Votohet pas 20 orësh diskutime qeveria “Rama 3”, 77 deputetë i thonë “PO” mandatit të tretë

204
Sigal

Është votuar me 77 vota pro qeveria dhe programi qeverisës “Rama 3”, pas një seance maratonë në sallën e Kuvendit, e cila nisi prej orës 10:00 të ditës së djeshme dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në fund të seancës maratonë, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, bëri të ditur rezultatin, prej ku 77 deputetë kanë dhënë votën pro programit të qeverisë së re, 53 kanë votuar kundër dhe 1 abstenim.

Pas votimit në Kuvend, pritet që qeveria të betohet te Presidenti Ilir Meta.