”Jeni shpresë për të sëmurin, të papunin, për prindërit”, letra emocionuese e studentit

806
Sigal

Ka nisur dita e gjashtë e Lëvizjes Studentore që ka ngritur më këmbë të gjithë të rinjtë e të rejat në Tiranë dhe në rrethe me një listë kërkesash e pakënaqësisht të krijuara nga reforma në arsim.

Studentët janë mbledhur para Korpusit dhe kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit ku ashtu si ditët e tjera do të protestojnë për të drejtat e tyre.

Studentët deklaruan se nuk do të marrin pjesë në dialog të thirrur nga kryeministri Rama pa plotësuar kërkesat e tyre të parashtruara përmes 8 pikave. Ndërkohë këmbëngulin që politika të lihet jashtë protestës.

“Kryeministrit ia kemi bërë të qartë. Nuk ka dialog. Ai duhet të plotësojë kërkesat tona. As sot nuk ka për t’ia dalë. Ai ka sot një ultimatum për këtë. Të gjithë studentët të martën do të jenë në Tiranë dhe në rast se injorohemi, situata do përshkallëzohet, ne e dimë se çfarë kërkojmë. Unë jam i pari që do të futem në grevë urie, sepse nuk po dalim në rrugë për politikë, por për të drejtat e studentëve”, tha  një student.

“Të mos guxojë njeri të bëjë dialog me kryeministrin në emrin tonë në Facebook. Nuk ka dialog dhe nuk ka negociata. Ne nuk kemi përfaqësi dhe nuk kemi faqe facebook. Çdokush nga ne është përfaqësi këtu. Merru me FRESSH-istët e tu dhe jepu ndonjë sufllaqe atyre”, tha një tjetër.

“Nuk bëjmë negociatat me të drejtat tona. Të drejtat plotësohen se kemi që në vitin 2016 që kërkojmë të drejtat tona. Plotësoni kërkesat tona. Nuk ka dialog. Nëse ne çojmë negociatorë ata do të shiten dhe ne do humbasim. Nuk duam rrëzim qeverie apo gjë tjetër. Duam të plotësohen kërkesat tona”- tha një tjetër student.

Studentët i kanë dorëzuar një listë me kërkesa Ministrisë së Arsimit dhe i kanë dhënë ultimatum deri të martën për plotësimin e të gjitha kushteve.

Ata kërkojnë përgjysmim të tarifave të shkollimit, kartë studentore me përfitime lehtësuese, rishikim të kurrikulave shkollore në universitete; komision në universitet që të mbrojë të drejtat e studentëve etj.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka ftuar studentët për dialog në një lidhje live në “Facebook” në 11:00.