e PPP këtë vit u rrit me 4.1%  nga inceneratorët inegzistent dhe rrugët e papërfunduara.Ja si po grabiten miliona për kontrata që janë në hetim nga SPAK. 13,29 miliardë lekë ose rreth 133 milionë euro janë paguar nga buxheti i shtetit për koncesionet në vitin 2024, me një total të realizimit plan/fakt prej 97.4% të pagesave. Pjesën më të madhe të pagesave të buxhetit e ka përfituar Rruga e Arbrit, me pagesa në vlerë 3,5 miliardë lekë, ose 35 milionë euro. Në vend të dytë si koncesioni më i shtrenjtë për buxhetin është ai i laboratorëve, që vitin e kaluar ka përfituar 1,8 miliardë lekë, ndjekur nga koncesioni i sterilizimit, i cili është nën hetim, por ka përfituar vitin e kaluar pagesa me vlerë 1,75 miliardë lekë.Krahasuar me vitin 2023, pagesat nga buxheti i shtetit për koncesionet/ppp në vitin 2024 u rritën me 4.1%. Por ndërkohë, sipas financave, në vitin 2024, është respektuar rregulli fiskal për kufirin e pagesave për kontratat koncesionare/PPP, pasi pagesat faktike prej rreth 13.29 miliardë lekë përbëjnë vetëm 2.22% të të ardhurave tatimore të vitit 2023, që ishin 598.66 miliardë lekë, duke qëndruar poshtë kufirit maksimal të lejuar prej 5%.Ndërkohë, kontrata për ndërtimin dhe menaxhimin e inceneratorit të Tiranës, një nga më të kushtueshmet, regjistroi realizimin më të ulët të pagesave për vitin e kaluar, me 78.6%. Kështu, nga rreth 1,18 miliardë lekë të parashikuara, janë paguar 931 milionë lekë. Inceneratori është aktualisht nën administrim shtetëror dhe nën hetim, ndërkohë që kontrata vazhdon të jetë objekt debati publik dhe auditimi për shkak të problematikave të njohura në zbatimin e saj. Gjithashtu bie në sy se është reflektuar ndryshimi i autoritetit kontraktor, ku nga Ministria e Industrisë dhe Energjisë (MIE) në vitin 2023, së bashku me Bashkia Tiranë, tashmë për vitin 2024, AK ka kaluar Ministria e Turizmit dhe Mjedisit me Bashkia Tiranë.Pagesat për dy inceneratorët e tjerë atë të Fierit dhe Elbasanit, janë ndalur, për të parët që në vitin 2022, ndërsa për të dytën në vitin 2021.Ndërkohë, sektori i shëndetësisë mbetet ai që përthith një vlerë të konsiderueshme fondesh buxhetore për 4 koncesionet, një pjesë e të cilave janë drejt mbylljes. Kështu, check-upi mjekësor përfitoi pagesa me vlerë 876 milionë lekë vitin e kaluar, ndërsa dializa 920 milionë lekë.Në total, në vitin 2024 janë aktive 11 kontrata koncesionare me mbështetje nga buxheti i shtetit, të shpërndara në sektorë si infrastruktura dhe energjia (4 kontrata), shëndetësia (3), financat publike (2), arsimi dhe mjedisi (nga 1 secila). Nga këto kontrata, pagesa kanë përfituar 10 kontrata, pasi koncesioni për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Portit të Integruar në Triport të Vlorës, nuk është ende në fazë pagesash, ndërkohë që faktikisht aty as kanë nisur punimet. Shumica e kontratave koncesionare me mbështetje buxhetore janë në hetim nga SPAK për kosto të larta dhe shkeljeve të rregullave dhe ligjeve.

NOA