Evdal Nuri: Kur plakesh, mos i jep mënd askujt…!

746
Sigal

 

S’të dëgjon njeri edhe po të kesh të drejtë. Këtë e kisha dëgjuar, por tashti i besoj.

1-Të dëgjuara, të lexuara dhe të jetuara. Mos i jep mend askujt edhe nëse je i bindur se ke të drejtë. As mos i jep ndihmë të tjerëve nëse s’ta kërkojnë. Ata e quajnë bezdi. Mos u mundo të ndihmosh njerëzit e tu të dashur nga të gjithë të këqiat, se s’do mundesh! Mos u bëj plak grindavec, duke u ankuar për fqinjët, shëndetin, pensionet, se s’të qan hall njeri. Mos i mëso fëmijët e t’u të jenë kopja e juaj, se ata do të jetojnë në një kohë tjetër ndryshe nga ajo e jotja. S’ke pse mburresh që unë në moshën tënde kam qënë kështu dhe ashtu, ose të kam bërë kokën e duhet të më dëgjosh e të bësh s’i të them unë! Jam plak i rrahur me vaj dhe me uthëll dhe i di gjërat më mirë se ty. Kjo është e padurueshme për ta. Mos kërko që nipërit apo mbesat të thërrasin me emër: ata e kanë të vështirë. Organet e shqisave janë dobësuar. Kur s’e dëgjon mirë një bisëdë, mos kërko t’a përsërisin: s’ta kanë ngenë. Rrobat s’ke pse i mban me vite pa i përdorur. Dhe e ke të vështirë t’ja japësh dikujt që ka nevojë. Dije se kur të vdesësh ato do t’i hedhin. Mos shpenzo para kot. Kujdesuni për njëri-tjetrin. Dikur keni qënë të rinj dhe e donit njëri –tjetrin. Tani veç dashurisë, keni nevojë s’i asnjëherë për ndihmën e njëri –tjetrit Edhe nëse ke dëshirë, s’mund të ecësh me hapin e kohës: të përvetësosh teknollogjinë e re si celular, kompjuter e tjerë. Bëj aq sa mundesh dhe atë që mundesh. Mos fajso veten, për këtë apo atë punë, që s’mund t’a bësh. Edhe kur ke dëshirë të punosh shpesh të tjerët s’ti pëlqejnë punët. Fjala vjen të thonë, s’i ke nderur mirë rrobat, s’di të psonisësh, enët s’i lan mirë e tjerë. Më mirë mos u merr me këto punë. Nuset e sotme që në ditën e parë të martesës kërkojnë ”pushtetin “! Jepja se me kalimin e viteve do t’ja dorëzosh vetë! Të plakesh është një dhuratë , mbase ke jetuar, pavarësisht se s’i ke jetuar. Kur i them motrave: Meqos e Semihasë që u plakët, ato më thonë:” Jetuam pa u plakëm o vëlla. Ka dhe shumë të tjerë, që kanë shkuar në botën tjetër pa e gëzuar pleqërinë! “Kam parë disa miq të dashur të largohen nga kjo botë para se të shikojnë lirinë, që vjen me plakjen. Më vjen keq, por më kap dhe frika! Edhe pse i plakur, do të doja të jetoja me ritmin e viteve 50 vjeç. Shpesh kujtoj ndonjë dashuri të humbur. Shikoj të rinj me një veshje dhe sjellje krejt ndryshe. Edhe ata do të plaken, por s’mund t’ja them, se s’do më japin të drejtë. Eshtë e vërtetë që me kalimin e viteve zemra ime ka vuajtur nga humbja e personave të afért, nga dhimbja e ndonjë fëmije. Por është pikërisht vuajtja, që na jep forcë për t’i duruar këto dhimbje. Një Zonjë grua nga Berati edhe pse është tek të 90-tat jeton ashtu s’i e ndjen veten mirë. Deri në orën 9 nuk  pranon t’a shqetësojë njeri. Më vonë në mënyrë korrekte zbaton programi ditor me përpikmëri. Marrë vitamina D,-thotë duke qëndruar orë në diell. Dhe ka shumë të drejtë. Mendjen e ka top. Dikush tjetër thekson;”Jam krenare që kam jetuar mjaft gjatë për të ruajtur buzëqeshjen e rinisë sime. -Më pëlqen të jem plakur, sepse pleqëria më bën më të mençur, më të dashur, më të lirë, kështu mendoj unë! -E di që nuk do të jetoj përgjithmonë, por për sa kohë që jam këtu, do të jetoj sipas ligjeve të mia, ato të zemrës sime. Nuk dua të grindem me njeri, se s’kam kohë të pajtohem. Nuk do të ankohem për atë që nuk ka qenë, ose të shqetësohem për atë që do të jetë. Për kohën që mbetet, unë do ta dua jetën ashtu s’i të’më vijë!

