– Shpresa është mëngjes i mirë, por darkë e keqe…!
1-Shpresa e “vrarë” e shqiptarëve !
Për këtë u binda nga samiti që u zhvillua në Londër. Atje u theksua: “Edhe pse rajoni ka bërë një progres të konsiderueshëm gjatë dekadës së fundit, ende ekziston një hendek i ndjeshëm me Bashkimin Europian”.
“Sipas një studimi të ri të BERZH-, ka mundësi që duhen mes 40 dhe 70 vjet, ose edhe më shumë, për të mbyllur këtë hendek.”
Kjo është dëshpëruese. Jo vetëm fëmijët, nipër dhe mbesa, por dhe fëmijët e fëmijve tanë nuk do mundin të jetojnë si në Evropë.” Kjo sjellë që 604 mijë shqiptarë të jenë larguar e pajisur me pasaportë të një vendi të Bashkimit Europian në 20 vitet e fundit, dhe 210 mijë të tjerë të këkojnë azil!
Kjo është dhe arsyeja që të gjithë duan të largohen!!
Kur s’relizohet shpresa, “vdekjen’ e ke pranë. Sipas Eurostat, 1 në 3 shqiptarë vuan nga pasiguria për ushqim për shkak të mungesës së parave apo burimeve të tjera.
2-Shpresa tek ne lindi me demokracinë.
Fillimisht u duk s’i e shëndetshme! Shumë u gëzuam, por tani jemi përsëri të trishtuar! Kanë kaluar 33- vjet dhe ajo është e dobët, e venitur dhe e sëmurë! Na është sosur durimi. Lindëm për një shpresë e po vdesim pashpresë!
Më kanë mbetur në kujtesë disa thënije të njerëzve të mëdhenj për shpresën.
“Shpresa vdes, vetëm kur vdes vetëdija për domethënien e saj.
Shpresa është ëndër e të zgjuarve. Njeriut mund t’i ndalohet çdo gjë, veç shpresës për të ardhmen. Shpresa është parapagesë, të cilën e jep fati. Të shpresuarit është mëngjesi i mirë, por darkë e keqe. Më pak kënaqemi me atë që kemi arritur, sesa me atë që shpresojmë. Gjëja e fundit që humb njeriu është shpresa.
3-Dëshira e parealizuar është “e vdekur!”!
Në këto kushte është detyra e sejcilit të lëvizë përpara pavarësisht pengesave, por ja që s’kemi as forcë e as mundësi për të kapërcyer dhe ecur përpara. E kundërta çdo njeri është ballafaquar me dështime të panumërta që na kanë bërë pesimist.
-Sejcila forcë politike ka fuqinë për të kaluar çdo sfidë e të ngjalli shpresën tek shqiptarët vetëm me fakte, bindje e jo me demagogji.
Njërëzit kanë qëllime në jetën e tyre, të cilat janë të lidhura me shpresën e duan t’i realizojnë. Qëllimi është pasqyrimi në ndërgjegjen e njeriut, për të arritur një rezultat. Që të realizohet qëllimi, duhet vullneti. Vullneti është veprimtaria për të arrirur qëllimin e caktuar.
Shpresa i lejon njerëzit t’i qasen problemeve me një mendim dhe strategji të vendosur, të përshtatshme për sukses, duke rritur kështu shanset që në të vërtetë do t’i përmbushin qëllimet e tyre.
Në botë, shpresa mbetet ende e fortë në listën e nevojave njerëzore. Shpresa është ajo që na bën të vazhdojmë të jetojmë. Shpresa është një angazhim për të vazhduar luftën, krijon qëndrueshmëri dhe forcë në një person. Ne duhet të pranojmë pakënaqësi, por kurrë nuk duhet të humbim shpresën, sepse në jetë do të ketë shumë dështime, por pa shpresë, nuk do të ketë kurrë një arritje të vetme. Në këto kushte nuk duhet të heqim dorë dhe të mos mendojmë se qëllimi ynë është i pamundur ose shumë i vështirë për t’u arritur.
Në përfundim, shpresa gjithmonë do të jetë harta e rrugës dhe drita në rrugën më të errët të jetës. Këto që thashë janë parime të përgjithshme që i duam, por të vështira për t’u zbatuar!
Jemi vendi më i varfër i Evropës! Varfëria e tejskajshme ekonomike. papunësi, paga, pensione minimale, pasiguria, drejtësia, shëndetësia, arsimi e tjera na kanë bërë që kundër deshirës të “braktisim “ vendlindjen. Një valë e re emigrimi e të rinjve shqiptarë është një nga shkaqet kryesore të mungesës vuri në dukje Banka Botërore. në raportin e fundit për zhvillimet rajonale.
Banka analizoi se papunësia, korrupsioni dhe emigracioni mbeten shqetësimet kryesore të largimeve.
Kufizimet mbi tregun e punës nuk krijojnë klimë të favorshme për investimet e huaja. Në zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri, dëshira e shprehur për të emigruar tani arrin kulmin midis grup-moshës 27-30 vjeç, duke sugjeruar se emigracioni do të vazhdojë të ndryshojë strukturën demografike. Ndërkohë, flukset hyrëse të konsiderueshme të remitancave nga varfëria, po dekurajojnë pjesëmarrjen e fuqisë punëtore.
Të dhënat mbi azilkërkuesit në BE tregojnë se tendencat e largimit nga rritja e çmimeve nuk ka të ndalur, ndonëse ritmet janë ngadalësuar muajt e fundit. sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit (inflacioni) që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë mallrash të caktuar, arriti në 8.3%, niveli më i lartë që nga viti 1998, kur vendi po e merrte veten nga kriza që shkaktoi në ekonomi rënia e piramidave.
4-Shifra bindëse.
Të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë më të ultat jo vetëm në Europë, por dhe në rajon. 11 mijë persona më shumë aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare, që përkthehet në një rritje prej 17%. Krahasuar me gushtin e vitit 2021. Numri total i kërkesave ka pësuar një rritje prej 54%. Nivelet e mirëqenies në Shqipëri do të bien me rreth 4 % nga inflacioni i lartë, ndërsa varfëria do të rritet me rreth 8.4 %. Me rritjen e shpejtë të çmimeve në të gjithë botën, Banka Botërore përditësoi kufijtë e varfërisë relative në vlerë nominale. Në vendet e varfra me të ardhura të ulëta kufiri i varfërisë është 2,15 dollarë amerikanë në ditë, në vendet me të ardhura mesatare të ulëta kufiri i varfërisë është 3,65 dollarë në ditë dhe në vendet me të ardhura mesatare të larta ku bën pjesë edhe Shqipëria ky kufi është 6,85, nga 5.5 dollarë që ishte vitin e kaluar.
Kush ushqen veten me shpresë, “vdes” i uritur.





















