Ja si për 45 vjet të huajt do hanë, pijnë, dhe përfitojnë të ardhurat e aeroportit Vlorës.
Shteti shqiptar do të hidhet në gjyq ose arbitrazh nga Delphos/Bernina dhe Pacolli. Qëllimi i Pacollit dhe Delfos/Bernina, është të përfitojë nga shteti shqiptar shifrat mbi 330 milion euro, të cilat shqiptarët ose t’i paguajnë cash ose duke zgjatur koncesionin dhe 35 vjet të tjera.
Për 45 vjet të huajt (rusët, sërbët, iranianët) do hanë, pijnë, dhe përfitojnë të ardhurat e aeroportit Vlorës, ndërsa vlonjatët në vend që të ishin bashkë-menaxhues, kontrata është bërë të jenë shërbyes strategjik. Pjesëmarrjen e shtetit në këtë aferë do ta vërtetojë koha.
1.I pëlqen apo jo shqiptarëve që për 45 vjet aeroportin e Vlorës do ta menaxhojnë Russët, Iranianët, apo Sërbët,(Putini,Ajatollahu, apo Vuçiçi), kjo është e drejtë e Pacollit .Ai është Konçesionar për 98% të aksioneve, Shkelja administrative qëndron thjesht se nuk ka pyetur aksionerët e tjerë . Kredinë e ka marrë të madhe ,sepse ka marrë një kontratë të privilegjuar.PPP.Për deri sa i pari vëndit po mëson Europën se duhet të komunikojë me Putinin, se ka mik të besës Vuçiçin, dhe po mban me buk iranianët fisnik, ç’të keqe ka që aeroporti strategjik të komandohet nga rrusët. Për 45 vjet të huajt do hanë, pijnë, përmjerin dhe përfitojnë të ardhurat e aeroportit Vlorës.
2.Pacolli nuk është as kusar as mashtrues, por thjesht një bisnesmen që shet dhe ble një të drejtë konçesionare. Ai ndërtoi aeroportin,ndërsa nëpërmjet kredisë fitim prurëse realizon një fitim mbi 50 milion €uro pa filluar punë aeroporti. Ai që e pëson është populli,që nuk përfiton asnji kacidhe për nji gjysëm shekulli nga aeroporti strategjik iVlorës. Në vend të ishin vlonjatët bashkë-menaxhues,kontrata është bërë të jenë shërrbyes strategjik. Pjesmarjen e shtetit në këtë aferë do ta vërtetojë koha. Ndërsa gjyqet e arbitrazhit Pacolli i ka të fituara..
3.Pyetja shtrohet nëse Pacolli ka shitur për 100 milion €uro Menaxhimin 45 vjeçar apo 25 vjeçar dhe e rishet përsëri të drejtën 20 vjeçare të së drejtës menaxhimit Aeroportit. Deri këtu ai këtu është një fisnik i vërtetë .Nëse mund të penalizohet është vetëm që nuk ja ka varur ortakëve. Por ky është nji problem i brëndshëm që zgjidhet. Ndërsa në planin moral ku e gjeti kurajon Pacolli të shesin Menaxhimin e Aeroportit pa u konsultuar me mikun e tij Ramën , ose është një symbol poshtërsije ose është konsultuar paraprakisht.
4.Më 20 Prill 2021 u nënëshkrua në Tiranë Kontrata e koncesionit *PPP* ,për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës midis Qeverisë Shqiptare dhe konsorciumit fitues të përbërë nga Mabco Constructions,YDA Group dhe 2A Group, me kosto ndërtimi V=103,9 milion €uro dhe një garancie prej 138 milion €uro, që shteti kompesonte koncesionarin për 10 vitet e para nëse mungojnë pasagjerët, ose e shprehur si model financiar i quajtur “minimum revenue guarantee”, shteti nuk paguan thjesht “se nuk ka pasagjerë”, por nëse të ardhurat bien nën një nivel të parashikuar.Afati shfrytëzimit koncesionar 35 vjet.Shteti i ka afruar Behxhet Pacollit një kontratë të privilegjuar ndërtimi, që siguronte vetëm të ardhura .
5.Në ndërtim njihen tejkalimet e afateve ndërtimore, ato janë shtyrë për vitet 2024-2025, por zullumet dhe vitin 2026 e shtyjnë aeroportin e Vlorës të fillojë normalisht fluturimet. Kohëzgjatja nuk është thjeshtë ndërtimore, konfliktet mes aksionerëve,certifikimi operacional, procedurat ligjore, testimet teknike, dhe standardet ndërkombëtare të sigurisë (ICAO) kërkojnë kohën respective.E cila minimalisht është 1 vit nga, pranvera e trazuar në aeroportin e Vlorës.Aktualisht në Vlorë punon kompania e Behgjet Pacollit(Mabco Constructions S.A.), dhe kompania e Valon Ademit( 2A Group. Kompania e përbashkët koncesionare për Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës quhet:Vlora International Airport (VIA) Sipas raportimeve, në VIA:Mabco e Pacolli rezultonte me rreth 98% të aksioneve, ndërsa 2A Group e Ademit me 2%, megjithëse Ademi pretendon se kishte marrëveshje dhe contribute dhe dokumentacione për rreth 47– 49% të aksioneve.
