- – Ne kemi trashëguar njësistem arsimimi nga lindja dhe kalimi në sistemin perëndimor ka sfidat e veta.
- – Shoqëria shqiptare nuk ishte e përgatitur për këtë kalim dhe të kishte një traditë të tillë.
- – Sot kemi shkolla në fshatra apo qytete të vogla me ose pa mësues, me problematika apo klasa të grumbulluara tërë vitet në një grup
- – Nëse qeveritë do të kishin prioritet arsimin ai duhet të ishte i stimuluar në fonde, në krijim kushtesh për përgatitjen e armatës së mësuesve të rinj
- – Largimi masiv i elitës intelektuale dhe brezit të ri më me perspektiv solli edhe uljen e nivelit të mësimdhënies dhe nxënies.
- – PISA është një nga treguesit nëse sistemet shkollore po i përgatisin studentët për ekonominë globale të njohurive të shekullit të 21-të
Intervistoi; Albert Z. ZHOLI
Rezultatet e dobëta të nxënësve shqiptarë në PISA 2022 dolën nga mungesa e angazhimit real të mësueseve. Kjo është analiza e Ministrisë së Arsimit. Si pasojë e këtij rezultati, 4000 mësues të lëndëve ekzakte do t’i nënshtrohen programit të trajnimit për proceset mësimdhënëse ndërsa në testim ndërkombëtar ministria parashikon të dërgojë edhe mësuesit.
Shkollat pjesëmarrëse në PISA 2022 do të kalohen në kontroll nga Ministria e Arsimit për rezultatet e dobëta të nxënësve shqiptarë për të cilat ministrja Ogerta Manastirliu ngre gishtin tek puna e mësuesve. “Nga vlerësimi që është bërë së fundmi, është vlerësuar nga ju që ka pasur një mungesë të angazhimit real. Duhet të angazhohemi maksimalisht. Duhet dhe parapërgatitje, sepse sistemet nuk janë të njëjta. Ne kemi hartuar një plan me synim përmirësimin e rezultateve në testimin e ardhshëm PISA 2025. Ky plan synon zbatimin e menjëhershëm, nga ky muaj”.
Në sitën e kontrollit do të kalojë mësuesit për aftësitë të mësimdhënies dhe programi i trajnimit do të nisë brenda janarit për 4000 mësues të lëndëve ekzakte. Paralajmëroi se brenda muajit janar do të shpallet programin për trajnim të 4 mijë mësuesve. “Organizimi i trajnimeve periodike për mësuesit e gjuhës, leximit, matematikës, gjuhës shqipe dhe shkencave do të realizohet nëpërmjet materialeve mbështetëse, të cilat janë duke u hartuar për përmirësimin e mësimdhënies”, shtoi Manastirliu.
Madje në përmirësim të procesit të mësimdhënies edhe mësuesit do t’ju nënshtrohen vlerësimeve ndërkombëtare. Manastirliu kërkon nga mësuesit edhe një matje të vërtetë të dijeve të nxënësve jo vetëm referuar në notat e tyre. Në bilancin e ministrisë sa i takon renditjes së shkollave me rezultatet më të larta vijojnë të kryesojë Tirana, përkatësisht shkollat Ismail Qemali, Qemal Stafa, Sami Frashëri, etj.Po cilat janë arsyet e dobëta të testit PISA sipas Dr. Vladimir Mici? Ja si shprehet ai për Telegraf.al…
Në testin Pisa shkolla shqiptare doli me rezultatet më të ulta në Europë. Cilat janë arsyet? Pse kjo situate?!
Testi Pisa është Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (Programme for International Student Assessment – PISA). Pra ky test përbën një problem madhor për shkollën shqiptare… Për herë të parë ky lloj hulumtimi është kryer në vitin 2000 dhe pastaj është përsëritur çdo tre vjet. Kjo është bërë me qëllim të përmirësimit të politikave arsimore.Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) është një program global ku rreth 600,000 studentë 15-vjeçarë nga vende të ndryshme vihen nën një test dyorësh për të vlerësuar aftësitë dhe njohuritë e tyre, kryesisht në shkencë, lexim dhe matematikë. Pyetjet e testit PISA nuk vlerësojnë memorizimin e fakteve, por kërkojnë që studentët të përdorin aftësitë dhe njohuritë e botës reale për zgjidhjen e problemeve. I fundit qëështë kryer ështëi vitit 2022 dhe sipas rendit sivjet ështëedhe Testi Pisa 2025. Meqenëse një renditje e lartë në PISA korrespondon me suksesin ekonomik, studiuesit kanë arritur në përfundimin se PISA është një nga treguesit nëse sistemet shkollore po i përgatisin studentët për ekonominë globale të njohurive të shekullit të 21-të. Në opinionin tim dhe me sa jam i njohur, çdo system arsimor përbëhet nga tre shtylla. E para ka të bëjë me programet e shkollimit, e dyta ka të bëjë me infrastrukturën dhe e treta me stafin arsimor.
- Mos vallë problem ende ngelet kalimi nga një sistem arsimor lindor në atë perëndimor?
