Evdal Nuri: Festat e të pasurve dhe dëshpërimi i të varfërve …!?

389
Sigal

1-Kështu qënka ndërtuar kjo Botë! Disa s’kanë të hanë të tjerë, s’kanë të ngopur! Disa pulë, të tjerë kaposh, e shumë të tjerë, as pulë e as kaposh! Por ka shumë që shkojnë në vendet më të bukura në Botë. Të tjerë në klubet më të shtënjta! Fqinja Dush Kazazi që kemi jetuar dekada në Berat më uroj për Pashkët nga Filadelfia, mbase gratë i kemi të krishtere. Kam blerë dhjetë zogj fshati dhe një kec. Kjo është familja ime e madhe e dua t’i kënaq të gjithë. Për Vitin e Ri kam projekt tjetër më sqaroi!. Pra sejcili e feston sipas takatit. Të mos e mohojmë, edhe këtë vit na u dha 5000 lekë për festat e fund- vitit. Them festat se janë dhe Krishtlindjet  e ne jemi përzierë, me mblesërira, miqësira, shoqërira dhe i festojmë të dyja. Kjo 5000 lekshe na u dha ditën e pensionit. Shumë mirë se nuk zumë dy herë rradhë, por e prishëm për hallet që kishim. Unë pensionin e mora në datën katër. Duheshin dhe 21, 27 ditë që të gëzonim. Thonë mirë që hesapi që bëhet në shtëpi s’del në pazar. Në kafene, që është vendi më i mirë për të qarë hallet e për të bërë politikë. Një miku im kishte patur një sebep, për mirë. Bleva një kaposh gjashtë kg. E dini sa ishte, 1600 lekë kg,pagova 9600 lekë. Nuk e besuam, por kur pyetëm, kishte të drejtë. Meqënëse në Berat janë më lirë, porosita. Përgjigja, peshë e gjallë kaposhi 1000, pula 1200 lekë! Mësova se pula paska shije më të mirë e prandaj qënka më e shtrënjtë! Thonë se peshë e therrur është 20% më pak. Pra s’ja vlente. 2Të tjerët i kufizon varfëria e rritja e çmimeve! INSTAT raportoi se në nëntor, inflacioni ishte  7.9 . Rritja më e madhe e çmimeve prej 13,8 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”. Një shëmbull, një bukë, kos, qumësht , që janë të përditëshme, para një viti, paguanim 310 lekë. Sot 486 lekë. Pra, 176 lekë më shumë. Në 30 ditë 5280 lekë më shumë. Po të tjerat!? Një personi që jeton vetëm në Shqipëri e merr 124 euro pension në muaj ose rreth 18 mijë lekë, automatikisht është i varfër. Varfëria shtohet kur mëson se për çmimet e larta jemi të tretët në Evropë Varfëria venit dëshirat. Njeriu ka shumë kërkesa, por jo të gjitha realizohen. Këto janë në përputhje me aftësitë e tij , por dhe nga gjendja social- ekonomike e situatat ku jetojnë. Trishtohem se jemi në një realitet me tregues negativ. Fjala vjen, paga, pensione, punësimi, çmimet e tjerë?! Shqipëria renditet në rradhët e vendeve me pensione e paga më të ulëta në Evropë. Vihet re se vendi ynë është sërish vendi me më pak të ardhura për jo vetëm në Europë, por edhe në rajon. Varfëria dhe uria janë çështje të rëndësishme në Shqipëri. Në Shqipëri, ka pothuajse gjysmë milionë njerëz që jetojnë në varfëri dhe kjo përfaqëson gati 15% të popullsisë. Në shkallë kombëtare, familja mesatare shpenzon 58.5% të buxhetit të tyre për shpenzimet e ushqimit. Megjithatë, sa më i ulët buxheti i familjes, aq më e madhe është përqindja e buxhetit që përdoret për ushqim të përditshëm. Familjet e varfëra përdorin deri në 80% të buxhetit të tyre për ushqim. Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të fëmijëve në varfëri në Europë e në Ballkanin Perëndimor. Ky është rezultati i raportit të publikuar nga organizata ndërkombëtare ‘Save the Children.’ Me krizën pandemike gjendja është përkeqësuar mbas pothuajse çdo familje ka hequr pasojat e pandemisë dhe shpenzimet që shpesh herë kanë qënë aq të mëdha sa janë detyruar të futen në borxhe.! Pra ,pandemia  dhe tërmeti e bënë me agresive varfërinë në Shqipëri. Sipas vlerësimeve të fundit të Bankës Botërore mbi varfërinë relative, popullsia që jeton me më pak se 5,5 dollarë në ditë në Shqipërisë i janë shtuar midis 28 mijë dhe 112 mijë të varfër . 3-Tjetër problem shqetësues .60% e rinisë duan  të emigrojnë! Kjo dëshirë për të lënë vendin është më e lartë tek të rinjtë se te grupmoshat e tjera. Instituti Shqiptar i Statistikave ka raportuar se vitin e kaluar, 25.5% e të rinjve nga mosha 15 – 24 vjeç nuk ishin as në shkollë dhe as në punë. Shqipëria renditet  ndër 10 vendet e para në botë për normën e emigracionit të personave me aftësi të larta, duke e pasur këtë tregues 38.1%, që sipas tabelës së OECD pozicionohet në vendin e tetë në botë për normën e largimit të intelektualëve. Shqipëria prej dekadash është prekur nga emigracioni masiv i popullsisë, kurba e të cilit nuk po njeh zbutje, por ikja e të arsimuarve është në nivele alarmante. Në këto kushte ‘Shqipëria po plaket “.-Pagat  po na varfërojnë edhe pse thuhet që po i rritim kaq e aq! Pagat vertetë po rriten, por çmimet po rriten disa herë më shumë se pagat. Në këto kushte niveli i jetesës ulet edhe pse t’i merr më tepër lekë, çon në shtëpi më pak të mira materjale . Rritjes të pensioneve nuk indeksojnë dhe çmimet. Inflacioni në këtë situatë krize ekonomike e shpirtërore ul pagën reale. Kur norma e inflacionit rritet, niveli i jetesës ulet. Nga inflacioni vuajnë njerëzit që jetojnë me të ardhura fikse, mbase çmimet rriten. Kjo çon në rritjen e kostos së jetesës. Për këtë arsye qeveria e ka për detyrë për të mbajtur të pandryshueshëm standartin e jetesës, të paktën sa është norma e inflacionit. Me fjalë të tjera, një person që merr 20.000 lekë në muaj e inflacioni rritet me 5%, për të ruajtur të njëjtin nivel jetese ai duhet të marri 21.000 lekë. Kjo nuk llogaritet nga qeveria! Pagë nominale është paga që marrim me lekë në dorë. Kuptohet sa më shumë të marrim aq më mirë do të jetojmë. Por kjo është relative. Ajo nuk përcakton standartin e jetesës. Edhe pse paga nominale rriten çdo vit, e ti ke më tepër lekë, niveli i jetesës ulet mbase çmimet rriten me një përqindje më të madhe sa përqindja e rritjes së pagës nominale.