Pyetja shtrohet nëse Pacolli ka shitur për 100 milion euro menaxhimin 45 vjeçar apo 25 vjeçar dhe e rishet përsëri të drejtën 20 vjeçare të së drejtës menaxhimit Aeroportit. Deri këtu ai këtu është një fisnik i vërtetë. Nëse mund të penalizohet është vetëm që nuk ja ka varur ortakëve. Por ky është një problem i brendshëm që zgjidhet. Ndërsa në planin moral ku e gjeti kurajon Pacolli të shesi menaxhimin e Aeroportit pa u konsultuar me mikun e tij Ramën , ose është një simbol poshtërsie ose është konsultuar paraprakisht.
BAZA E KONFLIKTIT.
6.Aksioneri Valon Ademi akuzon Pacollin për mosregjistrim të marrëveshjes së aksioneve në QKB; marrje vendimesh të njëanshme pa miratimin e ortakëve;bllokim të vendimmarrjes së kompanisë; marrje kredish dhe marrëveshjesh financiare pa dakordësinë e plotë të ortakëve; si edhe pretendime për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh, të cilat janë bërë objekt hetimi nga prokuroria. Ademi pretendon se kishte marrëveshje për të zotëruar rreth 47–49% të aksioneve, ndërsa në dokumentet zyrtare kompania e Pacollit figuron akoma me 98% të aksioneve.
7.Gjykata e Apelit e Tiranës ka lënë në fuqi masën që përjashton përkohësisht kompaninë “Mabco” të Pacollit nga e drejta e votës dhe administrimit të shoqërisë koncesionare; administrimi i aeroportit i është lënë Valon Ademit deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes në themel.
8.Për publikun e gjërë baza e konfliktit është se Behxhet Pacolli ka marre një kredi shumë të madhe 100 milion €uro nga Delphos Securities SARL ose te “Compartment offshore Bernina”, duke përdorur si garanci aeroportin dhe të ardhurat e tij. Sepse për 45 vjet (35+10) ai ka eskluzivitetin e menaxhimit aeroportit.Që nënkupton se aksionet e MABCO-s janë kaluar ose kontrollohen praktikisht nga Delphos/Bernina. Kjo është një marrëveshje financimi me kolateral shumë të fortë, ose një transferim indirekt të kontrollik ekonomik të aeroportit nëse kredia nuk shlyhet kredia. Por kjo është e drejta e tij.
9.Për të sqaruar opinionin publik dhe kushtet e garancisë e kredisë, Pacolli apo ministria, duhet të publikojnë kontratën.Të drejtën për të shitur dhe blerë aksionet e veta i ka Pacolli jo shteti shqiptar.Paudhësia qëndron se e ka marrë kredinë pa njoftuar ortakët , dhe jo pse i ka shitur aksionet e veta .
10.Treguesit e Bexhetit se ka shpenzuar 330 milion €uro (nga paratë e tij.) për ndërtimin e aeroportit (kur kostua e ndërtimit nuk kalon 104 ose 114, ose max 124 milion €uro) deklarohen për të justifikuar kredinë e madhe që ka marrë. Ai duhet të sqarojë të gjitha akuzat e shkeljeve ligjore dhe penale të ngritura ndaj tij.Ato nuk sqarohen duke folur në media për uljen e dinjitetit të investitorit të huaj, në opinionin ndërkombëtar, që në këtë rast është Delphos/Bernina.
11.Ndërsa pamjet që organizon Pacolli,që paguan puntorë dhe specialistë për të hyrë me dhunë në teritorin e aeroportit,gjoja për të punuar jo vetëm nuk e nderojnë, MABCO-Pacollin, por shtojnë urrejtjen ndaj shpërdoruesit të mirbesimit të qeverisë dhe shqiptarëve.Për të cilat ai duhet të përgjigjet jo vetëm nga ana administrative por edhe penale.Me vendimin e gjykatës kundër tij,interpretimet e kredisë ugurzezë dhe spjegimet e pasakta në mediat vizive ,kanë ulur në kufijtë minimal moralin e figurës të milionerit kosovar.Por këto pamje kthehen në kosto kur të fitojë arbitrazhin.Përsa i përket moralit, biznesi ka fitimin moralin më të mirë.
