Kanë qënë vite kur shkëlqenim mes kolegëve tanë të vendeve lindore. Ushtaraket shqiptarë pavarësisht se prezantoheshin në ushtritë e Traktatit të Varshavës si ushtri e vogël, kjo ushtri e vogël është shquar për ekspertët cilësorë që kishte. Natyrisht që vinin nga lufta dhe dihet përvoja që i jep lufta një ushtaraku, por tanët u treguan përvetësues të shkëlqyer edhe të teknikave moderne, kujtonte ish ushtaraku Avdul Velija. Poligoneve, që ishin bankoprovat e përvetësimit të teknikës luftarake ne ishim nga me të dalluarit. Raketat Sam 2 ishin të parët në rajon që i morëm, dhe shkëlqyem në qitjet, që u zhvilluan në poligonin e Sary-Shagan të Kazakistanit. Dhe jo vetëm për raketat. Ne patëm oficerë të shkëlqyer në tanke, aviacion e kudo. Ndjeheshim krenarë për këto po edhe pse ishim vëndi që ishim çliruar të parët dhe pa ndihmen e asnjë ushtrie të huaj. Dhe të huajt na vlerësonin për këtë. Specialistët ushtarakë shqiptarë (dhe personeli i Mbrojtjes Kundërajrore) kanë zhvilluar qitje me raketa SAM në poligonet e Bashkimit Sovjetik gjatë periudhës së bashkëpunimit ushtarak, kryesisht në fund të viteve ’50 dhe fillim të viteve ’60. Avduli tregon se si për të marrë në dorëzim këtë armë u përzgjodhën oficerë nga më të mirët, të dalë kryesisht nga shkolla “Skënderbeg” Pregatitja e personelit u bë me kujdes. Sikurse pohon edhe ish ushtaraku Lelo Leli në një intervistë:” Mbi 90% e oficerëve që drejtuan repartet e raketave kishin kaluar shkollën ushtarake “Skënderbej”. Ata përbënin palcën e kuadrove. Ishin të gjithë të rinj. Me nivel të mirë teorik, sidomos njohës të proceseve fizike e elektrike. Dhe ushtarët, përgjithësisht ishin me gjimnaz, pak nga të cilët me dy tre klasë të mesme”. Avyli kujton se pas përzgjedhjes dhe stërvitjes u dërguan në Kazakistan të ish BS. Ai vetë u caktua në baterinë radioteknike, kujton me nota nostalgjike. Kjo shërbente për kapjen e avionëve, pregatiste të dhënat për lëshimin e raketës SAM, ajo qe si të thuash “ truri i raketës”. Pasi ishte kabina që përcaktonte koordinatat dhe komandat e drejtimit të sajë. Mbaj mend edhe sot emocionet që na përshkuan kur grupi ynë i raketave asgjësoi një avion pa pilot me raketen e parë. Po dhe grupi tjetër i yni të njëjtin rezultat pati. Kjo na bëri që të ndjeheshim krenarë para bashkëatdhetarëve tanë dhe komandës për besimin që na kishin dhënë. Atje qemë gjithsej 104 oficerë , nga të cilët sot jetojnë shume pak. Ai shpreh bindjen se në këtë rast mund të kenë ndikuar rrezatimi i fuqishëm që kanë aparaturat e telekomandimit të raketave. Po dhe kushtet e shërbimit ishin veçanërisht të rënda. Ishim të detyruar që të rrinim në gatishmëri deri në 15 ditë rradhazi në repart, pasi pa ne nuk mund të lëshohej raketa, tregon Veliaj. Duke iu referuar kujtimeve të Veliajt, po ashtu edhe burimeve zyrtare të asaj periudhe, ekuipazhet shqiptare arritën rezultate të mira në goditje, çka u konsiderua sukses në qarqet ushtarake të traktatit të Varshavës Ekuipazhet shqiptare kryenin të gjithë ciklin e plotë të goditjeve ajrore duke filluar nga zbulimi me radar,kapja e objektivit, ndjekja dhe komandimi i raketës, lëshimi real. Ishin qitje të vërteta luftarake, jo thjesht simulime. Dhe kjo pregatitje brilante që arritën ushtaraket shqiptare, i mundësoi Shqipërisë të krijonte një mbrojtje ajrore moderne për kohën.