2Marrëdhëniet prind- fëmijë. Ky është një problem i mprehtë social. Në diktaturë sundonte një koncept tjetër, një dashuri dhe respekt i veçantë për prindërit. Ata ishin të detyruar të jetonin në të njëjtin banesë e kjo i afronte , por i krijonin kushte lehtësuese reciproke. Kushtet social ekonomike kishin krijuar marrëdhenie më të ngushta. Tani familja është shpërbërë. Një pjesë e fëmijëve janë larguar jashtë vendit, kanë krijuar familjen e tyre. Largësia ka venitur dashurinë ndihmën dhe respektin. Dashuria për fëmijët asnjëherë nuk ndryshon në çdo moshë që të jetë fëmija. Dashuria prindërore është absolute dhe e pakushtëzuar. Megjithëse fëmijët ndryshojnë, zemra e prindërve asnjëherë nuk ndryshon. Një vajzë me zemër të hapur thotë:”Dashuria që mua më kanë dhënë prindërit është dashuria më e bukur që mund të kem patur. Edhe pse sot jam e martuar, mami dhe babi mbeten dy njerëz që s’ma kanë kthyer e s’kanë për të ma kthyer kurrë shpinën! Prej tyre ka lindur edhe origjina e dashurisë sime. Nëse ata vetë s’do më kishin ushqyer me dashuri, edhe unë s’do mundesha të ushqeja të tjerët me të njëjtën dashuri.”

Pleqëria ka kusuret e saj. Pleqëria përbën stadin e tretë të moshës së rritur. Është mosha me probleme të mëdha fizike, psikike, shëndetësore, financiare dhe shoqërore. Të prishet regjimi ditor e krijohen strese, të cilat të dëmtojnë psikologjikisht. Dua të theksoj, se këto faza s`janë të prera si me thikë. Këtu ndikon kodi gjenetik, gjendja shëndetësore, trashëgimia, sëmundjet, mënyra e jetesës e tjerë. Disa shenja të pleqërisë i kanë dhe para moshës 65 vjeç, kurse të tjerët ndoshta edhe pas 75 vjeç. Megjithatë, te i moshuari kanë ndodhur ndryshime të mëdha. Gjatë kësaj kohe procesi i plakjes përshpejtohet dhe njerëzit përjetojnë një keqësim të gjendjes fizike, duke iu frikësuar vdekjes

3- Stadi psikologjik i vdekjes. Stadi i mohimit. Personi beson se mjeku ka gabuar dhe s’është e mundur, që ai është kaq i sëmurë e do të vdesë. Zemërimi. Kur i sëmuri e kupton se do të vdesë, zëmërohet dhe e shpreh këtë me njerëzit që ka përreth, duke shprehur frikën, dhimbjen, trishtimin, vetminë e shoqëruar me një koprraci të theksuar. Stadi i marrëveshjes. I sëmuri përpiqet të fitojë kohë, duke folur me mjekët e i lutet Zotit edhe pse më parë mund të mos ketë besuar-Depresioni. Ata e kuptojnë faktin e pashmangshëm, që janë duke vdekur, megjithatë përpiqen të ushqehen sa më shumë me shpresën se mund ta shtyjnë dhe ca kohë jetën. Stadi i pranimit. Pranojnë vdekjen si pjesë të jetës, duke qenë të bindur e në mënyrë të qetë ta presin atë. Përfundimisht në moshën e pleqërisë të humbet interesi për jetën. Është e kuptueshme se këto nuk vijnë menjëherë. Herë është më e theksuar njëra, herë tjetra, por gjithsesi janë të pranishme  bashkëudhëtare, duke u thelluar me kalimin e kohës. Pleqëria vjen natyrshëm pa e kuptuar. Krahasoni veten me ç’ka lexuat e pëcaktoni përqindjen e pleqërisë që iu ka zënë. Reflektoni, ndryshe do të bëheni të bezdisur dhe për njerëzit e afërt! Së fundi:”Për gjithçka në jetë bëre gjithça që munde. Ruaj dinjitetin tënd në çdo moment e në çdo situatë. E rëndësishme është që të kuptosh që gjatë gjithë jetës ke bëre më të mirën e mundshme. S’i bëre keq njeriut. Mos harro se deri sa je gjallë, dikush të do e ka nevojë për ty e kjo duhet të gëzojë.”