Gjykata Kushtetuese/ Nis shqyrtimin e çëshjeve. Seanca e parë plenare do jetë më 26 janar. Gjykimi i “30 qershorit 2019” do vohohet

304
Sigal

Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin e çështjeve: Seanca e parë plenare më 26 Janar

Gjykata Kushtetuese mblidhet për herë të parë më 26 janar. Gjykata tashmë është plotësuar me 7 anëtarë, dhe pritet të nisë shqyrtimin me një kërkesë nga Gjykata e Tiranës. Në këtë kërkesë pritet të shqyrtohet shfuqizimi i papajtueshëm me Kushtetutën në Kodin e Procedurës Penale i togfjalëshit “nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit”. Ndërkohë që seanca e dytë pritet të zhvillohet më 4 shkurt dhe pritet të shqyrtohet dosja e një qytetari që ka paditur Entin Kombëtar të Banesave, më pas në 11 shkurt, pritet të shqyrtohet kërkesa e shoqatës Kombëtare “Pronësi me Drejtësi” për të shfuqizuar një pjesë të ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. Brenda shkurtit pritet të shqyrtohen mbi 20 dosje, ndërsa presin 140 në total, ku disa prej tyre janë të “nxehta” për politikën shqiptare. Paditë e presidentit Ilir Meta për zgjedhjet e 30 qershorit 2019 dhe shembja e Teatrit janë disa nga çështjet ku interesi publik mbi Gjykatën Kushtetuese është i lartë.