Keqmenaxhimi dhe PPP-të, 5 mënyrat e shpejta si qeveria po kërkon të mbushë arkën “gropë” të shtetit

278

Keqmenaxhimi, kontratat PPP dhe shpenzimet e luksit (ku asnjëherë nuk pranohet apo bëhen shkurtime) kanë shkaktuar një gropë të madhe në buxhet, që si duket as TVSH-ja nga rritja e çmimeve nuk i ka bërë derman. Dhe për pasojë Rama ka hedhur në skenë 5 mënyra të shpejta, të pista, që shumica janë në kundërshtim me Bashkimin Europian ku Shqipëria është e etur për t’iu bashkuar.

Sigal

31 dhjetori 2018 ishte dita e fundit që në Shqipëri u lejua vendosja e basteve, por që nga dita e djeshme po qarkullon lajmi se kryeministri Edi Rama ka hedhur në tryezën e diskutimeve me të tij rihapjen e basteve që ai vetë i mbylli me aq bujë në 2018. Kjo mbështetet edhe në një reagim të deputetes demokrate, Jorida Tabaku e cila në të vërtetë pyet se çfarë ndryshoi tani që qeveria do të hapë bastet?!

“Njeriu që citonte Kuranin për të këqijat e basteve ka lajmëruar diskutimin për rihapjen e tyre. Jam kurioze të di si do ia justifikojë të tijve ndryshimin e mendjes?! Po shqiptarëve që në tetor 2018 u tha se gjithë pronarët e basteve qenë kriminelë?! Çka ndryshuar nga dje?!”, -tha Tabaku

Por siç ndodh zakonisht, Rama fillimisht e hedh si hipotezë ose vetë ose nëpërmjet deputetëve përpara se ta kthejë në ligj në Parlament.

Dhe kjo u parapri vetëm një javë më parë.

Fidel Ylli, kreu i KOKSH në ceremoninë e organizuar nga Rama në Kryeministri për nder të Luiza Gegës, i kërkuar nga qeveria kërkoi rihapjen e basteve sportive.

“Eshtë e domosdoshme që këto para që sot janë në të zezë të vihen në funksion të sportit. Të bëjmë terrene sportive që na duhen. Ka ardhur momenti të bëhet një studim. Bastet i ka Italia, Franca, Greqia, Anglia, Gjermania…Po ne jemi kaq të pasur që këto para t’ia lëmë rrugës?”, -tha Fidel Ylli përpara të pranishmëve, ndërkohë që Edi Rama tundte kokën.

Ka disa javë që është rikthyer debati për rihapjen e basteve. Duket se tani, shumë shpejt, kjo gjë do të bëhet realitet.

Por, nuk është rastësore kjo lëvizje dhe pikërisht në këto momente.

Çështja është më e thellë.

Keqmenaxhimi, kontratat PPP dhe shpenzimet e luksit (ku asnjëherë nuk pranohet apo bëhen shkurtime) kanë shkaktuar një gropë të madhe në buxhet, që si duket as TVSH-ja nga rritja e çmimeve nuk i ka bërë derman.

Dhe për pasojë Rama ka hedhur në skenë 5 mënyra të shpejta, të pista, që shumica janë në kundërshtim me Bashkimin Europian ku Shqipëria është e etur për t’iu bashkuar.

Keqmenaxhimi, kontratat PPP dhe shpenzimet e luksit (ku asnjëherë nuk pranohet apo bëhen shkurtime) kanë shkaktuar një gropë të madhe në buxhet, që si duket as TVSH-ja nga rritja e çmimeve nuk i ka bërë derman.

Pesë mënyrat e thjeshta të Ramës për të mbushur arkën e shtetit janë:

1 -Pasaportat e arta

2-Amnisti fiskale

3-Taksimi i profesioneve freelancers

4-Ushqyerja e një “bubble Real Estate”

5-Rikthimi i basteve

Le t’i marrim me radhë.

Pasportat e arta

Kjo nismë e qeverisë Rama për t’i dhënë shtetësinë të huajve të pasur në këmbim të investimeve në vendin tonë është kundërshtuar fuqishëm nga BE-ja.

Vetëm 24 orë më parë, Komisioni Europian përmes zëdhënëses Ana Pisonero-Hernandez rreshtoi rreziqet e zbatimit të nismës së të ashtuquajturave “pasaporta të arta”.

Rreziqet përfshijnë infiltrimin e krimit të organizuar, pastrimin e parave, evazionin fiskal dhe korrupsionin nëpërmjet aplikantëve të mundshëm nga vendet e treta.

Kjo mjafton, sepse kundërshtimet nga opozita dhe shoqëria civile, qeverisë as që i bie në mend t’i dëgjojë.

