Aksident në Gjirokastër, një i plagosur

230
Sigal

Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Gjirokastër afër lagjes Gerhot.

Mësohet se një automjet tip Benz (4-fenersh) ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në pedonalen e rrugës, duke thyer barrierat mbrojtjëse dhe shtyllat elektrike.

Burimet paraprake bëjnë me dije se në në trotuar s’ka pasur këmbesor, ndërkohë drejtuesi i mjetit eshte plagosur lehte.