Delfini i ngordhur del në bregdetin e Durrësit, fadroma e nxjerr nga uji

385
Sigal

Një delfin i ngordhur ka dalë në cektësirë në bregdetin e plazhit të Durrësit.

Raportohet se për nxjerrjen e tij nga uji është dashur të futet një fadromë që punonte për pastrimin e zonës.

Delfini është nxjerrë nga uji dhe është larguar me një kamionçinë.

Kafsha në gjendje të dekompozuar tashmë ishte pikasur në thellësi nga barkat e peshkimit dhe afruar te bregu.