Eksperti i sigurisë rrugore/ Sinjalistika burim aksidentesh, të hetohet mbikalimi i Laprakës, ja si u paracaktua tenderi i Unazës së Madhe

345
Sigal

Eksperti i sigurisë rrugore : Problematika me sinjalistikën dhe mënyrën e ndërtimit të rrugës burim aksidenti

 

Aksidentet në tunelet e ish-sheshit ‘Shqiponja’

Në vetëm 24 orë 4 aksidente janë shënuar në një nga tunelet  te ish sheshi Shqiponja në Tiranë. Kjo ka ndodhur si pasojë e kthesës së gabuar dhe mungesës së sinjalistikës, ku gjatë ditës 3 mjete të ndryshme janë përmbysur në mes të tunelit  duke rrezikuar jo vetëm jetën e drejtuesve, por edhe bllokuar rrugën duke shkaktuar trafik.

Një numër i konsiderueshëm aksidentesh janë shënuar në tunelet tek ish-sheshi Shqiponja në kryeqytet, edhe pse të sapondërtuara. Sipas ekspertit të sigurisë rrugore Mamir Hodo, mungesa e sinjalistikës dhe kthesat e forta përbëjnë rrezikshmërinë më të lartë duke u bërë shkak për aksidente dhe përmbysjen e automjeteve.

Edhe pse të sapondërtuara dhe të vëna në funksion së fundmi, tunelet tek ish-sheshi Shqiponja në kryeqytet janë bërë shkak i shumë aksidenteve gjatë ditëve të fundit. Mjetet e përmbysura në tunele kanë shkaktuar bllokim të rrugës, duke vënë në rrezik jetën e drejtuesve të automjeteve dhe pasagjerëve. Problematikat që shkaktojnë aksidente në këtë zonë, sipas ekspertit të sigurisë rrugore Mamir Hodo, janë mungesa e sinjalistikës dhe kthesat e forta në tunele.

Tuneli është një formacion i mbyllur, i cili mund ë na sjellë pasoja të paparashikuara. Shikojmë që në pozicionin gjeometrik të tunelit shikojmë që ka një pjerrësi, e cila mund të variojë mbi 5%. Elementët e sigurisë pasive , marrja e masave të mbrojtjes kundërciale, analizimin e riskut, ekspozimi në formë reklamash, njoftimesh për të gjithë përdoruesit e rrugës sesi mund të dilet në situatë emergjence.Këto duhen të bëhen urgjentisht.

Duhet që sistemin e sinjalizimit ta bëjnë të mirëinformuar që njerëzi mos të jenë konfuz.

Eksperti i Sigurisë Rrugore, Mamir Hodo, bëri apel për drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdesshëm.

Të kenë kujdes, sepse arsyeja për të cilën ndodhin aksidentet është shkelja e normave dhe rregullave të qarkullimit rrugor, veçanërisht qarkullimi mbi shpejtësinë e lejuar është një nga elementët thelbësor të aksidenteve.

Në të gjitha tunelet fuksionale që janë ndërtuar në këtë zonë, sipas ekspertëve vërehen problematika të shumta me sinjalistikën, por edhe mënyrën e ndërtimit të rrugës, të cilat edhe në të ardhmen mund të kthehen në burim aksidenti.

 Si është paracaktuar tenderi i Unazës së Madhe në 7 lotet e saj

Fakte/ Në mënyrë perfide, kriteret e vlerësimit për tenderin janë hartuar lot për lot, për t’ju dhënë në mënyrë nominale kompanive që plotësojnë kriteret krejt apriori.

Vijon e trashet edhe më zullumi i skandalit me dy pjesët e Unazës së Madhe, që pritet të ndërtohet së shpejti. Siç kemi bërë të ditur edhe në disa materiale të tjera, qeveria po përgatit tenderin për ndërtimin e rrugës, klientëve kryesore të saj, ku gjithashtu ka implikime të grupeve dhe bandave kriminale në vend, por edhe të ministrave të qeverisë së Edi Ramës.Tashmë, ka një denoncim në SPAK, të inicuar nga një pjesëmarrës në garë, ku denoncon me detaje të gjitha ato shkelje që konsiderohen si favorizime, apo dhënie paradhënie të tenderit për 7 kompani të lidhur me qeverinë. Në mënyrë perfide, kriteret e vlerësimit për tenderin janë hartuar lot për lot, për t’ju dhënë në mënyrë nominale kompanive që plotësojnë kriteret krejt apriori.

