VIDEO/ Henderson përplaset ashpër me tifozin e moshuar, i vodhi fanellën një fëmije

167
Sigal

Liverpool arriti të merrte një fitore kundër Crystal Palace me shifrat 1-3, sfidë e luajtur në kuadër të javës së 23-të të Premier Leagues.

Një moment interesant është kapur nga tifozët, ku shihet kapiteni Jordan Henderson duke i bërtitur një tifozi të “The Reds”.

Kapiteni shkoi te tifozët dhe ia hodhi fanellën e tij një fëmije, por një i moshuar ia vodhi atë. Reagimi i mesfushorit të Kombëtares së Anglisë ishte epik. Ai detyroi atë që t’ia kthente fanellën atij djaloshi.