Konflikti midis dy ortakëve tashmë ka kaluar nivelin vendor.Mjafton të gjendet arsyeja përse duhej kredia e madhe kur aeroporti po shkon drejt fundit. Nëse duhej kredi për ndërtim mund të merrej në Shqipëri . Tashmë ortaku i ndërtimit dhe menaxhimit Aeroportit është Delphos/Bernina. Ata do të hedhin në gjyq shtetin shqiptar për çfarëdo pengese që i bëhet puntorëve të Mabcos, që tashmë është pronë e tyre.
PARALAJMËRIMET E PACOLLIT
12.Aq sa kemi dëgjuar Pacolli i ka dhënë Ramës afatin 28 Maj për të ndryshuar dënimet e Mabcos.Rama nuk ka asnji lidhje me kërkesat apo presionet e mikut tij Pacollit.Në qoftë se është përzjerë në afera, nayrisht që do bëjë kompromise në kurris të interesave vendore .Në të kundërt do të mbështesë zgjidhjet ligjore.Në pamjen e parë ky është nji konflikt midis dy ortakëve,por në prapavijë treguesit dhe përfundimet janë shumë ugurzeza.
QËLLIMI UGURZI ARBITRAZHIT.
13.Konflikti midis dy ortakëve tashmë ka kaluar nivelin vendor.Mjafton të gjendet arsyeja përse duhej kredia e madhe kur aeroporti po shkon drejt fundit.Nëse duhej n kredi për ndërtim mund të merrej në Shqipëri .Tashmë ortak i ndërtimit dhe menaxhimit Aeroportit është Delphos/Bernina.Ata do të hedhin në gjyq shtetin shqiptar për çfarëdo pengese që i bëhet puntorëve të Mabcos, që tashmë është prone e tyre.
14.Bazuar në dokumentat ligjore ata kanë realizuar një financim ose kredi ndaj Pacollit , duke ju referuar aksioneve të lëshuara nga shteti shqiptar.Bashkëpunimet me aksionerët e tjerë ata i shohin si marrdhënie të brëndëshme gjatë procesit ndërtimit.Frika dhe shqtësimi i Ademit që aeroporti nuk është më i Pacollit është i drejtë. Shteti shqiptar do të hidhet në gjyq ose arbitrazh nga Delphos/Bernina dhe Pacolli. Qëllimi i Pacollit dhe Delfos/Bernina, është të përfitojë nga shteti shqiptar shifrat mbi 330 milion €uro . Të cilat shqiptarët ose t’i paguajnë kesh ose duke zgjatur konçesionin dhe 35 vjet të tjera.
15.Por ministria do të hidhet në gjyq edhe nga Ademi për mungesë të mbrojtjes ligjore për kontributin ndaj aeroportit.Ademi do të vuajë mirbesimin ndaj ortakut që bashkëjetoj Shënd- e Verë mbi 5 vjet .Por në përfundim do të largohet i kënaqur.I takon ministrisë trasportit të mos shohin me naivitet prapaskenat e konfliktit .
SA I REZIKUAR ËSHTË VALON ADEMI.
16.Të gjitha punimet e kryera do t’i nënshtrohen kontrollit dhe vlerësimit ndërkombëtar dhe do t’i paguhen shpenzimet e kryera bile të dyfishuara dhe do të gjendet mënyra për ta larguar si aksioner për menaxhimin e Aeroportit.Në kushte të caktuara , Ademi do të lërë mënjanë patriotizmat , por nëse çfaqet përsëri shifra 80 milion €uro nuk përjashtohet mundësia që të largohet nga aeroporti pa humbur azgjë. Por nuk përjashtohet mundësia që të jetë pjesë e bashkëpunimit me mikun e tij të vjetër Pacollin.Nga gjithë kjo mesele e pëson vetëm populli…
A ËSHTË STRATEGJIK. AEROPORTI VLORËS.
17.Aeroporti Vlorës siguron trasportin e pasagjerëve direk të katër qarqeve të Shqipërisë Jugut me një popullsi jo më shumë se 800 mijë banorë , do të ndikojë në qarkullimin turistik dhe uljen e kostos udhëtimit nga aeroporti Tiranës. Pista e aeroportit ka gjatësinë reth 3,2 km me aftësi përpunimi të gjithë kategorisë avionëve. Por një pistë e vetme e gjatë me fluturim të dy anshëm,nuk është objekt ose tregues strategjie. Megjithatë eksperienca e përfituar do të shërbejë për ndërtimin e aeroporteve të vegjël në vijën bregdetare dhe në qëndrat urbane të vëndit.



















