Ministrja Bilali namin me fondet, edhe 58 mln lekë për bordin e Adriana Berberit

282
Sigal

Zgjerohet lista/ Fondet e BE të projektuara për Shqipërinë në mbështetje të bizneseve të reja, vazhdojnë të mbushin xhepat e kompanive, shoqatave dhe individëve të familjeve të oligarkisë. Pas Agollit, Hakos, Sarapulit, Bamllarit, Bashkive, Universiteteve, fondacioneve etj. në skenë delë edhe bordi i Berberit. Reagon KE, duke nxjerrë zbuluar ministrinë e Bilalit në shpërndarjen e 10 mln euro për inovacionin

Ndërkohë që mijëra të rinjë të talentuar, intelektualë dhe profesorë të nderuar po ikin nga Shqipëria prej varfërisë, madje edhe duke rrezikuar jetën nëpër gomone, Ministria e Sipërmarrjes së Edona Bilalit vijon të financojë me vlera  “Telegraf “ tashmë prej  kohësh vijon të zbardh fakte tronditëse në lidhje me rastet flagrante në konflikt të pastër interesi të monopolizimit të fondeve. Ministrja e Sipërmarrjes, Edona Bilali, ka abuzuar me fondet për startup-et. Dhe këtë e vërtetojnë faktet që po nxjerrë. Këto fonde nuk kanë shkuar për të mbështetur bizneset e reja. Por në xhepat e oligarkëve dhe miqve tëqeverisë. Pas Kamela Hakos del dhe emri i   Adriana Berberit. Të dy këta janë me lidhje mjaft të forta me qeverinë dhe gëzojnë poste në Administratë. Së pari, duhet të theksojmë se Adriana Berberi dhe Aleksander Sarapuli janë anëtarë bordi në shoqatën “JUNIOR ACHIEVEMENT OF ALBANIA”. Kjo shoqatë jofitimprurëse i dedikohet përgatitjes së të rinjve për punësim dhe sipërmarrje. Në të vërtetë këta po iu gllabërojnë paratë të rinjve.

Sipas tabelës më poshtë me 26 qershor 2022, “Junior Achievement of Albania” ka përfituar 58 milionë lekë nga vendimi për mbështetjen financiare të start up-eve. Kështu, Bilali iu shpërndan fondet personazheve që e kanë arkën plotë dhe kamë ndikim në disa institucione në qeveri.

Adriana Berberi, ligjërisht prej 3 vitesh është pensioniste. Por për shkak të lidhjeve te forta me kreun e qeverisë, ajo vazhdon të jetë pjesë drejtuese e institucioneve që kontrollojnë e vendosin për financat, bizneset, çmimet, tregjet, monopolet, importet, transaksione e tjetërsime kapitalesh.

Kujtojmë se Me Urdhër nr. 27, datë 24.03.2017 të Ministrit të Financave, Adriana Beberi u rizgjodh anëtare e Bordit të Mbikëqyrjes Publike me afat deri në vitin 2025. Qysh prej vitit 2013 ajo ka qenë kryetare dhe mbahet mend, për zhdukjen e Raportit të Huaj Auditues, që zbulonte skenaristët e vërtetë të vjedhjes 7.3 milionë USD në Bankën e Shtetit. Ky  është mandati i tretë për të në krye të Bordit të Mbikqyrjes, edhe pse ligji e lejon vetëm 2 herë.

Postet

Berberi ka gëzuar poste drejtuese në disa institucione të rëndësishme. Ndërkohë, në 4 vitet 2001-2005, kur ishte Kryetare e Këshillit Mbikëqyrës tek “Posta Shqiptare”, u vodhën 136 milionë Euro me tenderë e zhdukje të të ardhurash. Adriana Berberi, ka shijuar financat publike gjatë viteve kur drejtoi Këshillin Mbikëqyrës të Universitetit Mjekësor. Ku ka firmosur miliona Euro afera me tenderë. Si ish-drejtore e Kabinetit të kryeministrit Pandeli Majko, ajo sajoi dhe vendosi taksën e solidaritetit të rrugës. Ku u zhdukën 11 milionë Euro të paarkëtuara në shtet. Ndërsa kur ishte drejtore e Kabinetit tek Ministria Mbrojtjes bashkë me Majkon, sajuan shitjen e tankeve te Mihail Delijorgji i Gërdecit sipas gijotina. Në vitet 2015-2017, Adriana Berberi si shefe Kabineti e Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, u përfshi në skandalin e aferës korruptive 3 milionë Euro me tekstet shkollore.

Familja e Berberit në aksion

Jo vetëm vetë Adriana, por e gjithë familja e saj janë vënë në aksion. Për të rrëmbyer sa më shumë para nga shtetit.  Bashkëshorti i saj Bedri Buzi, drejtorit i pronës në Ministrinë  e Financave, më 14 dhjetor 2021 është emëruar Administrator i Kantinës së Pijeve “Gjergj Kastrioti” në Durrës, që iu sekuestrua Lefter Kokës. Ndërsa, djali i saj flitet se bashkëjeton me Bora Muzhaqin, ministre për Rininë e Fëmijët. Ai gjithashtu drejton tri Organizata Jofitimprurëse për fëmijët.  E gjithë familja  Buzi, pasurohet me fondet e qytetarëve shqiptarë.

Raporti i KE nxjerr zbuluar Bilalin me shpërndarjen e fondeve 10 mln euro për inovacionin: Renditemi të fundit në rajon

Me miratimin e Ligjit për Startup-et këtë vit, qeveria  vendosi të japë rreth 10 milionë euro grante në 4 vitet e ardhshme. Më poshtë mund të lexoni një pjesë nga raporti i Komisionit Europian mbi Inovacionin.Komisioni Evropian ka publikuar Scoreboard-in Evropian të Inovacionit 2022. Shqipëria e fundit në rajon. Kjo shpjegon shumë mbi temën e StartUp-it dhe grandet e caktuara nga Qeveria.

Cit nga raporti:

“SHQIPËRIA është një inovator në Emerging me performancë në 41.7% të performancës mesatare të BE është nën mesataren e inovatorëve në Emerging (50.0%). Performanca po rritet (5.1%-pikë) me një normë më të ulët se ajo e BE-së (9.9%-pikë). Dallimi i ecurisë së vendit ndaj BE po bëhet më i madh.Ulje të forta që nga viti 2021.SMES inovative duke bashkëpunuar me të tjerët Produkt inovatorët e procesit të biznesit ”

Lind pyetja: Nga shkuan fondet për inovacion kur kemi një rënie kaq drastike?