Elbasan/ Edhe pse i pandehur për korrupsion, drejtori i landfillit Leli Kaja, sajon një tjetër vjedhje 660 mijë Euro

73
Sigal

Tender i paracaktuar? Leli Kaja, gjysmë mln euro për menaxhimin e “mbretërisë së plehrave”

 

Vlera fondit limit të caktuar për këtë tender, është 660 mijë Euro me TVSH, me kotratë zbatimi për 1 vit, ku firma private që do marrë milionat, do bëjë sikur do shtyjë mbetjet me buldozierë e fadroma, kur bashkitë i shkarkojnë në vende të përcaktuara. Themi që ky është tender fiktiv, si maskë për të vjedhur 660 mijë Euro, sepse brenda Landfillit të Elbasanit, edhe nëse do kishte nevojë për shtyrje mbetjesh, kompania shtetërore “ECO-ELB” e landfillit, ka 5 mjete të rënda buldozierë e fadroma në 3 turne që e kryejnë këtë proces.

 

Prej muajit tetor 2022, kur Leli Kaja është emëruar drejtor i Landfillit të Elbasanit, në këtë kompani shtetërore depozitimi mbetjesh të 7 bashkive të Qarkut, po vazhdojnë vjedhjet nëpërmjet tenderëve të sajuar fiktivisht për shërbime që i kryejnë punonjësit.

Tenderi i radhës nga drejtori Leli Kaja, është sajuar në datën 10 prill dhe është shpallur në datën 14 prill në Agjencinë e Prokurimeve Publike, me objekt menaxhim mbetjesh në landifillin e Elbasanit.

Vlera e fondit limit të caktuar për këtë tender, është 660 mijë Euro me TVSH, me kontratë zbatimi për 1 vit, ku firma private që do marrë milionat, do bëjë sikur do shtyjë mbetjet me buldozierë e fadroma, kur bashkitë i shkarkojnë në vende të përcaktuara. Themi që ky është tender fiktiv, si maskë për të vjedhur 660 mijë Euro, sepse brenda Landfillit të Elbasanit, edhe nëse do kishte nevojë për shtyrje mbetjesh, kompania shtetërore “ECO-ELB” e landfillit, ka 5 mjete të rënda buldozierë e fadroma në 3 turne që e kryejnë këtë proces.

Por drejtori Leli Kaja, gjersa nuk preket nga drejtësia për zullumet që ka bërë si ish-drejtor i IMT-Elbasan në vitet 2007-2021, dhe për vjedhjet afro 8 milionë Euro në landfill; ka vendosur të vazhdojë vjedhjet; këtë herë me thesin tjetër 660 mijë Euro nëpërmjet tenderit me privatët, për punë që kryhen me mjetet, karburantet dhe punonjësit e shtetit.

Në mesin e muajit mars 2025, drejtori Leli Kaja dhe 3 zyrtarë të landfillit Elbasan “ECO-ELB”, u shoqëruan në polici me urdhër të prokurorit Xhelian Seferi, provuar për shpërdorim detyre me objekt vjedhje fondesh e zjarr-vënie të qëllimshme të mbetjeve, për të fshehur vjedhjet dhe mashtrimin te inceneratori, që nuk punon.

Prokuroria e Elbasanit nuk po e arreston, megjithëse e ka në hetim me prova, për 8 mlionë Euro korrupsion me tenderë dhe djegie të qëllimshme të mbetjeve në landfill për të fshehur vjedhjet. Edhe SPAK po bën sehir, megjithëse ka kallëzime, ndërsa drejtori Leli Kaja vazhdon të vjedh duke sajuar tenderë fiktivë. Dhe, ndërkohë që ekzistojnë dyshime të forta zyrtare mbi mënyrën se si është vepruar në landfillin e Elbasanit, administratori Leli Kaja ka vendosur sërish në Prill 2025 që të shpenzojë plot 500 mijë euro për shërbimin e menaxhimit të mbetjeve.