Denoncimi i pacientit: Në spitalin e Covid mëjepnin vetëm 1 panine dhe 1 gotë qumësht në ditë

475
Sigal

Spitalet Covid, shëndetsia dhe jeta e pacientëve në Shqipëri është në mëshirë të fatit. Reagimi i pacientit për kushtet e tmerrshme, denoncimi për kandidaten për deputete Dr.Najada Çomo, blerja me 10 fishin e ccmimit të vaksinë nga qeveria dhe si po delë jashtë përdorimit vaksina Astra Zeneca që Rama premtoi se do sillte 141.600 doza

 

Kërdia në spitalet Covid: Qytetari pa ngrënë, pa pirë

Një video e publikuar në mëdia ka nxjërrë edhe një herë tjetër në pah sesi trajtohet një pacient në një nga spitalet Covid.

Ai thotë, se nuk i kanë dhënë për të ngrënë. Sipas denoncuesit, i cili komunikon me mbesën, stafi e ka ushqyer me një panine gjithë ditën edhe pse duhet të përballojë sëmundjen dhe ilaçet e rënda. Pacienti: Më japin pak qumësht edhe.. Familjarja: Kaq tërë ditën vetëm një panine dhe një gotë qumësht? Pacienti: Për ca ilaçe moj, nuk ka doktora, nuk ka doktora, nuk vijnë, nuk ka. Vetëm vijnë këtu nga këto çupa, çuna, të pyet dhe njëherë qysh je dhe ikën nuk duken më. Mua më bie ndonjë pikë ujë të njom buzët, nuk ka. I thashë më çoni tek ai spitali në Sanatorium është më mirë aty, “ik” më tha mua, iki i thashë po me ça, qysh do iki, do më çosh ti atje me ambulancë? Familjarja: O daja, i thuaj mua po më mbani për të vdekur këtu? Më bëni ilaçe, më bëni kura, ose më hiqni më çoni në shtëpi i thuaj, nuk dua unë të rri më këtu!

Hyrja:

Çdo ditë qytetarët nxjërrin në pah gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri me anë të qindra denoncimeve. Duke filluar nga panorama e zymtë e pacientëve që flejnë nëpër ambulanca e deri tek të afërmit që i sjellin ushqime dhe ilaçe me qese.

Rasti skandaloz i korrupsionit në spitali Covid 2, ku punonjës të këtij spitali bëjnë pazar me jetën e pacientëve, nuk kanë frikë të marrin si pa të keq 8 milionë lekë të vjetra për shërbime. Ndërkohë që e lënë në mëshirë të fatit. Nuk egziston as kontrolli minimal, aq  fenomeni si  sanitarja, Tire Dervishi  e këtij spitali, duke u hequr si infermiere vjedh para në kurriz të sëmundjeve mbeten pa ndëshkuar edhe kësaj dite nëpër procese gjyqësore. Ndërkaq vajzat e Rifat Lalos, vëllait të ish ambasadorit, Vili Minarolli  denoncojnë se për neglizhencë në dhënien e ndihmës mjeksore babai i tyre ndërroi jetë, ato procedohen  penalisht. Totalisht paradoksiale.

Neglizhohet detyrimi ligjor për rimbursimin e ilaçeve 100%. Kjo sepse  shteti nuk mori masa që të hapte spitale Covid sikurse bëri Kina, Turqia, Gjermania, Rusia, ShBA dhe shumica e vendeve nË botë. Pra ti si shtet nuk e shtron se nuk ke vend, edhe pse me Protokoll shëndetsor , Covidi ëshët sëmundje ngjitëse dhe kërkon trajtim spitalor.

Rimbursimi duhet të filloje nga oksigjeni dhe medikamentet e tjera antivirale.  Edhe analizat dhe testi duhet të bëhet nga check-up dhe jo të bëhet në privat 120 mijë lekë. Turp dhe babëzi. Lind pyetja përse i paguajme 120 milion euro ?! Kur ka kaq vite që kompania nuk realizon dot numrin dhe merr lekët qyl. Po 150 milion euro në vit për rimbursimin e ilaçeve ku shkojnë ?!.

Po ndihma dhe fondi i BE për covid ku shkoi?  Ndaj duhet hetim me themel që nga telefonata që i bëhet mjekut të familjes, urgjencës, shtrimit, vdekjeve, rimbursimit. Në kohën e “monizmit” të fusnin 100 pashë nën dhe për humbjen e 1 jetë. Sot ,ekspertët thonë bëni autopsinë të dal e vërteta, por shteti nuk të le. Ky është krim…

Vendet europiane ndalojnë përdorimin e Astra Zeneca

Për shkak të efekteve anësore të kësaj vaksine  autoritetet shëndetësore në disa vende evropiane po përballen me rezistencën e punonjësve të shëndetësisë për të marrë dozat e vaksinave të AstraZeneca-s.Autoritetet shëndetësore në dy rajone të Suedisë kanë vendosur të pezullojnë programet e vaksinimit, në mënyrë që të mos kenë mungesa të punonjësve, për shkak të efekteve anësore si temperatura e lartë dhe dhimbjet e kokës. Në Gjermani, punonjësit e shëndetësisë kanë bërë rezistencë në mënyrë masive ndaj vaksinimit. Suedia dhe Franca njëlloj si Gjermani, nuk do të lejojnë bërjen e vaksinës së Oxford AstraZeneca për moshat mbi 65 vjeç.Autoritetet austriake kanë pezulluar injektimin e një grumbulli vaksinash nga AstraZeneca kundër COVID-19 si një masë paraprake ndërsa hetojnë vdekjen e një personi dhe sëmundjen e një tjetri pas të shtënave, tha një agjencia shëndetësore të dielën.Ndërkaq bëhet e ditur se Italia ka ndaluar shpërndarjen e e 250 mijë dozave të vaksinave  të AstraZeneca.

