Fotoja me bikini e Jonida Vokshit pas lindjes, i çmendi të gjithë

89

Jonida Vokshi ka nisur pushimet vetëm pak javë pasi u bë nënë për herë të parë!

Moderatorja simpatike ka ndarë me ndjekësit disa momente fantastike relaksi që po kalon në bregdetin e Vlorës.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë një foto me bikini e Jonidës, e cila ka arritur linja fantastike edhe pse ka vetëm pak kohë që është bërë nënë për herë të parë.

Jonida shfaqet me bikini në ngjyrë të zezë duke shijuar panoramën që të fal deti, si dhe me një kapele kashte në kokë.

Menjëherë kanë nisur komentet të tipit: “A bëri fëmijë kjo Jonida?” apo “Ke lindur gjë ti?”, pasi duket e pabesueshme që Jonida ka më pak se dy muaj që ka sjellë në jetë një fëmijë me këtë elegancë.

Në muajin qershor, moderatorja Jonida Vokshi dhe partneri i saj Besnik Krapi u bekuan me një vogëlushe, të cilën e pagëzuan me emrin Emi.

E vogla u kthye në qendrën e vëmendjes së çiftit dhe tashmë gjithçka rrotullohet rreth saj.