Mustafa Koçerri: Izreali tokë e bekuar me njerëz bujarë

352
Sigal

Izraeli është demokraci parlamentare që ndodhet në Lindjen e Mesme, në brigjet e detit Mesdhe. Shumica e popullsisë janë hebrenj,por ka edhe minoritet arab mysliman dhe grupe të tjera. Ekonomia e Izraelit është ekonomi e zhvilluar dhe moderne në disa fusha e drejtime. Izraeli është një shtet relativisht i ri, i formuar në vitin 1948. Këtu spikat bashkëjetesa ndërfetare, teksa popullsia është kryesisht hebraike, muslimane e kristiane. Janë shumë arsye që dikush të tërhiqet nga dëshira për të vizituar Izraelin. Ai ka një klim të mrekullushme dhe tokë me byukuri të jashtëzakonshme .Në Izrael janë të shumta qytetet ku mund të shkosh e të prekësh nga afër traditën, kulturën dhe mikpritjen vendase, të cilat janë gati të njëjta me ato të vendit tonë. Nga data 4 deri 14 janar 2023 me ftesë të familjes Sollomoni, Samiko dhe Elena, unë dhe bashkëshortja ime Violeta Koccerri ishim për vizitë në shtetin e Izraelit. Gjatë të gjithë ditëve që qëndruam, duke filluar nga momenti që zbritëm në aeroport ku vet Samikua kishte dalë për të na pritur dhe deri sa u larguam ata të dy së bashku edhe me vajzën e tyre na kanë  respektuar maksimalisht. Ata na mbajtën në shtëpinë e tyre dhe  nga afrimiteti e respekti që na bënin, ne e ndienim veten  si në shtëpinë tonë. E gjithë kjo vinte nga zemërmirësia, bujaria e atyre si dhe nga respekti që ata kanë për familjen tonë, për lidhjen e hershme midis dy familjeve Sollomoni dhe Koccerri.

Ata na krijuan mundësinë për të parë e vizituar gjatë këtyre ditëve shumë vënde të shënjta, të bukura dhe turistike që ka Izraeli. Në një nga ditët e shëtitjeve ishte edhe ajo për në qytetin e Cfatit, ku rruga për të shkuar në të kalonte nëpër një teren malor të mbuluar me pyll me pisha e që ngjasonte me Llogoranë e Vlorës. Pasi kaloje këtë terren malor do të shikoje plantacione me vreshta të rregulluara e sistemuara bukur. Në këtë qytet ishte edhe një sinagogë me bukuri të veccantë me disa varre të shënjta dhe shumë të hershme. Në fshatin Bejxhan të populluar nga fisi Druz vizituam vëndin e mirë që ata kishin duke u futur brënda në ambientet ku njerëzit shkonin e bënin ritet fetare. Pritja që na u bë ishte e ngohtë dhe miqësore. Pozicioni i ndërtimit të kësaj qëndre ishte në një vënd të bukur ku të jepej mundësia të shikoje shumë fshatra përrreth. Lartsit Golan, rruga për t‘u ngjitur në të kalon në afërsi të një liqeni natyral. Tereni ishte i xhveshur pa bimësi dhe pyje, por në të do të shikoje disa fshatra, të banuara. Kur u ngjitëm lart syri të shikonte sipërfaqe të mëdha disa kilometra, të rrafshta, kullota, toka të punuara dhe të mbjella me plantacione me agrume, vreshta, grurë, ullinj, mollë dhe fruta të ndryshme, ku dora e këtyre njerëzve puntorë e kishte zbukuruar. Lartësitë Golan vazhdonin deri në kufirin me Sirinë dhe rruga për të zbritur poshtë afër lumit Jordan kishte bukuri të veccantë dhe me shumë kthesa. Në kufirin me Sirinë dhe Jordanin, pasi zbrisje nga këto lartësi, ndodhej një pikë turistike ku ishin edhe ujrat termale, ku vizitohej nga shumë turistë. Lumi Jordan, ku është pagëzuar Krishti. Në kohën që ne po e vizitonim këtë vënd turistik kishte shumë turistë dhe pamë konkretisht se si një grua amerikane bashkë me të birin e saj, të veshur me fustanin simbolik të bardhë, megjithëse temperaturat ishin të ulta dhe uji i ftohtë, ata me forcën e besimit te feja për të realizuar atë që realizoi Jezu Krishti, pagëzimin e tij që njihet në mbarë botën, u zhytën në ujë dhe u pagëzuan. Ky veprim u shoqërua me duar trokitje nga pjestarët e tjerë të grupit. Prej këtej vazhduam udhëtimin për në qytetin turistik të Tiberias, qytet me shumë ndërtime të bukura dhe hotele turistike.

