Fundjavë Ndryshe në Londër, komuniteti shqiptaro-anglez mbështet nismën humane

562
Sigal

Fondacioni Fundjavë Ndryshe mbërrin edhe në Mbretërinë e Bashkuar! Pas zgjerimit në trevat shqiptare, themeluesi i Fundjavë Ndryshe, Arbër Hajdari ka zhvilluar një vizitë në Londër, ku u takua me komunitetin shqiptaro-anglez.

Ky komunitet i ka ofruar mbështetje fondacionit për të vijuar nismën e tyre e për t’u zgjeruar më tej, për nisjen e aktivitetit të Fundjavë Ndryshe edhe në Londër.

Takimi u zhvillua sot në Ambasadën e Shqipërisë në Londër, ku të pranishëm ishin të rinj e biznesmenë, të cilët ofruan mbështetjen e tyre për të ndihmuar njerëzit në nevojë në mbarë Shqipërinë.

Gjatë fjalës së tij, Hajdari tha ndër të tjera se së shpejti organizata do të jetë e regjistruar edhe në Londër, ku do të ketë një pikë magazinimi, për të gjitha të mirat materiale që shqiptarët duan të dhurojnë.