Evdal Nuri: “Kongresi i Lushnjes” dhe kontributi i vyer i Besim Nurit

499
Sigal

Ky emër është i lidhur ngushtë me gjithë veprimtarinë e Kongresit të Lushnjes. Ai ishte i “Zoti i Shtëpisë”. Kryetar i Bashkisë dhe Kryetar i Komisionit Nismëtar të Kongresit të Lushnjes. Atij i kërkohesh organizimi i këtij “Kuvendi të Madh”, me rëndësi të veçantë historike . I kërkohej pritja dhe përcjellja e burrave më të shquar të kombit. Mbarëvajtja e punimeve, shërbimi, ushqimi, fjetja, qetësia , siguria e gjithë delegatëve. Dhe të gjitha këto detyra i kreu më së miri . 1Kongresi themelues i shtetit modern shqiptar ose si do të quhej i “Pavarësisë së dytë të Shqipërisë.” Në Lushnjë nisën përgatitjet për organizimin e mbarëvajtjen e këtij kuvendi. U ngrit një komision iniciator me 22 anëtarë, burra patriotë të shquar me kryetar Besim Nurin. Nuk duhet të harrojmë se në atë kohë qyteti i Lushnjes numëronte një popullsi prej 2800 banorë. Pavarësisht numrit të vogël të haneve në qytet, shtëpitë e lushnjarëve të gjitha pa përjashtim, u treguan të gatshme për të strehuar dhe pritur delegatët. Theksojmë se bujaria dhe mikpritja lushnjare shprehej kudo. U zgjidh gjithashtu edhe problemi i furnizimeve me ushqim, ku përveç Lushnjes të gjitha fshatrat përreth saj, do kontribuonin me ushqime sipas mundësive. Në sallën ku do të mblidheshin delegatët u vendosën dy foto.

 

Njëra ishte e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti dhe tjetra e Patriotit Ismail Qemal bej Vlorës. Në qytet ishte vendosur rregulli për bukurisipas porosive të Kryetarit të Katundarisë Besim Nuri.    2-Vendimet e rëndësishme të Kongresit të Lushnjes ishin kundër  copëtimit të Shqipërinë midis shteteve fqinj. Ky do të ishte Kongresi themelues i shtetit modern shqiptar ose si do të quhej i “Pavarësisë së dytë të Shqipërisë” Ky Kuvend i vuri “kufirin tek thana” Shteteve të Mëdha, që deshën ta copëtonin Shqipërinë midis shteteve fqinj. Ky do të ishte Kongresi themelues i shtetit modern shqiptar ose si do të quhej i “Pavarësisë së dytë të Shqipërisë. Kryetar i Kongresit u zgjodh Aqif Pashë Elbasani, nënkryetar u zgjodh Sotir Peci sekretarë u zgjodhën Koço Kota dhe Ferit Vokopola. Ditën tjetër (22 janar) mbajti një referat Ali Këlcyra, mbi rëndësinë e këtij Kongresi. Kongresi propozoi që çdo veprim i qeverisë së Durrësit të shpallet ilegal. Në ditën që u vijua, Kongresi pas shumë diskutimesh vendosi, që të bëheshin protestat më të ashpra kundër vendimit të Fuqive të Mëdha, për zbatimin e Paktit të Fshehtë të Londrës, i 26 Prillit 1915, i cili sanksiononte copëtimin e Shqipërisë. Në dhjetor1919, Fuqitë e Mëdha ishin marrë vesh të kënaqnin pretendimin e Italisë për sovranitetin ndaj Vlorës dhe të Greqisë që të pushtonte krahinën e Gjirokastrës si hap i parë drejt aneksimit. Mbledhja analizoi qëndrimin e qeverisë së Durrësit, si për situatën e brendshme, ashtu dhe në atë të jashtme. Në përfundim, u pranua që qeveria kishte vepruar jashtë programit, që ishte mbajtur në 25 Dhjetor të vitit 1918-të. Rëndësia e veçantë e Kongresit të Lushnjes ishte rimëkëmbja e shtetit shqiptarë, për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale.

Kongresi vendosi unanimisht, të shpalli të shkarkuar Qeverinë e Përkohshme të Durrësit, bashkë me të edhe delegacionin zyrtar të dërguar prej saj në Konferencën e Paqes. Ai caktoi një delegacion të ri të përbërë nga: Luigj Bumçi, Mehmet Bej Konica, Mihal Turtulli dhe Sulejman Delvina. Kongresi u shpreh për pavarësinë e plotë të Shqipërisë, kundër çdo mandati të huaj. Në telegramin e protestës, që iu dërgua kryetarit të Konferencës së Paqes, shpallej botërisht, se shqiptarët ishin gati të bënin të gjitha sakrificat, të derdhnin edhe pikën e fundit të gjakut të tyre, kundër çdo vendimi që do të vinte në rrezik tërësinë tokësore dhe pavarësinë e tyre të plotë”    Kongresi miratoi aktin kushtetues, ku sanksionohej sovraniteti i plotë i shtetit shqiptar dhe kjo u shpreh me organet që ngriti. Kongresi zgjodhi gjithashtu një Këshill Kombëtar, i cili do të luante rolin e parlamentit. U zgjodh edhe qeveria e kryesuar nga Sulejman Delvina Kryeministër. Në seancën e pestë, që u mbajt më 31 Janar pasdite, kongresi zgjodhi anëtarët e Senatit. Një vendim i rëndësishëm ishte: Tirana të jetë kryeqytet i Shqipërisë  Rëndësia e vendimet e Kongresit Lushnjes u dukën që në ditët e më vonshme. U tërhoq ushtria italiane nga Vlora. Shqipëria do të mbetesh automatikisht shtet i pavarur. Kjo ishte arsyeja që në shtator u pranua në Lidhjen e Kombeve. Ai mori në shqyrtim planet e Konferencës së Paqes së Parisit në lidhje me Shqipërinë, duke i quajtur ato të papranueshme. Kongresi i Lushnjes i tregoi botës se Shqipëria ishte e pavarur dhe e pandashme, çka do të thoshte se shqiptarët, trimat e Skënderbeut, do të luftonin deri në pikën e fundit të gjakut, për çlirimin e këtij vendi.