Veliaj: Raketat e para u instaluan në Durrës
Në fillim të viteve 60-të në Shqipëri u instaluan raketat tokë ajër . Raketat e para fillimisht sovjetike dhe më pas i gjithë i kontigjenti i tyre që u muarën edhe nga Kina, kanë hyrë në Shqipëri përmes qytetit të Durrësit. Porti qe vëndi pritës i tyre. Natën (pas shkarkimit) ushtarakët specialistë të kësaj arme kujtojnë se ato me masa të rrepta ruajtje u transportuan në Pezë – Helmes ku me kohë, në pritje të tyre atje ishin ndërtuar baza e ruajtjes dhe e furnizimit të raketave, si dhe objektet e vendosjes së efektivit e aparaturave radioteknike dhe shtratet e lëshimit. Ajo qe cilësuar edhe qëndra mësimore. Sipas historikut të kësaj arme, e para bazë e lëshimit të arketave u vendos në Sukth të Durrësit. E dyta, u vendos në Grecë, në kodrinat e Pezës. Vite më pas ato u diskoluan përkatësisht, në Maminas e në perëndim të Petrelës. Sipas ish oficerit Avdul Veliaj, që banon në Durrës, transferimi i tyre u bë pas prishjes se aleancave me rusët, të cilët kishin qënë bashkëhartues të projekteve për vendisjen e këtyre bazave. Kështu u studjua dhe krye dhe transferimi tyre. Ndërsa baza e ruajtjes së raketave e mbushjes qëndroi në Pezë Helmës. Raketat e instaluara në repartin e Sukthit kanë qënë fillimisht raketa tokë-ajër të prodhimit rus të viteve 1959-1960. Ato ishin të paisura me programim me radar.Ky lloj prodhimi i rinovuar më vonë edhe nga kinezët, kanë qenë raketa tepër cilësore e precize. Specialistet thonë se garancia e goditjes së objektivave ajrore prej tyre ka qënë deri në 99%. Reparti raketave të Sukthit është i konstruktuar rreth viteve 1960,muajt tetor-nëndor. Në përurimin e tij ka marrë pjesë edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshem Gjen.Leitnant Petrit Dume.

Si u rrezikuan raketat nga zjarri në fllakë
Ushtaraket që drejtuan bazën e raketave të Fllakës sikurse njihej ajo e Sukthit, kujtojne një rast të rënjes së zjarrit në këtë bazë, në afërsi të raketave. Avdul Veliaj tregon se në atë ditë që e kujton edhe pas kaq vitesh me shqetësim, zjarri shpërtheu te kabinat elektrike, ku hynin linjat e dyta që furnizonin raketat me energji elektrike nga qyteti i Durrësit. (ndërkohë që baza mund të punonte e pavarur pasi kishte motorrë ndihmës për të garantuar edhe vetë furnizimin pa ndërprerje të kësaj energjie që gatishmëria luftarke të mos cënohej. Shkaku i kësaj ngjarjeje kishte qënë sikurse doli nga hetimi i mëvonshëm, se kablli elektrik që çonte ushqimin te aparaturat ishte i skaduar dhe me gjithë kërkesat që ishin bërë për ta zëvëndësuar, kjo “vogëlsi” shumë e kushtueshme në disa raste, qe lënë në harresë…Nga dëmtimi i këtij përcjellësi u shkaktua një hark elektrik te kabina përkatëse, që shpërtheu në flakë. Ka qënë një mobilizim i menjëherëshëm i personelit ushtarak që bëri të mundur evitimin e pasojave të tmerrëshme që mund të përjetonte zona nga ndonjë aksident edhe më i rëndë me raketat. Ishin armë cilësore, kujton oficeri në pension Veliaj që mund ta likuidonin objektivin në 40 sekonda, por që për tu vënë në gatishmëri për qitje kërkonte 12 minuta kohë.

