Çmimet e larta ‘rrjepin’ shqiptarët

485
Sigal

Kreu i Konkurrencës Denar Biba lejon kartelin e miellit të zhvas qytetarët me bukën e gojës. Ja kush qëndron pas kompanive që kontrollojnë tregun e bukës

Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur me rreth 10.6  milionë lekë 4 grosistët e miellit pas njëhetimi një vjeçar, ku në treg çmimi i bukës pësoi një rritje të ndjeshme. Katër kompanitë e gjobitura janë Agroblend, Atlas Mills, Miell Tirana dhe Bloja, për të cilat Autoriteti i Konkurrencës thotë se kishin marrëveshje me njëra-tjetrën për të fiksuar çmimet. Me një vendim, Biba dhe grupi i tij kanë gjobitur kartelin e miellit me 10.5 milionë lekë, një shumë qesharake dhe që për “mafien” e miellit është një bakshish. Vendimi për të gjobitur këto katër kompani vjen pasi një monitorimi të tregut për periudhën shtator 2021 – gusht 2022. Autoriteti i Konkurrencës thotë se këto kompani operojnë si kartel dhe gjatë këtij viti kanë aplikuar çmime të njëjta. Konkretisht, Agro Blend SHPK është gjobitur me 5,774,395 lekë, Bloja SHA me 1,468,877 lekë, Miell Tirana SHA me 2,025,659 Lekë dhe Atlas Mills SHPK me 1,324,390 Lekë. Gjoba për këto kompani është shoqëruar me thirrjen e Autoritetit të Konkurrencës që u kërkon sipas ligjit të mos bëjnë marrëveshje për përcaktimin e çmimit, të cilat më pas dëmtojnë konkurrencën në treg.

1-Si kreu i Konkurrencës Denar Biba, që i hoqi gjobën 5 milionë euro grosistëve të miellit një vit më parë

 

Në shtator të 2021, Denar Biba, me votën e tij si anëtar i Autoritetit të Konkurrencës, shpëtoi nga një gjobë 5 milionë euro oligarkët e miellit, të cilët kishin arritur një pazar mes tyre, për të rritur çmimin e miellit dhe bukës, duke deformuar këtë treg dhe vjedhur shqiptarët.

Autoriteti i Konkurrencës, institucioni që duhet të garantojë konkurrencën e lirë, tregjet dhe të luftojë monopolet, është kapur nga mafia e miellit në Shqipëri dhe oligarkët që kanë monopolizuar disa tregje dhe shërbime. Denar Biba, i emëruar në dhjetor të vitit 2021 në krye të Autoritetit të Konkurrencës, me sa duket flitet se  falë lobimit të oligarkëve, kapove të miellit dhe monopoleve erdhi në krye.Biba i hoqi kartelit të miellit gjobën 5 milionë euro për pazar me fiksimin e çmimit të miellit dhe u vendosi 10 milionë lekë gjobë, duke i amnistuar.

Në shtator të 2021, Denar Biba, me votën e tij si anëtar i Autoritetit të Konkurrencës, shpëtoi nga një gjobë 5 milionë euro oligarkët e miellit, të cilët kishin arritur një pazar mes tyre, për të rritur çmimin e miellit dhe bukës, duke deformuar këtë treg dhe vjedhur shqiptarët.

Edhe pse Biba ishte emëruar në atë pozicion për të mbrojtur interesin publik dhe konsumatorët, Biba mbrojti interesat kriminale të mafies së miellit. Kur pritej që Biba të arrestohej ose të paktën të shkarkohej si anëtar i Autoritetit të Konkurrencës, u emërua kryetar të këtij institucioni përmes parlamentit, një skandal ky që ngriti në këmbë edhe përfaqësues të vetë mazhorancës. Të gjitha këto veprime për falje gjobash duket se kanë çuar sërish të abuzojnë pa problem me çmimin e miellit, pasi rasti që u përmendëm më sipër u kthye në garanci se nuk u hyn gjemb në këmbë. Kështu edhe kësaj here 4 grosistët e miellit janë ndëshkuar me rreth 10.6  milionë lekë, shifër tepër qesharake nëse marrin parasysh se flitet për miliona fitime.

