Hakerohet INSTAT-i, si po tentohet të manipulohen të dhënat e shuarjes së vendit

40
Sigal

Qeveria ia beson hakerave iranianë për të zhdukur të dhëna?

Fakti që censusi u hakërua dhe do dalin disa të dhëna që askush s’do t’i besojë, na sjell në atë dediksion logjik që statistikat manipulohen që të dalin edhe zgjedhjet sipas një rezultati të caktuar. Nëse tani supozojmë se pjesëmarrja e votuesve është zakonisht rreth 35% mesatarisht, vetëm 350,000 mund të kishin votuar. Votat e mbetura prej 1 milion e 50 mijë janë mesa duket një trillim.

 

Instituti i statistikave ka njoftuar se është hakeruar, e se kanë rënë disa sisteme, por jo të dhënat e censit sipas tyre. Ky sulm kibernetik vjen ndërkohë që INSTAT po përpunon të dhënat për numrin e popullsisë të zhvilluar në fundin e vitit të kaluar, nga ku pritet të mësojmë numrin aktual të qytetarëve të Shqipërisë si dhe të dhëna të tjera mbi të ardhurat, fenë, etninë etj. Në Shqipëri, rezultatet e Censusit duheshin publikuar më 15 dhjetor 2023, po Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, deklaroi se do publikohen brenda muajit qershor 2024, me justifikimin se “evidentimi dhe përpunimi i të dhënave kërkon shumë kohë e teknikalitet”. Ndërkohë flitet se po tentohet fshehja e numrit faktik të popullsisë, që është larguar nga vendi. Ku mendohet se numri i banorëve është më pak se 1.8 milionë. Është 1 milionë më pak për 10 vite të qeverisjes pothuaj 11 vjeçare të PS.

Progni: Censusi tani është i pabesueshëm, prandaj u shty dy herë publikimi i rezultateve

Eksperti i IT Genti Progni tha se hakerimi i INSTAT-it nga hakerat iranianë rrëzon censusin, pasi rezultatet nuk do të jenë të besueshme nga grupet e interesit. Progni thekson se hakerimi ka ndodhur që në muajin dhjetor të vitit 2023, ndonëse është pranuar nga INSTAT.

INSTAT ka reaguar dhe ka thënë që jemi pre e një sulmi, por të dhënat janë të ruajtura në servera.

Gjithmonë është thënë që të dhënat janë të sigurta, por asnjëherë s’ka dalë që të dhënat janë të sigurta, sepse iranianët e kanë sjellë situatën në këtë fazë, që ne flasim për hakërim të dhënash, dhe hakerimi është bërë normal. Pas atij denoncimi u shty për herë të parë publikimi i censit, pastaj në janar u shty për herë të dytë. Tani na dalin iranianët në Telegram dhe thonë po e kemi hakëruar INSTAT-in. Ne kemi dhënë 16,9 milionë euro për censusin e fundit, tani na rezulton që ky census është i pabesueshëm, asnjë nga grupet e interesit, komunitetet fetare, etj., thonë që ky proces është i pabesueshëm. Fakti që u shty dy herë, kjo e përforcon më shumë. Llogaritja e të dhënave ndodh në çast, e njëjta gjë logjikisht është edhe për statistikat e censit, rezultati duhet të dilte brenda ditës, sepse kemi dhënë 17 milionë euro. Ky census ka rënë 1 milionë përqind. Ky census sjell edhe një problematikë tjetër për rezultatet e zgjedhjeve. Fakti që censusi u hakërua dhe do dalin disa të dhëna që askush s’do t’i besojë, na sjell në atë dediksion logjik që statistikat manipulohen që të dalin edhe zgjedhjet sipas një rezultati të caktuar. Ditën e zgjedhjeve ne kemi bërë një llogaritje sipas publikimit të rezultatit deri në orën 1:30 të personave që kishin votuar, dhe dilte që 30 për qind kishin udhëtuar nga jashtë Shqipërisë drejt Shqipërisë për të votuar. Por ne kemi TIMS-in e hakëruar. Ti s’e ke sot mundësinë edhe nëse hap hetime, s’ke asnjë statistikë dhe të dhënë të saktë që s’është prekur nga grupe interesi të caktuara. Nuk ka asnjë gjasë që unë të besoj këtë institucion që s’e ka pranuar sulmin që në dhjetor, që i ka të dhënat të ruajtura, që sot ke Parlamentin e hakëruar…”

Henze: Trillim me votat e mbetura prej 1 milion e 50 mijë

Në intervistën për “Telegraf”, Martin Henze, këshilltari për çështjet ekonomike tek CDU-ja gjermane evidentoi dhe paradokset me shifrat e votimit dhe numrit të popullsisë. Ku theksoi se: Nëse 3.6 milionë shqiptarë kishin të drejtë vote, sigurisht që duhet të jenë 4.6 – 5 milionë shqiptarë, duke përfshirë edhe ata që nuk kanë ende të drejtë vote për shkak të moshës. Sipas regjistrimit të fundit të vitit 2023, popullsia e Shqipërisë duket se është ende 1.8 milionë. Me një popullsi prej 1.8 milionë banorësh, duhet të ketë rreth 1 milionë votues. Megjithatë, sipas përfaqësuesve të OJQ-ve, 1.4 milionë votuan. Nëse tani supozojmë se pjesëmarrja e votuesve është zakonisht rreth 35% mesatarisht, vetëm 350,000 mund të kishin votuar. Votat e mbetura prej 1 milion e 50 mijë janë mesa duket një trillim.

Problemi i dytë janë pronat shtetërore që duan t’i grabisin

Jo pa qëllim ministre e Bujqësisë u emërua ajo që shkatërroi financat dhe ekonominë, kurse ministër i Ekonomisë, ai i sloganeve ” 1 pallat, 1 votë” dhe që hapi digën e Tiranës. Ndaj, Hipotekat tashmë nuk ka kush t’i kontrollojë, do vidhen pronat , trojet dhe qendrat turistike fushore e malore. Kjo pasi tapitë do jenë vetëm elektronikisht, dhe hakerimet do përdoren si alibi për këtë babëzi