Bazat e instalimeve të raketave
Në kohën e sistemit socialist reparte të tilla kanë qënë të instaluara:
1 Repart në Maminas.
1 Repart tek Ura e Backës Tiranë.
1 Repart tek ullinjtë e Krujës
1 Repart në Kuçovë.
Në këto reparte kanë qënë të instaluara sisteme raketore baterishë të përbëra me 12, 8, ose 6 herë 3 copë raketa. 6 prej tyre rrinin në gadishmëri të perherëshme me sistem nderrimi 24 ore ne 24 ore. Nëse në kohën e Diktaturës së Hoxhës kishte kaq shumë sisteme të tilla në trekendëshin Durrës-Krujë -Tiranë, kjo ndodhte për shkak të rëndësisë strategjike që kishte gjiri i Lalëzit dhe i Durrësit si barriera e parë mbrojtëse e Tiranës si kryeqytet në planet operative strategjike të mbrojtjes. Rëndësia e bazës së Maminasit dhe e te tjerave që do të rikonstruktohen tashmë me teknologji të re moderne sipas standarteve të NATO-s, mbetet përherë aktuale në kushtet e terrorizmit të sotëm ndërkombëtar, theksonte Veliaj në bisedat që bënte me kolegët e vjetër. Maminasi është përsëri në afërsi të aeroportit të Rinasit dhe Tiranës. Gjë që sipas ushtarakëve me përvojë, e bën bazën përherë të nevojshme dhe aktuale edhe ne situatat e reja gjeostrategjike.

Planifikimi i pikave të tjera strategjike për t’u vendosur raketa.
Sipas planeve strategjike aftgjata të mrojtjes së vëndit ka patur edhe shumë pika të tjera me rëndësi të madhe strategjike të planifikuara për tu paisur me sisteme mbrojtjeje me raketë.Të tilla projekte ka patur: Shëngjini me 1 bateri, Kepi i Rodonit, Bisht Palla, Kalaja e Turrës, Semani, Kepi i Gjuhëzës, Karaburuni, Palasa Himarë, Kepi i Stilos. Ish oficeri madhor i drejtimit në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë koloneli Nevruz Zeinati tregonte para ndarjes nga jeta, se mbrojtja jonë në atë periudhë ishte shumë më superiore ndaj fqinjëve nisur nga terreni, tunelizimi dhe armatimi krahasuar me ushtritë e vëndeve fqinje Itali e Greqi. Në vënd të raketave që munguan më vonë në disa nga pikat e paracaktuara për dislokime raketash u vendosën bateri artilerie bregdetare të paisura me topa të fuqishëm të kalibrave 100 dhe 130 mm.
Rraketat “topuz force” në luftën e ftohtë
Rraketat u kthyen gjatë luftës së ftohtë në një topuz force për ato shtete që i zotëronin. Dhe shpesh konfliktet për to shkoi deri në praglufte. Kujtojmë krizën e raketave në Kubë dhe eskalimin e konfliktit SHBA-BS. Sipas ekspertëve ushtarakë vëndi ynë ka qënë nder vendet e para që u instalua kjo armë e fuqishme. Sistemi i raketave që u instaluan ishte projektuar në Bashkimin Sovjetik në vitet 1953-56 nga Byroja Llavoçkin dhe hyri në armatim në vitin 1957. Shqipëria pati shansin të ishte në vendet e para në botë që u pajis me sistemin e raketave SAM-2. Përdorimi i fundit luftarak i këtyre raketave ka qenë në vitin 1993, kur u asgjësua një avion i ushtrisë ruse dhe që pati thashetheme shtypi se ishin raketa të shitura Gjeorgjisë nga Shqipëria. Destinacioni parësor i raketës SAM-2 është mbrojtja nga sulmet e aviacionit strategjik të lartësive të mëdha, por ajo mund të përdoret edhe për goditje Tokë-Tokë kundër objektivave të rëndësishëm . Lartësia operative lëviz nga 8 km deri në 23 km. Peshon rreth 2300 kg dhe është e gjatë 10.7 metra. Eksplodimi i masës luftarake shkakton formimin e fragmenteve asgjësuese deri në rreth 8 000 copë (modelet e para) që përhapen me shpejtësi 2500 m/s, dhe që mund ë shkaktojnë dëmtime në distanca të mëdha.