2- Si u rrit çmimi i miellit

Mbi 600 mijë familje shqiptare vidhen nga një grusht oligarkësh, në bashkëpunim me institucionet shtetërore. Përfaqësuesit e mafies së miellit dhe grurit në Shqipëri shfrytëzuan luftën e Rusisë në Ukrainë, për të vjedhur edhe një herë shqiptarët, përmes një marrëveshje të pashpallur mes njëri-tjetrit për çmimet  dhe me lejimin në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës Çmimi i miellit u rrit në mënyrë të frikshme në Shqipëri. (3 mars) një bukë arriti në çmimin 100 lekë, duke u kthyer më shumë se në një produkt bazë, në një luks për qytetarët. Një bukë nga 750 lekë, shkoi në 1 mijë lekë. Një kuintal miell për byrek dhe pica, nga 75 mijë që ishte, s’arriti në 100 mijë lekë. Mielli i zakonshëm për bukë, nga 60 mijë lekë që ishte, shkoi në 78 mijë lekë në Tiranë, ndërsa në rrethe mbi 80 mijë lekë.

2-Kush qëndron pas kompanive që kontrollojnë tregun e miellit?

  1.  “Agro Blend” shpk

Fiqiri Ismaili

Kompania “Agro Blend” shpk është krijuar në vitin 1995. Ajo është në pronësi të Fiqiri Ismaili dhe bashkëshortes së tij, Hava Ismaili.Aksioneri kryesor i saj me 70 përqind, Fiqiri Ismaili, ka qenë më herët kryetar i Bashkisë së Vorës, ndërsa tashmë i është rikthyer me kohë të plotë biznesit.

  1.  “Miell Tirana” sha

Roland Hysa

Kompania “Miell Tirana” sha është një shoqëri aksionere e themeluar në vitin 1995, me seli në Tiranë. Roland Hysa është aksioneri kryeso i saj, i cili zotëron 94.42 përqind të shoqërisë.

  1.  “Bloja” sha

Fuad Haxhiymeri

Kompania “Bloja” sha është një shoqëri aksionere, e themeluar në vitin 1995. Aksioneri i saj kryesor, Fuad Haxhiymeri, zotëron 45.7 përqind të pjesëve të kapitalit. Haxhiymeri ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, nga radhët e aleatëve të vegjël të opozitës së djathtë. Shoqëria ka një numër të konsiderueshëm aksionerësh të vegjël, me më pak se 1 përqind të pjesëve në kapital.Ndërkohë, Ministria e Ekonomisë zotëron 7.35 përqind të aksioneve të “Bloja” sha.Aktiviteti i saj kryesor është prodhimi i produkteve dhe nënprodukteve të brumit.

  1. Atlas sha

Kompania “Atlas” sha është një shoqëri aksionere, e themeluar në vitin 1995. Biznesmeni grek, Dimitrios Thomoglou, zotëron 100 përqind të aksioneve.

  1.  “Atlas Mills” shpk

Shoqëria është krijuar në vitin 2018, me seli në Tiranë dhe pronari i saj është kompania “Besniku” shpk. Kjo e fundit zotërohet 100 përqind nga biznesmeni Dervish Domi. Kompania është krijuar nga biznesmeni grek, Dimitrios Thomoglou, i njëjti që zotëron shoqërinë “Atlas” sha. Në shtator 2018, vetëm pak muaj pas themelimit, Thomoglou ia shet shoqërinë biznesmenit Domi, për një shifër prej 239 milionë lekë të reja. Prej asaj kohe, “Atlas Mills” zotërohet nga Domi, nëpërmjet kompanisë “Besniku” shpk.

Rritja e çmimeve rëndon xhepat e qytetarëve

 Familjet shqiptare kanë shpenzuar 250 mln euro më shumë në 2022 vetëm nga rritja e çmimit të ushqimeve.

Shpenzimet për natën e Vitit të ri 2022-2023 priten të jenë më të shtrenjta si për familjet me të ardhura të larta por dhe ato familje të cilat me sakrificë shumë të madhe arrijnë të mbushin më shumë se zakonisht tryezën. Nëse për produktet bazë të një tryeze fundviti, një vit më parë paguanim mesatarisht 21 mijë lekë këtë vit do detyrohemi ta paguajmë 29.8% më shtrenjtë.

Ndërkohë pijet freksuese dhe fruta perimet kanë pësuar rritje më të lehtë krahasuar me produktet e përmendura më lart. Por duke parë ecurinë e viteve të mëparshme, një trend rritës i mëtejshëm pritet në afrimin e ditës së ndërrimit të viteve, duke qenë se qytetarët synojnë të bëjën blerje sa më të freskëta.

Në total një tavolinë mesatarisht për 4 persona këtë vit me produktet bazë të shportës do të kushtojë rreth 27.3 mijë lekë me një rritje 29.8% krahasuar me një vit më parë.