Amnistia fiskale

Sigurisht që muajt e fundit e keni dëgjuar Ramën dhe Damian Gjiknurin të propagandojnë fuqishëm këtë nismë, duke e justifikuar me çunat e Londrës.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka përgatitur projektligjin, i cili lejon që një individ së bashku me familjarët e tij të ketë mundësi të legalizojë pasuri me vlerë deri në 2 milionë euro. Nuk ka rëndësi nga vijnë këto të ardhura.

Së pari, kjo amnisti nuk u drejtohet vetëm emigrantëve shqiptarë që janë rezidentë jashtë Shqipërisë, por praktikisht çdo personi fizik dhe juridik, që paguan taksa në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht shtetësisë së tyre.

Sigurisht, amnistitë nuk kanë synim thelbësor zhvillimin e ekonomisë, por krijimin e të ardhurave afatshkurtra për buxhetin e shtetit dhe uljen e kostove administrative të administratës fiskale,

Me pak fjalë dmth amnistia fiskale e Edi Ramës do ta shndërrojë Shqipërinë në lavatriçen më të madhe të parave të pista të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Europë, përsos të tjerave.

Fluska me çmimet e pronave të paluajtshme

Ushqyerja e një “bubble Real Estate” apo e thënë shqip çmimet stratosferike të pronave të paluajshme, sidomos në Tiranë nuk mund të kalojë pa u vënë re.

Sepse edhe kjo industri është një lavatriçe e madhe e pastrimit të parave.

Nëse keni ecur rrugicave të Tiranës, sigurisht që ju ka zënë syri njoftime të tipit: “kërkoj të blej shtëpi, lekët cash…

Pse cash?

Përgjigja nuk do shumë mend për ta gjetur.

Çmimet për vitin 2022 në Tiranë kanë arritur deri në 5,000 euro/m², nga 4 mijë euro, që ishin mbi një vit më parë.

Ekspertët e ekonomisë shprehen se në Tiranë pastrimi i parave po kryhet nëpërmjet favorizimeve në fushën e ndërtimit.

Tirana renditet si kryeqyteti me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë dhe ndër të fundit në botë, sipas Numbeo, sistemi më i madh i të dhënave për koston dhe cilësinë e jetesës.

Çmimet e larta të shtëpive në raport me të ardhurat, ndotja, fuqia e ulët blerëse, koha e qëndrimit në trafik, sistemi i pafavorshëm i kujdesit shëndetësor, janë disa nga treguesit që e bëjnë kryeqytetin shqiptar të pozicionohet keq në këtë renditje.

Taksimi i profesioneve të lira (freelancers )

Nga 1 qershori Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka paraqitur një ligj të ri për tatimin mbi të ardhurat që synon të targetojë profesionet e lira.

“Nga data 1 qershor ne do të paraqesim ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat që do targetojë profesionet e lira, do të targetojë ato që sot individët çelin biznese, ua shesin të tjerë bizneseve si shërbime duke eliminuar pagesën e taksave. Kjo nga hyrja në fuqi e ligjit që do të prezantohet së shpejti nuk do jetë më e mundur se në bazë të ligjit profesionet e lira do paguajë tatimin në bazë të këtij ligji”.

E thënë ndryshe, qeveria shpik lloj-lloj mënyrash për të taksuar qytetarët.

Dhe e fundit, rikthimi i basteve

Qeveria Rama po përgatit terrenin për rikthimin e basteve online, katër vite pasi u mbyllën me ligj.

31 dhjetori 2018 ishte dita e fundit që në Shqipëri u lejua vendosja e basteve.

Pas këtij vendimi drastik të qeverisë fenomeni i basteve sportive, pothuajse nuk u zhduk asnjëherë.

Pothuajse çdo javë, në njoftimet e policisë deklarohen të arrestuar, që ushtrojnë aktivitet të paligjshëm në fushën e basteve sportive apo kategorive të tjera të lojërave të fatit.

Vazhdimi i këtij fenomeni ka hapur së fundi debatin se tani duhen lejuar bastet sportive.

Argumentet që japin përqendrohen në 3 pika: taksat të shkojnë në buxhetin e shtetit, lojtari është më i mbrojtur kur aktiviteti është i ligjshëm, paratë të mos i shkojnë grupeve kriminale.

Por sa ka fituar shteti nga lojërat e fatit?

Në vitin 2018, të ardhurat nga kjo kategori ishin 38.4 milion euro, dhe në 2017-n 44.5 milion euro, ku vetëm bastet kishin derdhur 15 milion euro.

Kontributi në buxhet i bixhozit ra në 6 milion euro në 2020-n kur lejohej vetëm një kazino kombëtare dhe 12.8 milion në fund të vitit të shkuar me licensimin e 3 kazinove të tjera.