Avdul Veliaj
Ushtaraku që shërbeu te raketat Avdul Veliaj ka lindur në Greshicë dhe banon në Durrës prej shume vitesh. Në vitin mësimor 1953-54 e në vazhdim ka vijuar mësimet në Tiranë në shkollën ushtarake “Skënderbej”. Mbas përfundimit të kësaj shkolle, Skënderbegasit kalonin në Shkollën e Bashkuar të oficerëve, por Avduli kujton se si kursantë të shumtë u favorizuan duke i çuar për studime në Universitetin e Tiranës të sapo hapur në atë kohë, por edhe jashtë shtetit. Ishin vite kur ai e ndjeu veten të papërkrahur, pasi i ati i tijë, Refati, kishte 3 vite që ishte ndarë nga jeta. I pakënaqur për rrethanat që iu krijuan ai tentoi që të largohej pasi nuk donte më që të mbyllte jetën në gazermat ushtarake, por donte të kërkonte rrugë të tjera jete…Por kjo nuk ndodhi, pasi nënë Hatemja, një grua autoritare i kërkoi që të qëndronte në shkollë, të mësonte dhe të sillej mirë që të çonte në vënd amanetin e babait dhe dëshirën e sajë. Mbas kësaj tentative, Avduli vazhdoi Shkollën e Bashkuar dhe në vitin 1959 u gradua oficer i artilerisë kundërajrore. I specilizuar për raketat tokë- ajër që sapo kishin hyrë në përdorim në ushtrinë e shtetit shqiptar. Në vitin 1960 dërgohet me një grup ushtarakësh në Bashkimin Sovjetik për specilizim, ku u dallua për pregatitje të lartë taktike e teknike. Në fund të specializimit ekipi i ushtarakëve shqiptarë zuri vëndin e parë në preçizionin e qitjes reale luftarake më raketa. Avduli ka shërbyer për rreth 12 vite në këtë armë legjendë, që ishte shumë e nderlikuar e delikate për atë periudhë, që kërkonte vëmëndje e disiplinë shkencore, sakrifica e gatishmëri absolute. Ish ushtaraku në komanden e raketave Lelo Lelaj ka thënë për të: “Avdyl Veliaj punonte në kabinën “k”, që përpunonte koordinatat e komandat. Quhej truri i sistemit. Avdyli ishte i ditur e puntor. Me kolegët studionin, e çdo ditë thellonin njohjen e asaj aparature aq të komplikuar. Kryenin me përpikmëri kontrollet, sipas skemave dhe parametrave të caktuar. Ai mbeti gjithmonë njeri i thjeshtë, i dashur e me integritet moral. Idealist e atdhetar”. Avdyli deri ne vitin 1970 shërbeu në repartin 9010 në Durrës. Më pas u emerua në detyrën e oficerit të shtabit të Brigadës 5155. Eleminimi i Mehmet Shehut , bashkëluftëtarit dhe mikut të babait të tijë i influencoi negativisht në karrierën ushtarake të metejshme. Në vitin 1988 lirohet para kohe nga ushtria…”Qe koha kur po zhvillohej në ushtri një luftë e fortë klanesh”… kujton ai me keqardhje…





















