BBC/ Shefi i Pfizer: Vaksinat duhet të injektohet çdo vit

362
Sigal

Kreu i firmë së vaksinave Pfizer, deklaron se vaksinat anti-Covid duhen bërë çdo vit për të qënë më të sigurt. Të dhënat financiare tregojnë se tre kompanitë më të mëdha Pfizer, Moderna dhe BioNTech fitojnë në 1 orë 5 mln USD ose 124 mln USD në 24 orë

 

Kreu i firmës Pfizer mendon se vaksinat anti-Covid duhet të injektohen çdo vit.“Nëse duhet të bëjmë një supozim nga çfarë kam parë deri tani, do thoja që me shumë gjasa nevojitet vaksinim i përvitshëm për ruajtur një nivel shumë të lartë mbrojtjeje”.

Në një intervista për mediat britanike BBC, ai thotë se vaksinimi u ka ruajtur jetën miliona njerëzve në mbarë botën. Burla thotë se vaksinat Pfizer u modifikuan për të krijuar mbrojtje sa më të mirë për variantet e reja që ka pësuar Covid-19, si për atë Beta ashtu edhe për Deltën.Ekspertët po përpiqen ta përshtatin për të krijuar mbrojtje edhe ndaj Omicron-it, që po ngjall frikë në të gjithë globin dhe që besohet se është varianti më ngjitës që ka qarkulluar ndonjëherë.Sakaq, shkencëtarët britanikë thonë se kanë zbuluar mekanizmin e krijimit të trombeve të gjakut nga vaksina AstraZeneca. Ata thonë se sistemi imunitar i individëve të caktuar sulmon gabimisht një lloj proteine që lidhet me viruset e dobësuara.

Pfizer, Moderna dhe BioNTech ‘fitojnë 120 mln USD në ditën dhe 5 mln në orë nga shitja e vaksinave’

Ekonomisti Frederic Bizard ka dhënë alarmin për fitimet e larta që gjenerohen nga Pfizer, Moderna dhe BioNTech, pasi çmimet e aksioneve ndryshuan si rrjedhojë e reagimeve të tregut ndaj variantit të ri Omicron.Sipas të dhënave nga Aleanca Popullore e Vaksinave, Pfizer, BioNTech dhe Moderna fitojnë së bashku 65 mijë dollarë (48,7 mijë paund) ҫdo minutë nga vaksinat e tyre, bazuar në fitimet e raportuara nga tre kompanitë në raportet e tyre të fundit. Grupi ka bërë thirrje që të hiqen patentat për vaksinat, duke argumentuar se ato duhet të konsiderohen një e mirë publike globale. Duke folur për Sputnik France, Prof. Bizard, i cili është i angazhuar pranë ESCP Business School në Pairs, i përshkroi këto fitime si “të jashtëzakonshme”. Ai shpjegoi: “Jemi në një situatë oligopoli: nuk ka konkurrencë të mjaftueshme që çmimet të rregullohen. Janë firmat ato që vendosin çmimet.”Ai gjithashtu bëri thirrje për një pronësi më të madhe publike të produkteve farmaceutike në Francë, duke shtuar: “Ne kemi nevojë për një konsorcium të mirëfilltë publik-privat për t’u bërë edhe një herë ata që kemi qenë, një lider në kërkimet për këtë teknologji.”Aleanca Popullore e Vaksinave ka argumentuar se kompanitë farmaceutike i kanë dhënë përparësi kontratave me vendet më të pasura.Kreu i Aleancës Popullore të Vaksinave në Afrikë, Maaza Seyoum tha: “Është e turpshme që vetëm një numër i vogël kompanish po fitojnë miliona dollarë çdo orë, ndërsa vetëm dy përqind e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.”

Këtij këndvështrimi i është bërë jehonë edhe nga Oxfam, pasi Menaxherja e Politikave Shëndetësore, Anna Marriott, komentoi se ishte një: “Dështim i plotë i qeverive që i kanë lejuar këto kompani të mbajnë kontrollin e monopolit dhe të kufizojnë artificialisht furnizimin në mes të një pandemie, në një kohë kur kaq shumë njerëz në botë ende nuk janë vaksinuar.”Pavarësisht paralajmërimeve të tij për fitimet, Prof. Bizard pranoi se ato nuk duhet të sfumojnë përfitimet që vaksinimi ka sjellë për shoqërinë dhe ekonominë.Ai shpjegoi se “humbjet që vaksina na ka kursyer janë të pakrahasueshme me fitimet e laboratorëve”.Industria farmaceutike ka vënë në dukje prej kohësh kostot e konsiderueshme që lidhen me kërkimin dhe zhvillimin, si justifikim për të vazhduar me mbajtjen e patentave.Megjithatë, thuhet gjithashtu se shpërndarja e patentave nuk do të ishte e mjaftueshme për të sjellë një ndryshim së shpejti, për shkak të kohës që duhet për të krijuar fabrika të reja prodhimi.Kreu i Moderna, Noubar Afeyan, shpjegoi kohët e fundit se Moderna mund ta rrisë ofertën globale nëpërmjet prodhimit të vet më shpejt se sa po t’ua japë teknologjinë e saj shteteve të tjera.Ai tha për Associated Press: “Në gjashtë deri në nëntë muajt e ardhshëm, forma më e besueshme për të bërë vaksina me cilësi të lartë dhe në një mënyrë efikase do të jetë nëse i bëjmë ne ato”.Express.co.uk ka kontaktuar Pfizer, Moderna dhe BioNTech për komente të mëtejshme.Pfizer ofroi një kopje të të ardhurave tremujore, por asnjë koment mbi pretendimet e bëra nga Aleanca Popullore e Vaksinave mbi fitimet e përbashkëta të tre kompanive.Fitimet nga vaksinat janë vënë në fokus kohët e fundit pasi industria farmaceutike është duke iu përgjigjur variantit të ri Omicron.Pfizer dhe partneri i tij BioNTech kanë thënë se nëse varianti rezulton rezistent, ata mund të prodhojnë një vaksinë të re të përshtatshme në 100 ditë.Çmimi i aksioneve të Pfizer u rrit me dy për qind të hënën.Ndërkohë, Moderna tronditi tregjet dje pasi CEO i saj parashikoi se vaksinat ekzistuese do të kishin një rënie të efikasitetit kundër Omicron.Çmimi i aksioneve të Moderna ra mbi pesë për qind, ndërsa tregjet në nivel global gjithashtu pësuan një tërheqje.FTSE 100 i humbi fitimet e mëparshme duke rënë me rreth 1.5 për qind, ndërkohë që çmimi i naftës u ul gjithashtu nga frika e kufizimeve të reja dhe kërkesës më të ulët.