Frida Krifca jep me qira bazën në Karaburun për rezervat peshku

Vijon skandali i dhënies së pasurive kombëtare për rezervat peshku të kompanive private sa në një ministri në tjetrën, nga Ibrahimaj te Peleshi. Së fundmi Frida Krifca legalizon  zaptimin e moleve detare,për të shtuar fermat e peshkimit. Gati shkatërrimi i panoramës turistike bregdetare nga betonizmi për pasurimin e oligarkëve të peshkut. Ja vendimet e skandalit

Fermat e peshkimit shtohen çdo vit. Vargu i gjatë i rezervateve vazhdon nga Gjiri i Dardhës, pastaj edhe në atë të Raguzës së dytë e kështu deri afër Shën Vasilit. Të gjitha këto janë territore të administruara nga Forca Detare dhe Ministria e Mbrojtjes, por vendimet herë jepen nga Ministria e Financave, herë nga ajo e Bujqësisë, herë nga ajo e Turizmit dhe e Mjedisit.

Skandali i dhënies së bazës detare të Pasha Limanit për rezervat peshku një kompanie private vazhdon prej 7 vjetësh sa në një ministri në tjetrën. Fermat e peshkimit shtohen çdo vit. Vargu i gjatë i rezervateve vazhdon nga Gjiri i Dardhës, pastaj edhe në atë të Raguzës së dytë e kështu deri afër Shën Vasilit. Të gjitha këto janë territore të administruara nga Forca Detare dhe Ministria e Mbrojtjes, por vendimet herë jepen nga Ministria e Financave, herë nga ajo e Bujqësisë, herë nga ajo e Turizmit dhe e Mjedisit.

NOA

Ajo që nisi në vitin 2018, me vendim të Ministrisë së Financave, që legalizonte zaptimin e këtyre moleve detare, vazhdoi këtë verë nga Ministria e Bujqësisë e drejtuar nga Frida Krifca. Gjithçka bëhet për të mbajtur këto territore detare në zotërimin e kompanisë private Alb-adriatico 2013.

Vendimi i Krifcës

Zonat e përcaktuara për akuakulturë, Frida Krifca i ka hedhur për diskutim publik në faqen e ministrisë për 20 ditë kalendarike. “Konsultimi publik” për periudhën kohore në respektim të ligjit, u zhvillua nga data 14 qershor 2023 deri më datë 12 korrik 2023. Gjatë fazës së konsultimit publik ka patur vetëm një koment dhe dokumenti është parë nga vetëm 250 veta. Siç gjejmë në dokumentet e konsultimit publik, gjatë kësaj kohe ka patur vetëm një koment. Për ironi, komenti është bërë nga shoqëria “Alb Adriatico 2013” shpk (e cila zotëron fermat e peshkut) që sugjeron përcaktimin e disa koordinatave gjeografike të reja në zonën e Gjirit të Vlorës.

Kuptohet qartë se si ministritë i bëjnë vendimet ashtu si i do privati, deri në përcaktimin e sipërfaqeve detare.

Ndërsa marrja e mendimit nga ministritë e tjera u bë nga muaji maj 2023 deri në korrik 2023. Cili është mendimi i Ministrisë së Mbrojtjes? Sigurisht Peleshi është dakord, por ç’thotë Forca Detare? Këtë nuk e shohim të pasqyruar! Nuk duket gjëkundi i as mendimi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. E si mundet të jenë dakord ekspertët e mjedisit në këtë ministri, kur Zona Detare e Karaburunit është e përcaktuar e Zonë e Mbrojtur Natyrore?

Parku Kombëtar i ekosistemit natyror detar pranë Gadishullit të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit është shpallur më 28 prill 2010 nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Sipërfaqja e përgjithshme e Parkut Kombëtar “Karaburun-Sazan” është 12.570,82 ha, ku zona detare pranë Karaburunit përbëhet nga 9.848,95 ha dhe zona detare pranë ishullit të Sazanit përbëhet nga 2.721,87 ha.

Përse nuk janë marrë si palë të interesuara shoqatat lokale mjedisore të Orikumit dhe Vlorës? Pse nuk ka dhënë mendim Bashkia e Vlorës, përkatësisht njësia vendore e Orikumit? Pra, duket se ky është një konsultim formal i dërguar për vulosje tek kryeministri Edi Rama.

Për ministren Krifca kjo çështje është thjesht statistika e mijëra tonë peshq që prodhohet, por dëmi mjedisor i shkaktuar dhe shkatërrimi i panoramës turistike nuk është problem.

Sipas një njoftimi të ditës së sotme, Këshilli i Ministrave miratoi dokumentin udhëzues të politikave për Zonat e Përcaktuara për Akuakulturë (ZPA) në Shqipëri me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të akuakulturës. Këtu përfshihet edhe Vlora.

Sipas Krifcës, me këtë shtytje të re synohet më shumë mundësi për shitjen e produkteve të peshkut “Made in Albania” në tregjet e eksportit.

Vendimi i vitit 2019

Ministrja Krifca vetëm sa kryen procedurën formale të radhës, sepse prej kohësh kjo zonë detare është shkatërruar dhe shëmtuar. Zaptimi i disa moleve që ishin nën administrimin e Pasha Limanit në Karaburun, ka filluar me procedurën e dhënies me qira të pronës shtetërore me numër 934, kur privatit iu kalua prona me emërtimin “Objektet e Marinës, Raguza e Parë”, Karaburun, Orikum, Vlorë. Sipërfaqja e përgjithshme është 12 500 m2 nga ku sipërfaqe nën objekte është 889.6 m2 dhe sipërfaqe funksionale 11,610.4 m2 në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjiri i bukur i Raguzës futet në tokë gati 350 metra në perëndim ndërmjet kepit më të njëjtin emër nga veriu dhe kepit të dalë nga jugu, mbi të cilin ngrihet maja e rrumbullakët, 202 metra e lartë. Gjerësia mesatare e gjirit është 400 metra. Vija bregdetare e tij është shkëmbore e ulët, kurse bregu është shumë i pjerrët.

Në gjirin e Raguzës janë ndërtuar nga Flota detare tri mole prej betoni, që aktualisht shfrytëzohen nga kompania Alb-adriatico për të mbajtur mjetet e saj dhe ushqimin e peshqve. Edhe sikur të mos i marrim parasysh dëmet që i shkakton kjo sipërmarrje florës nëndetare në këtë zonë të mbrojtur, skandal i Gjiri të Raguzës është më i gjerë, sepse territori është pjesë e mbrojtjes së bazës detare të Pasha Limanit, të një vendi anëtar të NATO-s. Gijotina