Me rritjen e moshës së daljes në pension 67- vjeç, pensionistët do mund të shijojnë mundin e punës së tyre për 10 vjet deri 14 vjet. Pasi sipas të dhënave të fundit të INSTAT, jetëgjatësia mesatare në Shqipëri më 2022 ishte rreth 77 vjet për burrat dhe rreth 81 për gratë. Ndërkohë ISSH ka para për të blerë makina 400 milionë lekë, por boshatiset arka për rritjen e pensioneve
01-
Drejtori i ISSH blen 400 mln lekë makina, nëna e re s’merr dot shpërblimin e lindjes
Përfitimet e lejes së lindjes janë të paguara nga sistemi i Institucionit të Sigurimeve Shoqërore, i financuar nga kontributet e punëdhënësve dhe punonjësve të siguruar. Por një nënë e re, që 4 javë më parë ka sjellë në jetë foshnjen e saj, po has vështirësi në marrjen e lejes së lindjes, raportin e paralindjes dhe shpërblimin, ashtu siç ligji e parashikon dhe cakton. Ajo ka treguar për joq albania se pavarësisht se kompania ku punon ka dorëzuar në ISSH aplikimin për të përfituar shpërblimin e lindjes, nuk ka marrë asnjë përgjigje prej tyre.Ajo thotë se pas dorëzimit të dokumenteve nga kompania ku punon, është paraqitur disa herë në zyrat e Sigurimeve Shoqërore ku është udhëzuar të kontaktojë dy numra telefoni, por që të dy rezultojnë të paarritshëm.”Shkoj dhe interesohem çdo javë, më thonë të telefonoj këta dy numra, por ata janë gjithmonë të zënë dhe nuk mund të marrësh informacion”,- shprehet nëna.Përveç vonesave në pagesat e lejes së lindjes, ajo ka denoncuar gjithashtu një tjetër problem lidhur me pagesat që i janë kërkuar gjatë qëndrimit në maternitet. Ajo tregon se për shërbimet mjekësore dhe ndihmën që ka marrë gjatë lindjes, ka paguar para për mjekët, reanimatoret, sanitaret dhe maminë që asistuan gjatë procesit të lindjes, duke shtuar se kjo është një barrë financiare për të.Ajo kërkon që autoritetet e Sigurimeve Shoqërore të ndërhyjnë menjëherë dhe të sigurojnë pagesat e duhura, duke garantuar gjithashtu që proceset administrative të jenë më transparente dhe të shpejta.Por për këto kërkesa duhet t’i kujtojmë qytetares se Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, do blejë makina me vlerë 400 milionë lekë dhe shpërblimet e nënave të reja, pensionet, apo kontributet shoqërore ndoshta janë gjëja e fundit që mendon.
02-
Dalja në pension 67 vjeç do të ndodhë para afatit aktual! Kriteri i moshës të rritet me më shumë se 2-3 muaj

Sipas ligjit aktual të sigurimeve shoqërore mosha e daljes në pension rritet me 2-3 muaj në vit për të arritur në 67 vjeç për të dyja gjinitë në vitin 2056. Ndryshimet që po diskutohen aktualisht synojnë që kriteri i moshës 67 vjeç të arrihet me shpejt se vitit 2056, para vitit 2040. Ky ndryshim bën që çdo vit kriteri i moshës të rritet me më shumë se 2-3 muaj.
Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani shpjegoi për deputetët në Komisionin e Ekonomisë se mund të diskutohet përshpejtimi i zbatimit të skemës së rritjes së moshës, por jo përtej 67 vjeç.“Një ndër propozimet e BB ka të bëjë edhe me propozimin për rritjen e moshës së pensionit. Ne e kemi kundërshtuar, pasi ky element është marrë parasysh në reformën e vitit 2014, ku ka nisur rritja për gratë dhe do të fillojë për burrat në 2032. Në vitin 2056 do të ketë barazim të moshës, 67 vjeç për secilën gjini. E vetmja që mund të ndryshojë është përshpejtimi në zbatimin e skemës së rritjes së moshës së pensionit”- tha ajo.
Një reformë e madhe e sistemit të pensioneve u zbatua në vitin 2015. Reforma rriti gradualisht kohëzgjatjen e kontributit të kërkuar për një pension të plotë deri në 40 vjet deri në vitin 2032. Mosha e daljes në pension do të rritet në 67 vjeç deri në vitin 2056 si për burrat ashtu edhe për gratë. U vendos një pension social jo kontribut dhënës dhe u lidh ngushtë kontributi me pagat reale.Kohëzgjatja e kontributit për të pasur të drejtën e pensionit të plotë është aktualisht rreth 39 vjet aktualisht dhe kufiri për të përfituar një pension të pjesshëm është më i lartë se mesatarja e OECD (34 vjet për një pension të plotë dhe 13 vjet për një pension të pjesshëm).
Jetëgjatësia ka rritur shpenzimet për skemat e pensioneve. Psh në vitin 2000 jetëgjatësia mesatare ishte më e ulët, për burrat ishte rreth 73 vjet, ndërsa për gratë ishte rreth 77 vjet. Para dy dekadash koha e gëzimit të pensionit për burrat ishte periudha mesatare e gëzimit të pensionit rreth 10 vite dhe për gratë 17 vite.Të dhënat tregojnë se ndërmjet 2000 deri në 2023, ka pasur një zgjerim të periudhës së gëzimit të pensionit, për shkak të rritjes së jetëgjatësisë. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, jetëgjatësia mesatare në Shqipëri më 2022 ishte rreth 77 vjet për burrat dhe rreth 81 për gratë.Ndërsa koha e gëzimit të pensionit arriti në 19.4 vite për burrat dhe 27 vite për gratë. Zgjatja e viteve të gëzimit të pensionit shton presion për më shumë shpenzime në skemën e pensioneve, e cila është edhe nën presionin e rritjes së numrit të pensionistëve.