Ja si janë vendosur kriteret e vlerësimit me pikë:

Për shembull: 25 pikë merren me vlerësim subjektiv pa përcaktuar formulën e pikëzimit në mënyrë të qartë, ndërkaq me 50 pikë është përcaktuar vlerësimi për ofertën ekonomike, kur që ligji këtë aspekt, pra ofertën ekonomike e vlerëson me 70%.

Lotet e ndara nga 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7,  janë segmente me të njëjtën natyrë pune dhe pothuajse me të njëjtën vlerë, pasi bëhet fjalë thuajse për një ndarje simetrike të punëve publike, por qeveria ka vendosur kritere të veçanta për secilin lot.

Ja një shembull tjetër: Tek Loti 1 është përcaktuar fitues firma Salillari, pasi dhe në kriteret e kualifikimit janë vendosur elemente dhe makineri, të cilat i zotëron kompania Salillari si p’sh: janë kërkuar makina transporti “Damper”, të cilat i ka firma Salillari, pra në mënyrë nominale, ku fare mirë mund të vendoseshin kritere mekanike të një fuqie apo roli të caktuar, pa specifikuar markën e makinerisë.

Një shembull tjetër: Tek Loti 2 i rrugës, firma e parapërcaktuar është “4AM”. Qeveria ka vendosur kriteret e kualifikimit, që duket i plotëson vetëm kjo kompani. Më me detaje: Janë vendosur kërkesat për kualifikim të inxhinjerëve gjeoteknikë si drejtues teknikë, kur kjo kompani e ka në licensë këtë aspekt.

Vendosja e këtij kriteri vetëm për këtë lot nuk ka logjikë fare, pasi ose mund të jetë i përgjithshëm kriteri i gjeoteknikëve ose si standard për të gjithë punët publike, e jo të vendoset vetëm për një lot rruge, i cili nga të gjitha kushtet teknike e financiare ka të njëjtin volum pune e kushte fizibiliteti simetrike.

Çudia është se ky kusht, pra gjeoteknikët nuk vendosen fare në lotet e tjera, pikërisht sepse këtë kriter e plotëson vetëm kjo kompani.

Ndërkaq, në Lotin 3, Sipas kritereve të vendosura  është planifikuar për “Alb billding”, ose siç quhet rëndom kompania e nipit të Gramoz Ruçit.

Loti 4 është parashikuar për një tjetër kompani që kanë i “qëndisur” kriteret sipas saj; bëhet fjalë për kompaninë  “Alba Vija”. Ku njëri nga ortakët e kësaj kompanie Hasan Hafizi  i ka dhënë garanci ministres Balluku  që nuk do të ketë probleme ligjore, pasi është kushëriri i kryetarit të SPAK, Arben Kraja.

Flitet se “Alba Vija” u fut në lojë pikërisht për këtë arsye, duke detyruar bashkimin e kompanive “Alko Impex’ dhe 2T në lotin 7

Tek Loti 5 është përcaktuar kompania “GPG” e Paqësor Buzit, që mbështetet nga banda e Lushnjes, e cila ka marrë disa tendera të ARRSH me vlerë të plotë.

Loti 7 i ishte premtuar komanisë “Alko Impeks” dhe “2T”.

Ndërkaq, Loti 6 është ruajtur për “merak” për kompaninë “Gener2” që ka pronar  Bashkim Ulaj. Alias kompania e skandalit të Unazës së  Madhe tek Shqiponja.  Po kjo kompani po merr në koncesion rrugën Thumanë-Kashar me vlerë marramendëse 450 milionë euro me kosto 20 milionë euro për kilometër, një vlerë abuzive e padëgjuar.

Rrugë që mund të realizohet me 10 milionë euro për kilometër pra dy herë më pak se vlera që po ja jepte qeveria shqiptare kësaj kompanie.

Gjithë ky abuzim i madh prej 130 milionë eurosh  është me urdhër të ministres Balluku, pasi kjo ministre komandon sistemin drejtues nëpërmjet motrës së saj, e cila është kryetare komisioni e Vetingut, ku bën shantazhimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të mbrojtur abuzimet e saj.

Të gjitha këto të dhëna që ne kemi paraqitur janë të verifikueshme.  Tek kriteret e veçanta janë futur edhe numri i punëtorëve në varësi të firmës fituese, ku vlerat e loteve janë pothuajse të njëjta.

Në një lot kërkohen 300 punëtorë. Tek loti tjetër kërkohen 150 punëtorë në varësi të firmës të parapërcaktuar, kur volumi i punës dhe kushtet teknike janë identike.

Këto elementë janë shumë të lehtë për t’u verifikuar nëse organet e Drejtësisë do të kenë dëshirë për ta hetuar këtë abuzim, duke iu verifikuar licensat e firmave të parapërcaktuara me kriteret e tenderave sipas loteve përkatës.

Pamflet