Bizneset në krizë, i druhen falimentimit

489
Sigal

Gati një muaj pas hapjes së plotë të ekonomisë, biznesi po rrezikon falimentin për shkak të krizës së Covid-19. Tregtarët deklarojnë se po hasin vështirësi të mëdha në shlyerjen e pagesave dhe detyrimeve që kanë ndaj shtetit, tregues që po vë në pikëpyetje mbijetesën e tyre. “Është rënie e jashtëzakonshme. Kam kërkuar ndihmë për të shlyer detyrimet”, shprehet pronarja e një biznesi. “Xhiro nuk ka fare. Na mashtruan edhe me një pagë 260 mijë, ndërsa na e mori nga krahu tjetër”, thotë një berber. Paketat financiare të qeverisë shihen të pamjaftueshme për biznesin. Sipërmarrja apelon për ndihmë direkte për të kapërcyer krizën e thellë që ka përfshirë të gjithë sektorët e ekonomisë.