Shqipëria në mëshirë të fatit : Astra Zeneca që do sjellë Rama del jashtë përdorimit

Vaksinat vijnë ‘me pikatore’ në krahasim me shifrat që premton qeveria.  Brenda muajit shkurt, bazuar në raportimet e Ministrisë së Shëndetësisë, kanë mbërritur në Shqipëri 16 380 doza të vaksinës anticovid dhe jo 40 mijë sa deklaroi kryeministri Edi Rama. Nga verifikimi i deritanishëm, rezluton se duke në mungesë të plotë të transparencës, nuk plotësohet as gjysma e sasisë së premtuar nga kryeministri. Shqipëria supozohej të merrte 141.600 doza të vaksinës së AstraZeneca brenda muajit shkurt.

Abuzimi me çmimin e vaksinës, ku shkojnë paratë ?

Në një reagim të tij në tëittet, exsperti gjerman pranë CDU-së me të drejtë nge shqetësimin. Vallë ku shkojnë lekët e shqiptarëve !?Sipas kontratës me Astra Zeneca, ( kontratë e cila është e njëjtë dhe për ballkanin ) një shiringë vaksine kushton 1.78 euro.Fatkeqësisht, ne vendim më të varfër, dhe me një klasë politike në pushtet, nga më të korruptuarat (Shqipëria).  Po kjo vaksinë e ka çmimin jo pak, por plot 20 euro për shiringë, dhe kjo jo nga kontrata me firmen prodhuese, Astra Zeneca, por me kontraten e abuzimit dhe vjedhjes së popullit, nga pushtetarët qeveritarë.Zoti Henze pyet:  Vallë ku shkojnë 18 euro për shiringë ?
Në xhepat e kujt kondrabandisti, trafikani, pushtetari futen këto miliona euro ???
Në xhepat e Ramës, Ballës, apo Veliajt ?“Sipas kontratës së BE me Astra Zeneca, Astra Zeneca kushton 1.78 euro.Kjo kontratë kuadër dhe kushtet zbatohen gjithashtu për Ballkanin, siç e di qeveria në Shqipëri.Tani shtrohet pyetja, kush e merr komisionin prej 18 Euro për shiringë? Rama, Balla, Veliaj”, përfundon Henze.

 

Koronavirusi zhduket në temperature të larta

Ekspertët kanë qëndrime të ndryshme përsa i përket rritjes së temperaturave dhe stinës së verës. Për disa nuk do të ndryshojë asgjë përsa i përket përhapjes e për të tjerë bën diferencën.

Eksperti i Organizatës Botërore të  Shëndetësisë dhe këshilltar i misitrit italian të Shëndetësisë, thotë se i ngrohi dhe lagështira mund të zhdukin virusin . Sipas këtij studimi, në një ambient të mbyllur më një temp 35 gardë dhe më një lagështirë prej 80% jetëgjatësia e tij nuk shkon më shumë së një orë. Nësë flasim për ambient të hapur në diëll mjafton prej 24 gradësh dhe i njëjti  nivel lagështire virusi zhduket për dy minuata, është shprehur ai.

Denoncimi: Si me mori Najada Çomo 1 milionë lekë, 14 orë para vdekjes së bashkëshortit

Nga Saimira Shaska Durmishi

Fati e desh që t’a njoh nga afër Najada Çomo-n.Kur njeriu ka hall sidomos hall shëndeti nuk mendohet shumë por jep ç’të mundet për të shpëtuar jetën e më të dashurve të zemrës. Midis shumë bisedave telefonike, mesazheve, e-maileve të atyre ditëve që më mësonin si mund të shkoja të takoja e të paguaja mjekët dhe infermierët ditët që im shoq ishte në spital (gjë që e bëja në çdo turn) një mesazh atë dite në tel tim ishte: ‘Ajo ka çdo gjë në dorë në spital, kush do ajo shpëton, kush nuk paguan Atë vdes’ …. Nuk ishte mjekja kuruese Najada, por si shefe pavioni e mori në pavionin e saj, nga mjekja që e trajtonte në katin e tretë e zbriti në katin e parë (gjë që se kuptova asnjëherë pse) . Kjo më detyroi të shkoj ta takoj atë mbrëmje ‘nën masa të rrepta sigurie’ pasi më priten te porta e më shoqëruan 3 infermiere për te zyra e saj… Shkova me atë ‘zarfin e famshëm me 1milion lekë) duke i premtuar se të nesërmen do shkoja përsëri në të njëjtën mënyrë. Ajo që e njihte mirë gjendjen e rënduar të Arjanit,(vetëm 24 orët e fundit që e zbriti) ajo që e nisi bisedën me fjalët ‘Kam dëgjuar se doni ta transferoni në Turqi apo te Amerikani, por mos e levizni që këtu sepse lëvizja mund të jetë fatale’ ajo që më tha e mora në pavionin tim t’a shoh me prioritetin e shefes, e mori zarfin me lekë sikur mori zarfin me analizat e pacientit.

Tha një: – do jemi në kontakt dhe u largua…. 14 orë më pas më njoftoi po vet ‘që Arjani nuk ja doli dot’ Mendoj se fatin e kemi të shkruar dhe nuk dua të mendoj se e largoi nga kjo jetë Najada se po të ishte kështu do vepronim ndryshe por ama të marrësh rryshfet kur e di që është gjëndje pa shpresë kjo më çuditi ashtu sikurse nuk më çudit aspak emri i saj në listat për deputete të Partisë Socialiste por më lind natyrshëm pyetja… E çfarë do bëjnë me këto lekë e më keq akoma me mallkimet e njerëzve që dhimbja u ka mbërthyer shpirtin!?