3-Pak më shumë për Besim Nurin . Besim Nuri u lind në Berat në muajin gusht të vitit 1883.  Mësimet e para me shkrim i mori në gjuhën fetare, arabisht. Shkollën e mesme e kreu në Berat, ndërsa studimet e larta i vazhdoi në Itali dhe Stamboll. Besim Nuri fliste rrjedhshëm disa gjuhë: Turqisht, Italisht, Arabisht, dhe Frëngjisht. Vetëm 45 ditë nga përfundimet e punimeve të Kongresit të Lushnjes, Besim Nuri ndërmori një akt të një rëndësie historike. Letra e Besim Nurit. Presidentit Amerikan Wilson…!” 17 mars 1920. Shkëlqesisë së Tij Wilson, kryetar t’Amerikës
I shteteve të bashkuem Vashington
Shqiptarët që kanë mbështetun tanë shpresat e gjallnisë mbi shtyllën apostole të parimeve fisnike të Sh. S’Uaj, sot iu luten të pranoni falënderjet e paraqituna përkundrejt zanit të nalt e mëshir madh që jeni tye kryer për shpëtimin e atdheut tyne.
I nalti kryetar, shpëtoni nji popull që asht m’i Vjetri në Ballkan e që ka drejtu vështrimet e shpëtimit t’Ekselenca Juaj dhe mos i lini me derdhë gjakun e me vdek përpara lakmimevet imperialiste të fqinjëvet veç sigurimin e kufijvet 1913-es, ju lutem me fuqinë e shpirtit mos pëlqeni aspak krasitje të paarsyeshme si mbi Kosovë e Çamëri, mbi kufijtë natyralë et’hnografike. Nuk munde me kjen të ndara nga Mëma e tyre Shqipni.
Ju lutemi në emër të popullit pranoni nderimet tona krejt besnike. Kryetari Katundaris së Lushnjës.
Lushnjë, më 17.3.1920 . Wilsoni i irrituar refuzoi ta pranonte propozimin britanik, francez e italian për ndarjen e Shqipërisë në tri pjesë. Britanikët dhe francezët po përpiqeshin ta arsyetonin planin e tyre, duke thënë se “populli shqiptar kurrë s’ka qenë në gjendje ta themelojë një qeveri të veten”. Wilson-i fuqishëm refuzoi, siç tha vet Ai, “padrejtësinë” ndaj popullit shqiptarLetra e dërguar Presidentit Wilson ndikoi që Shqipëria të mos copëtohej nga shtetet fqinj . Fati i keq i Besim Nuri Në vitin 1925, burgoset nga regjimi Zogist. Ai ishte për Republikë Parlamentare, duke përkrahurQeverinë Demokratike të Fan Nolit. Si rezultat i protestave të popullit të Lushnjës lirohet nga burgu. Vdiq në Lushnjë, më 17- Mars 1935. Jetoi vetëm 52 vjeç, shumë pak në kohën që Atdheu kishte shumë nevojë për të. Vonë, shumë vonë, vetëm më datë 27 shkurt 2014, pas 79 vjetëve u arrit të gjendesh varri i tij. Në gurin e varrit shkruhej: “Velhac Ylbaki. (Osmanisht). Pastaj vijon në shqip: “Qëndro o ti që paraks. fle Besim Nuri”. l. 8. 1883 vd. 17. m. 1935. Më saktë, shkrimi është: “Qëndro o ti që para kësaj fle Besim Nuri” Të kuptohemi , unë tek ky artikull trajtova, ç’kam lexuar e dëgjuar, por sa aktivitete të tjera ka ky patriot …!?   Eshtë detyra e historianëve që t’i zbulojnë e mbi bazën e kontributit t’i pasqyrojnë me vërtetësi e të vlerësohet figura e këtij patrioti largpamës, trim e guximtarë. Ky ishte Besim Nuri, i lënë në harresë në atë, kohë, por dhe në këtë kohë !

                                                                  Evdal   Nuri

Delegatët e Kongesit të Lushnjes

 BUSTI  i  BESIM   NURIT  NE  QYTETIN  E  LUSHNJES    1883-1935

BUSTI I PRESIDENTIT ËILSON  NE  TIRANE.

 

 

Shtepia ku u mbajt Kongresi i Lushnjes .