Afera me ‘Toyota Yaris’/ Manjani: Ja pse Bashës i duhet PD-ja si mburojë

334
Sigal

Nga Ylli Manjani

Halli i radhës “Yaris”.

Refuzimi për të dëshmuar tregon frikë. Se nga çfarë ka frikë Lulzim Basha të tregojë para drejtësisë rrethanat e një denoncimi krejt të panatyrshëm për një njeri që merret me politike, ai e di.

Por qartësisht ka frikë!

Ndërkohë si ka mundësi që Luli vijon të mbetet politikani që gjendet rregullisht në dyert e prokurorisë më shumë se çdo politikan tjetër në vend?!

I akuzuar dy herë me akuza konkrete nga drejtësia jonë. Tashmë gjendet i përfshirë edhe në histori parash, edhe jashtë shtetit, SHBA e Belgjikë.

Përse vetëm ky gjendet gjithmonë në kësi ngjarjesh?! Ky që është kundër krimit e oligarkëve me demek…!

Dhe në në fund, kujt i duhet PD më shumë se Lulit për mburojë?!  Ndoshta përgjigja e kësaj pyetje sqaron kapjen me thonj që i ka bërë karriges së kryetarit të PD…! Në fakt PD ka qenë gjithmonë alibia dhe mburoja e Tij ndaj të gjitha akuzave dhe çështjeve hetimore ndaj tij. Padyshim bashkë me PD edhe Berisha…

PD dhe Berisha e mësuan keq tjetrin duke e mbështetur e mbrojtur në çdo situatë. Ndaj ai flet me kompetencë për “përdorim të partisë për halle personale”. Ja ka pa hairin PD.

Dukshëm fare!

Tani i duket se e meriton përjetë mbrojtjen politike.

Çështja është se Ai atë dëshmi para prokurorit belg do ta japë, me hir apo pahir. Në karrigen e kryetarit ose jo, atë dëshmi do ta japë me një këmbë. Si Çeço.

Nuk ka asnjë rrugë tjetër.

E këshilloj që kur ta japë të thotë të vërtetën se ata nuk i ndahen. Nuk është si Nick Muzini ky rast… Dukshëm është tjetër gjë.

As zonja Kim nuk ka ç’t’i bëjë.

Si gjithmonë i çon punët pa alternativa. Ndaj dhe thotë “s’kisha rrugë tjetër”… Po këtë radhë e ka direkt për bythë të vet.

Ah, ndërkohë do të duhet t’i kërkojë falje edhe Taulantit…

*****

Dhe ne prisnim që ky të na bënte rrotacion!!! Ne paskemi qenë më rrota se vetë rrota!