Programi i qeverisë “Rama 3”, Kryemadhi: Është përsëritje e dy mandateve të shkuara

52
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi foli në foltoren e Kuvendit në lidhje me programin e qeverisë “Rama 3” duke e quajtur atë një program që përsërit atë të dy mandateve të shkuara.

Kryemadhi deklaroi se do të dëshironte të shikonte se çfarë ndodh me opozitën, megjithatë theksoi se nuk i takon asaj ta bëjë këtë pyetje por të marrë përsipër disa përgjegjësi të tjera. Ajo uroi 12 gratë ministre.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

Për hir të së vërtetës është edhe thelbi i parlamentit që jemi. Sot ne jemi në diskutimin sa i përket programit të qeverisë.

Nuk mund të them se hezitova për ta lexuar se isha e bindur që do ishte një përsëritje. Për hir të së vërtetës detyrimi ndaj votuesve të LSI dhe votave të tjera të pavlefshme më çuan që në këtë sallë të bëj diferencën mes asaj që ndodh pas kuintave.

A duan shqiptarët një shtëpi me themel të fortë. Jam e bindur që po. A duan që vendi i punës të jetë meritokraci apo ta marrim përmes patronazhistit?!

A duan një qeveri që rrit taksat apo që ul taksa, rrit pensionet dhe respekton mjekët dhe infermierët. A duan një Shqipëri ku të rinjtë të largohen apo të gjejnë punë të mirë paguara jashtë Shqipërisë. Zgjedhjet që kaluan na përballën me të pamundurën. Do të dëshiroja të shikoja se çfarë ndodh me opozitën.

Nuk më takon ta ngrej këtë pyetje por t ë marr përsipër disa përgjegjësi të tjera. Në radhë të parë për t’u uruar grave, 12 gra ministre. Gratë në jetën e familjeve shqiptare janë shtylla kurrizore e Shqipërisë.

I rrisin me dashuri fëmijët. Është shumë e rëndësishme të jenë gra me dinjitet dhe të bëjnë krenare gratë e Shqipërisë. Shqipëria nuk ka nevojë për kukulla por për njerëz të vërtetë. Gratë kanë nevojë të ngrihen.

Akoma nuk shikoj në programin e qeverisë diçka për vendet e punës. Nuk shikoj shëndetësi falas. Nuk ka qenë falas shërbimi i të sëmurëve me COVID. Është folur në program për art dhe dashuri.

U fol shumë sot edhe për Ballkanin e Hapur. Por nuk është gjë tjetër veçse një Ballkan i shqyer.

Sot shikoj nga maxhoranca që flasin por shumë pak dëgjoj të pyesin se çfarë është Ballkani i Hapur.

Na duhen jurist për të kuptuar se çfarë fitojnë.