Përdhunoi vajzën e gruas, 15 vjet burg për njerkun

556
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Kingaroy në Australi. Një burrë u dënua me 15 vjet burgim, pasi akuzohet se ka përdhunuar në mënyrë të vazhdueshme thjeshtrën, vajzën e gruas.

Ai u akuzua për përdhunim dhe sulm fizik ndaj vajzës. Vajza është përdhunuar që në moshën 10 vjeçe dhe abuzimi ndaj saj ka zgjatur për 6 vjet, kur ajo ia doli të arratisej nga banesa. Gjatë kësaj kohe, 41-vjeçari e kishte lënë vajzën shtatëzënë dhe e rrahu që ajo të abortonte, shkruajnë mediat e huaja.

Në moshën 15-vjeçare, vajza u bë nënë me një djalë nga njerku, i cili vazhdonte ta përdhunonte. Abuzimet ndodhnin në kohën që nëna e vajzës ishte në dhomën tjetër ose kishte dalë.

Nuk dihet nëse ajo kishte dijeni për këtë abuzim të rëndë. Viktima e përdhunimit është tani 19 vjeçe dhe vuan pasojat e rënda të abuzimit që në moshë të hershme.