Emigracioni plak Korçën, INSTAT: Nga 173 mijë banorë, 56 mijë prej tyre janë mbi 60 vjeç

29
Sigal

Qarku i Korçës po përjeton efektet e moshimit të popullatës. Nga censi i vitit 2023 rezultoi se thuajse gjysma e popullsisë i përket moshës mbi 60 vjeç ndërsa faktorët kryesorë të plakjes së popullsisë mbeten ulja e lindshmërisë dhe emigracioni.

Në hapësirat publike në qytetin e Korçës dominojnë të moshuarit të cilët thonë se fëmijët i kanë kryesisht në emigracion.  Ata tregojnë se përveç ndihmës financiare që u vjen nga fëmijët, për nevoja të përditshmërisë apo kujdes në raste shëndetësore më së shumti mbështeten tek njëri – tjetri.

Sipas INSTAT nga 173 mijë banorë që jetojnë në qarkun e Korçës më tepër se 56 mijë i përkasin grupmoshës mbi 60 vjeç.