Ne kemi trashëguar një sistem arsimimi nga lindja dhe kalimi në sistemin perëndimor ka sfidat e veta. Shoqëria shqiptare nuk ishte e përgatitur për këtë kalim dhe të kishte një traditë të tillë. Largimi masiv i elitës intelektuale dhe brezit të ri më me perspektiv solli edhe uljen e nivelit të mësimdhënies dhe nxënies. Infrastruktura arsimore nuk është vetëm Tirana apo disa qytete kryesore por tërë sistemi i shkollimit. Ne jemi dëshmitarë se kemi shkolla në fshatra apo qytete të vogla me ose pa mësues, me problematika, apo klasa të grumbulluara tërë vitet në një grup. Të pretendosh se çfarë mësimi dhe përgatitje cilësore mund të bëhet kjo përbën një sfidë. Shkollat janë pa mjete diaktike apo mjete të vjetëruara. Ka humbur lidhja me realitetin ku fshatra të tërë janë braktisur dhe po ashtu edhe mësuesit janë larguar dhe më shpejt ikin sesa shkojnë në shkolla. Në disa qytete vijon mbipopullimi i nxënësve dhe një pjesë e shkollave në ristrukturime të vazhdueshme. Sidoqofte duke marrë përballë vlerësimin Pisa 2022. Shqipëria nw raport me vëndet e rajonit është sipas tabelës së mëposhtëme:
Shteti | Pikët sipas PISA
|
|||
Totali | Matematikë | Shkencë | Lexim | |
Shqipëria | 1102 | 368 | 376 | 358 |
Mali i Zi | 1214 | 406 | 403 | 405 |
Kosova | ||||
Greqia | 1309 | 430 | 441 | 438 |
Italia | 1430 | 471 | 477 | 482 |
Serbia | 1327 | 440 | 447 | 440 |
Kroacia | 1421 | 463 | 483 | 475 |
Maqedonia | 1128 | 389 | 380 | 359 |
Rumania | 1284 | 428 | 428 | 428 |
Vendi i parë
Singapori |
1679 | 575 | 561 | 543 |
Pra shihet që testimi i vitit 2022 na ka lënë të fundit, në rajon dhe Europë. Për testimin ndërkombëtar PISA 2025 në Shqipëri, ai do të zhvillohet në 160 shkolla të vendit, ku marrin pjesë 6,330 nxënës 15-vjeçarë, për vlerësimin e njohurive dhe kompetencave të tyre në lexim, lëndët shkencore dhe matematikë, vlerësim që do të zhvillohet online. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, u shpreh se janë marrë masat që ky testim të pasqyrojë realisht nivelin e përgjithshëm të arsimit në Shqipëri, punën e të gjithë mësuesve, si dhe arritjet dhe kompetencat e fituara nga nxënësit. Përgatitjet për testimin PISA kanë nisur prej 1 viti, me trajnimin e mësuesve, ku janë trajnuar 1000 mësues si dhe realizimin e testeve prove për nxënësit. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka hartuar dhe po zbaton një plan të detajuar për përmirësimin e rezultateve në PISA 2025, i cili përfshin: analiza të thelluara të rezultateve të mëparshme, trajnime periodike për mësuesit në fushat kyçe, si dhe zhvillimin e materialeve mbështetëse për mësimdhënie.
-Rezultatet e këtyre testimeve janë ende në vijim dhe nuk mund të shprehem se ku jemi apo jo?.
Ajo që mund tëthuhet është fakti që sistemi ynë arsimor është problematik dhe që nuk i përgjigjet sfidave të shkullit të 21 dhe përgjegjëse për këtë janë qeveritë që nuk kanë qënë në gjëndje të përmbushin pritshmëritëe kërkuara. Këtu nuk është problem nxënësi, por mendësitë qeveritare që nuk e shohin arsimin si proiritet absolut por si një detyrim për të çuar ca para për të justifikuar taksat e qytetarëve shqiptare. Nëse qeveritë do të kishin prioritet arsimin ai duhet të ishte i stimuluar në fonde, në krijim kushtesh për përgatitjen e armatës së mësuesve të rinj jo me kualifikime mujore apo tremujore por me sisteme shkollimi që inkurajohen dhe vlerësohen. Kush punon në arsim është i varfër dhe varfërinë se do askush. Kështu ne shohim që maturantë të kërkojnë degë mjekësie ekonomie, inxhinierie që kanë të ardhura dhe jo ,mësuesie me paga qesharake. Askush nuk kërkon të nënshkruajë të punojë mësuses që ti destinohet varfëria. Në kushtet e mbijetesës këta arsimatarëdo të tentojnë tëdeformojnë arsimin, duke çuar në mitmarrje, korupsion dhe deri në të bërit biznes. Praktikave të këtij modeli duhet ti vij fundi dhe këtë nuk e zgjidh portali i mësuesve. Por vendimi për të çuar në piedastalin e vlerësimeve maksimale monetare dhe morale këtë armatë dhe një punë e garantuar.