Liqeni i Galileut, ai ka një sipërfaqe disa kilometra katror dhe me thellësi disa dhjetra metër. Uji i liqenit përdorej për të pirë pasi kalonte në disa impiante pastrimi dhe filtrimi. Ai përdorej gjithashtu edhe për vaditje në bujqësi si edhe për peshkim. Në buzë të liqenit do të shikoje qytete të vogla dhe shumë hotele, ku në behar e gjithë sipërfaqja e bregut të këtij liqeni mbushet me turistë dhe popullsi vendase. Në vendin e quajtur Kfar Nahum ndodhen tre kisha, ajo greke, katolike dhe kisha ku Zoti hodhi nga lartë bukë. Gjatë gjithë gjatësisë pamë rrugën ku kishte ecur Krishti, e cila vizitohej nga shumë turistë duke kaluar në të. Pasi dolëm nga qyteti i Tiberias në një muzeum pamë varkën që kishte udhëtuar Krishti me njerëzit e tij. Ajo ruhet dhe mirëmbahet pasi kanë kaluar dymijë vjet nga koha që është përdorur. Mbresa na la qyteti i Akkos, qytet bregdetar, që banohet nga hebrenj dhe arab, të cilët jetojnë së bashku. Janë gjiton me njeri tjetrin dhe kanë një bashkjetesë dhe mirëkuptim vllazëror. Kaluam nëpër pazarin e Akkos ku do të shikoje gjëra shumë të bukura dhe antike. Vizituam muret e mbetura të kalasë së ndërtuar në kohën e Perandorisë Turke, me mure shumë të trashë dhe të mirëmbajtura. Para largimit nga ky qytet bëmë një shëtitje me varkë në detin me dallgë. Por kur shkon në Izrael nuk mund të mos shkelësh në Tokën e Bekuar, Jeruzalemin, që është një nga qytetet dëshmi e plotë e kësaj bashkëjetese ndërfetare. Në këtë qytet ndodhen vëndet më të shënjta për myslimanët, Xhamia El Aqsa, dhe kupola e shkëmbit në mes të saj. Afër kësaj Xhamie ndodhej një xhami tjetër e madhe dhe e bukur, ajo e Nënës së Profetit Muhamet. Në një nga Sinagogat në qytetin e vjetër ndodhet varri Jezu Krishtit, i cili në momentin që e kam parë kishte shumë vizitorë jo vetëm të besimit kristjan, por edhe të tjera besime. Një tjetër atraksion turistik dhe njëkohësisht një vend shprese për besimtarët dhe jo besimtarët është edhe Muri i Lotëve, ku mendohet se është muri i tempullit të vjetër, që shërben si ndarës i Jeruzalemit të vjetër dhe atij të ri. Qyteti i Jeruzalemit shquhet edhe për muzeumet ku midis të tjerëve do të theksoja atë të Yad Vashemit, ku janë gdhëndur emërat e të gjithë atyre njerëzve, që kanë shpëtuar hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në këtë memorial midis emërave të shumtë ndodhet edhe emëri i babait tim Kasam Gjysh Koçerri, i cili është dekoruar dy herë nga shteti i Izraelit.

Në qytetet e shumta të Izraelit Haifa është qyteti i tretë, i cili është i rrethuar nga bukuria e Detit Mesdhe dhe mali Karmiel. Ai ofron shumëllojshmëri të panoramave bashkë me kopshtin e Bahait. Këtë panoramë të mrekullueshme të këtij qyteti edhe pse natën dhe kohë të keqe me shi e pamë duke udhëtuar me Samikon për në ajroport e Tel- Avivit në mëngjezin e datës 14 janar. Gjatë ditëve që qëndruam në Izrael ra: 2-3 herë shi. Por vlen të theksohet se në këtë vend nuk ka shumë rezerva dhe burime ujore, por atje nuk mungonte asnjëherë uji i pishëm për popullatën ashtu edhe për industrinë dhe bujqësinë. Nga cezmat në familje pihej uji pa problem, këtë e provuam edhe ne në këtë familje. Ndërkohë kam menduar dhe pyetur veten disa herë si ka mundësi që ne këtu në Shqipëri me tërë këto burime dhe rezerva të mëdha ujore?! Gjatë këtyre ditëve pata rastin të takohem me hebrenj, por edhe me mysliman arab. Me shokët e punës së Samikos u takova disa herë. Ai u tregoi atyre historinë e lidhjes së dy familjeve tona. Ata u habitën dhe shfaqën interes duke e dëgjuar atë, ndaj komunikimi me të ishte shumë i lirshëm, miqësor duke respektuar njëri tjetrin. Këtu do të përmendja një rast kur ishim duke udhëtuar me Samikon në një fshat arab dhe ai shikon e përshëndetet me një burrë, të cilin e njinte duke i thënë jam me një mikun tim në makinë. Ai i flet arabisht kthehuni te dyqani për vizitë. Ashtu bëmë dyqani i tij berberanë ishte afër dhe për pak minuta shkuam atje. Ai doli te dera na priti me dashamirësi e buzë në gas. Samikua i spiegojë atij që unë isha i besimit mysliman, se si prindërit e mi kishin shpëtuar prindërit e Samikos gjatë kohës së pushtimit gjerman të Shqipërisë dhe që prej asaj kohe ishim miq për më shumë se 80 vjet. Këto ishin disa nga vëndet e shënjta dhe të bukura që vizituam gjatë këtyre ditëve që qëndruam në Izrael. Në përfundim dua të falnderoj familjen Sollomoni, Samikon dhe Elenën për ftesën që na bënë për të vizituar Izraelin duke na dhënë mundësinë për të parë këtë vënd të bukur, të bekuar, me njerëz bujar, miqësor dhe mikpritës. Kjo vizitë shërbeu për të forcuar më tej miqësinë midis dy familjeve tona. Respekt të përjetshëm edhe për dy prindërit e mi Haxhire dhe Kasëm Koçerri, për veprimin fisnik dhe human, që bënë me strehimin dhe shpëtimin e Zhaneta dhe Mojze Sollomoni.