“Bashkimi bën fuqinë”, studentët e Gjirokastrës në protestë

608
Sigal

Ndonëse me vonesë në krahasim e studentët e Tiranës, studentët e Universitetit të Gjirokastrës ‘Eqerem Cabej’ kanë nisur edhe sot ditën e dytë të protestës së tyre në rrugët e qytetit dhe para universitetit.

Ata kanë mbështetur protestën e studentëve në Tiranë me parulla të tilla si “Tirana jemi me ju”, “bashkimi bën fuqinë”.

Ashtu si në gjithë protestat studentore që kanë përfshirë Shqipërinë edhe studentët e Gjirokastrës kanë kërkuar tarifa më të ulëta dhe kushte më të mira jetese.

Gjithashtu ata kërkojnë që protesta e tyre të mbahet jashtë politikës