Niveli i jetesës përcaktohet nga paga reale. Paga reale është sasia e të mirave materiale që siguron me pagën nominale. Rritja e çmimeve më tepër se paga nominale ul ndjeshëm standartin e jetesës. Si pasojë, të ardhurat reale ulen. Jetesa bëhet më e vështirë edhe pse ti merr më tepër lekë! 4Pse ky nënvleftësim për pensionistët ?    – Pensionistët janë mbartës të një përvoje shumëvjeçare, profesionale e jetësore. Ata i kanë dhënë këtij vendi për dekada të tëra. Kanë një përvojë pozitive që i transmetohet të rinjve dhe i bën ata më të nderuar dhe respektuar nga gjithë shoqëria. Shumë të moshuar edhe pse janë jashtë proçesit të punës, luajnë një rol të rëndësishëm në shoqëri. Në këto kushte ata duhen përkrahur, ndihmuar, jo vetëm nga familja, por dhe nga shoqëria e sidomos nga shteti. Të majtët e quajnë veten parti e shtresave sociale. Vetëm të tillë s’po tregohen, mbase po i shikon me synë e”njerkës”. Eshtë e kuptueshme që pleqëria bën punën e saj, por një i moshuar është mbartës i një përvoje shumë vjeçare profesionale e shoqërore. Gjithmonë e më shumë sot po bëhet e domosdoshme të rritet interesimi i shoqërisë për të moshuarit. Ata kanë nevojë për një shërbim në bazë e supërstrukturë. Shoqëria e sotme është më e emancipuar. Humanizmi dhe mundësia ekonomike është në një shkallë më të lartë, prandaj për këtë nënvleftësimin që vrehet, do t’ju dënojnë brezat e ardhëshëm.

                                                                                                        Evdal    NURI .                                      

 

 

Po largohet rinia !

 

 

 

Ka   dhe keshtu….!